• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit?

by Mero Baze
06/10/2020 19:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ngjan i penduar për garën skualifikuese për kandidatët për deputetë dhe po  zhvlerëson atë, duke urdhëruar gjithë degët, të mos eleminojnë më asnjë kandidatë nga gara.

Deri më tani në të gjithë degët ku zhvillohen votime paraprake, procesi po i ngjan një formaliteti të dështuar, pasi nuk është skualifikuar asnjë kandidat, përvec Astrit Veliaj në Berat që me sa duket ka qenë orientim i Bashës. Të gjithë të tjerët po qëndrojnë në garë, përjashto rastin e Durrësit, ku nga procesi i skualifikimit, në vend që të binte një kandidat, u shtua dhe një më shumë, cka e bën dhe qesharak procesin.

Po përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit paraprak?

Arsyeja kryesore, është se objektivi real nuk ka ndonjë seleksionim liste, por krijimi i një mekanizmi, që të mbaj të lidhur me PD, kandidatët deri ditën e shpalljes së listës.

Duke qenë se Lulzim Basha, ka problem me besueshmërinë për ekipin e PD, pasi ka thyer rekorde duke mos mbajtur fjalën për kandidatët, ai ka shpikur një mekanizëm votimi fallco që ti mbaj kandidatët të lidhur me PD dhe të mos shpërndahen tek partitë e tjera, pas skualifikimit.

Për këtë arsye ai ka urdhëruar që tani e tutje, të mos skualifikohet asnjë, pasi i ikin tek partitë e tjera. Mekanizmi si e realizon është rritja fiktive e trupës votuese, me qëllim që askush të os dal nën dhjet për qind.

Ndërkohë numuri i kandidatëve që kanë hyrë në garë, është afërsisht pesë herë më i madh se numuri i kandidatëve që i duhen PD, dhe ata mund të mbahen me gënjeshtra deri muajin e fundit.

Kështu pas këtij votimi do të ketë prap votim muajin tjetër për performancën politike të tyre, duke vazhduar ti mbaj lidhur me një garë fallco.

Por pamvarësisht kësaj manovre, Basha do ballafaqohet me skualifikimet, pasi në fund duhet të vendos për listën. Të parët që do goditen nga kjo histori janë pes partitë aleate që kanë prej vitit 2015 që kanë hequr dorë nga zgjedhjet dhe ndjekin Bashën. Ata do të jenë të rrezikuarit e parë për të qenë në këtë listë.

Pas tyre vijnë disa faktorë lokalë elektoralë brenda PD, por që mund të eleminohen për shkak të profilit të tyre jo politik dhe mungesës së afërsisë me Basgën. Një prej tyre Dashamir Tahiri në Vlorë, ish deputet i PD, si pjesë e komunitetit cam, është lsrguar ndërkohë dhe po bën planet e tij, për të kandiduar me të tjerë.

Astrit Veliaj po ashtu ka reaguar ashpër duke denoncuar këtë proces, si një farsë për të mbajtur kandidatët me shpresa deri para zgjedhjeve.

E gjitha bëhet thjeshtë se kandidatët nuk i besojnë premtimit të Bashës që do jenë në lista dhe mbahen të lidhur pas një gare fallco.

Nga ana tjetër ky proces është një diskretitim real dhe për “Komisioni Ruli-Nishani”, i cili ka rekomanduar që shumë nga këta emra që po garojnë të skualifikohen, por Basha ka nguruar ti heq nga listat dhe i ka rifutur në garë. Kështu ka ndodhur me djalin e Fari Balliut në Korcë, Salianjin, Tritan Shehun, Dhurata Cupin, etj. Praktikisht rekomandimi i “Komisionit Ruli – Nishani”, nuk është përfillur nga Basha, pasi ai nuk do të prodhojë pakënaqësi me procesin, por ti mbaj të gjithë në lojë deri në fund.

Kështu PD deri në fillim të Marsit kur duhet të dal lista, do vazhdoj të bëj sikur voton rekomandimet e “Komisionit Ruli – Nishani”, një herë duke gjykuar biografinë shoqërore, një herë atë politike, e në fund atë financiare që do vendos.

Deri atëhere mos prisni të ketë një listë. Lista do jetë përsëri më 12 të natës së fundit, me qëllim që të pakënaqurit të mos kenë ku të shkojnë më. Dhe në fakt ata që nuk e kuptojnë deri atë ditë më 12 të natës, nuk është se i duhen njeriu, përvec Lulit.

Next Post
Koronavirusi/ Gjonaj: Tre formularët që do plotësojnë 600 të dënuarit që do lënë qelitë

Kodi i ri Zgjedhor / Gjonaj: Nuk u shkel marrëveshja e 5 qershorit, nuk rrezikon negociatat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In