• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Manastirliu ka për të pasur më pak emocione kur të zgjidhet, se sa kur e emërua?

by Mero Baze
26/09/2025 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ogerta Manastirliu e përzgjedhur nga Rama për detyrën e kryetares, i ka bërë atij vetëm një kërkesë që Belinda Balluku do të jetë udhëheqësja e fushatës elektorale për Bashkinë e Tiranës. Këtë e konfirmoi kryeministri ndërsa mblodhi grupin e punës per Tiranën.

Duke i lënë përsipër udhëheqjen e fushatës Belinda Ballukut, që është de facto kryeministre e vendit, Manastirliu ka zgjidhur një sërë problemesh të fushatës me një të rënë të lapsit.

Së pari, ka shmangur humbjen e energjive për të aktivizuar nga pikëpamja elektorale njerëzit që kanë bërë fushatën elektorale të Veliajt për tre mandate, pra 10 vitet e fundit. Vetë Manastirliu do ta kishte këtë një proces me shumë probleme rrugës, dhe ndoshta me qejfmbetje dhe humbje energjie që do t’ia vështirësonin fushatën. Me Ballukun ky problem thjeshtohet. Ajo ka mundësinë të krijojë një strukturë të re elektorale në Tiranë, duke i përjashtuar njerëzit e Veliajt në terren dhe duke reformuar me këtë rast edhe strukturën elektorale të PS në Tiranë.

Së dyti, Balluku i zgjidh Manastirliut kontaktet me grupet e interesit dhe besimin tek vazhdimësia që ata duhet të kenë tek kryetarja e re. Duke qenë ajo udhëheqësja e fushatës, ky problem është i zgjidhur. Bizneset e mëdha të ndërtimit dhe gjithë rrethi i interesave të mëdha për Tiranën, që duan garanci politike, kanë tani një adresë të qartë ku do të duhet të trokasin për të marrë garanci për vazhdimësinë dhe për garancitë politike. Në këtë rast ata thjesht transferojnë besimin nga Veliaj tek Balluku si kryeministre de facto e vendit. Dhe ky është një problem i madh i zgjidhur për fushatën elektorale në kryeqytet. Duke qenë njeriu më i fuqishëm i qeverisë, ajo është dhe një kombinuese më e mirë interesash mes qeverisë dhe bashkisë dhe një garant për grupet e interesit.

Së fundmi, Balluku është edhe një lehtësi politike për rezultatin elektoral të Manastirliut. Nuk po flasim për fitoren, se ajo nuk është e rrezikuar, por për rezultatin elektoral që duhet të ruajë së paku rezultatin elektoral të zgjedhjeve të 2025.

Balluku ka mundësinë të vërë në lëvizje gjithë deputetët dhe ministrat që janë në Tiranë për të mbrojtur rezultatin e tyre. Dhe kjo është ndoshta më e afta për ta bërë këtë gjë.

I vetmi problem që mund të krijonte Balluku si “udhëheqëse e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”, është shtresa gri e elektoratit në Tiranë. Ajo mund të rritet për shkak të super pushtetit që ajo demonstron.

Ky fenomen do të ishte i rrezikshëm, nëse opozita do të gjente dikë që nuk identifikohej me Berishën dhe merrte elektoratin gri të kryeqytetit plus mbështetjen e opozitës. Por duke qenë se shumë emra në dukje të afërt me Berishën, janë më shumë ushtarë të Ballukut sesa të tij, suksesi i saj është dyfish, pasi ajo ka mundësi të caktojë edhe kandidatin e opozitës.

Kështu që Manastirliu ka për të pasur më pak emocione kur të shpallet fituese e padiskutueshme e zgjedhjeve, se sa pati kur u shpall kandidate e papritur në Asamble.

Next Post
Dronët serbë në veri të Kosovës, KFOR: Nuk identifikuam shkelje të hapësirës ajrore

Dronët serbë në veri të Kosovës, KFOR: Nuk identifikuam shkelje të hapësirës ajrore

Comments 1

  1. Builder says:
    5 months ago

    Mendoj që guximi juaj, i nderuar Baze, ka kaluar kufijtë jo vetëm etikë, por edhe profesionalë, duke cilesuar zv.kryeministren Balluku, si kryeministre “de fakto” të Shqipërisë.

    Konkretisht, në tre raste ashiqare, pa asnjë skrupull keni thënë : ” udhëheqjen e fushatës Belinda Ballukut, që është de facto kryeministre e vendit,“.

    Më poshtë: ” Në këtë rast ata thjesht transferojnë besimin nga Veliaj tek Balluku si kryeministre de facto e vendit”, dhe diku nga fundi: “ I vetmi problem që mund të krijonte Balluku si “udhëheqëse e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë”…..gjithë këto insinuata jo pak provokuese dhe shpotitëse ndaj KM – Rama, kanë një domethënie me shumë prapamendim negativ tuajin, për të futur sherr dhe krijuar intriga, në raportet shteterore midis Km-Rama dhe zv.km. -Balluku.
    Kjo e juaja, është hakmarrje e pastër për tu justifikuar kundrejtë Erion Velisë.
    Mendoj që jeni keq.
    Jeni plotesisht gabim.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In