• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Lulzim Basha pranon tani paketën McAllister?

by Endri Xhafo
18/05/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Endri Xhafo

 

Faktet publike që dimë janë këto:

1) Basha iu kundërvu fillimisht ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe të Gjermanisë në Shqipëri;

2) Basha iu kundërvu më pas vetë ministrit të jashtëm gjerman, social-demokratit Sigmar Gabriel, – social-demokratët e majtë janë në koalicion qeverisës me kristian-demokratët e djathtë në Gjermani, – duke e detyruar ministrin Gabriel që të dalë të nesërmen në DW për të theksuar se ai, ministri i jashtëm i Gjermanisë, kishte folur në Tiranë në emër të qeverisë federale gjermane;

3) Basha iu kundërvu partisë-mëmë europiane PPE dhe aleatit Joseph Daul, president i PPE në kongresin e partisë në Maltë, por edhe në ditët në vijim, duke argumentuar se aleatët ishin të keqinformuar për situatën;

4) Basha refuzoi ofertën shumë të mirë të David McAllister, gjerman i partisë CDU të kancelares Merkel dhe kryetar i komisionit të politikës së jashtme të PE-së;

5) Basha la në heshtje letrën publike të komisionerit Hahn, pra Basha rrjedhimisht refuzoi vetë Komisionin europian, organ ekzekutiv dhe zbatues politikash i BE-së;

6) Basha bëri një vizitë në SHBA, të ndërmjetësuar me gjasë nga Fatmir Mediu, ku takoi disa republikanë, që i mundësuan Bashës atë intervistë me nota triumfale për portalin konservator Breitbart, në të cilën Basha e shpalli veten kundërshtar të flaktë të miliarderit të majtë George Soros, të cilin ai, në Tiranë, nuk hezitoi madje ta quajë “mafioz”; ai, që në fakt kishte marrë pjesë jo në konventën e republikanëve ku u konsakrua kandidati zyrtar presidenti i ardhshëm i SHBA Donald Trump, por në konventën e demokratëve, ku dilte në kamera i buzëqeshur në krah të Pandi Majkos dhe Olta Xhaçkës;

7) Zëvendës-Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brian Yee deklaroi në Tiranë se nëse zgjedhjet legjitimohen nga OSBE/ODIHR, BE dhe SHBA, atëhere edhe autoritetet në Washington do t’i njohin ato;

8) Basha pranoi ofertën McAllister vetëm pas kësaj vizite në Tiranë të Hoyt Brian Yee, një diplomat i erës sorosiane në Departamentin amerikan të Shtetit.

Këto pra janë faktet publike që dimë!

Ato që nuk dimë janë detajet e bisedave, që do të na zbulonin të vërtetën. Por besoj se mjaftojnë këto që dimë, për të arritur në një përfundim jo faktik, por analitik. Si konkluzion:

Basha injoroi çdo mesazh europian, por edhe të ambasadës amerikane në Tiranë, përsa kohë mendoi se kishte një mbështetje të fuqishme nga disa elementë konservatorë të Partisë republikane, me shpresë se ata do të ndikonin me qëndrimin e tyre në vendimarrjen e Shtëpisë së Bardhë për Shqipërinë (a nuk i ishte kundërvënë me sukses Berisha dy ambasadorëve të fundit amerikanë, Withers dhe Arvizu, për shkak të mbështetjes që gëzonte pranë disa lobeve të fuqishme në Washington)? Por në SHBA, ku politika e jashtme vërtet mund të rezultojë sektoriale, madje në kompeticion mes agjencive të ndryshme si Departamenti amerikan i Shtetit, Pentagoni apo Këshilli i Sigurisë Kombëtare, e ndikuar kjo edhe nga lobe të ndryshme, e ku për këto arsye rolin e arbitrit detyrohet ta luajë shpesh Presidenti, duket se (për momentin?) Shqipëria nuk mund të jetë “domain” i Shtëpisë së Bardhë por vetëm i i Zyrës për çështjet europiane dhe euroaziatike në Nënsekretariatin për Çështjet Politike të Departamentit amerikan të Shtetit. Pse? Sepse:

1) Ose Shqipëria është shumë e vogël për të zënë vend në axhendën e një presidenti të mbytur nga politika e brendshme, të përfshirë edhe në një vorbull akuzash për skandale që hedhin hije dyshimi mbi vetë sigurinë kombëtarë të Shteteve të Bashkuara, aq sa kritikët kanë përmendur procedurën e “impeachment”;

2) Ose sepse kauza e bojkotit të zgjedhjeve është formalisht e pambrojtshme nga një demokraci që në thelb ka pikërisht zgjedhjet, qoftë edhe kur zgjedhjet e asaj vetë mund të njollosen tek-tuk me parregullsi që mund të ndikojnë deri në mënyrë spektakolare në rezultat, si psh. në fitoren e Cennedy kundër Nixon apo të Bush kundër Al Gore;

3) Ose sepse të huajt e kanë të vështirë të rrokin problematikën deri në absurd të tjetërsimit të votës në Shqipëri;

4) Ose sepse ka nga pak nga të treja këto.

Por vizita e Hoyt Brian Yee i bëri të qartë Bashës se ai nuk ka asnjë mbështetje në SHBA për rrugën e tij të bojkotit! Nga bojkoti, i vetmi i humbur do të ishte ai vetë, Lulzim Basha si individ!

Në vitin 1996, kur Sali Berisha ishte prishur me administratën amerikane për çështjen e pesë minoritarëve të arrestuar, presidentin e Shqipërisë erdhën dhe e vizituan me jaht në Vlorë vetë ish-presidenti Georges H.Bush dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm që kishte bërë luftën e parë të Gjirit, gjenerali Colin Powell. Se çfarë biseduan, kjo nuk u mësua kurrë publikisht. Por koha tregoi se Berisha qëndroi i palëkundur në qëndrimin e tij dhe miqtë e Berishës në Washington nuk mundën ta evitonin largimin e tij nga pushteti një vit më vonë.

Sot faktori ndërkombëtar, përfshi Shtetet e Bashkuara, u investua se nuk mund të pranojë një destabilitet politik kaq të madh në një vend anëtar të NATO-s, që mund të çojë në një paralizë institucionale si në Maqedoni. Atëherë kur sheh se PD duket se e ka ndarë mendjen të mos hyjë në zgjedhje, çfarë bën? Bën 2 gjëra:

1) Negocion, për rastin më të mirë.

2) Fillon defaktorizimin, për rastin më të keq. Si? Duke thënë që kush nuk do që të marrë pjesë, është i lirë ta bëjë, por zgjedhjet do të njihen si legjitime nga faktori ndërkombëtar.

Ndaj Basha pranon tani paketën McAllister, edhe pse kjo paketë nuk përfshin qeverinë teknike, kushti deri sot i patjetërsueshëm i demokratëve për të hyrë në zgjedhje.

Marre nga https://www.facebook.com/EXHAFO?hc_ref=NEWSFEED&fref=nf

Next Post
FOTOT/ Ka ‘kaubojs’ politik, por ka edhe ‘kaubojs’ gjyqtarë! Gjin Gjoni, siç nuk e keni parë më parë

FOTOT/ Ka 'kaubojs' politik, por ka edhe 'kaubojs' gjyqtarë! Gjin Gjoni, siç nuk e keni parë më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In