• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Lulzim Basha nuk më pengon dot të protestoj?

by Astrit Patozi
25/01/2018 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Astrit Patozi

Unë nuk kam asnjë arsye mbi tokë që të ndjek Lulzim Bashën, por kam një mijë arsye për të qenë gjithmonë atje ku më takon. Kam bindjen se janë të shumtë ata që e mendojnë si unë, ndaj dhe ne besoj se do të jemi bashkë në protestën e 27 janarit.
Pozicioni kundër kësaj qeverie përcaktohet nga e gjithë jeta ime politike dhe publike, që nuk është aq e shkurtër, ndërsa orientimi im i djathtë i ka rrënjët shumë kohë përpara vitit 1944. Dhe si i tillë nuk ka nevojë të çertifikohet nga askush, aq më pak nga bashkautori i paktit okult të 18 majit.
Ndaj si njeri politik do të jem kudo, ku ka njerëz të zemëruar me këtë qeveri, qoftë edhe vetëm për faktin se unë jam njëri prej tyre.
Natyrisht arsyet e mia pse do të jem atje janë krejtësisht të tjera me të Lulzim Bashës, po aq sa janë edhe përgjegjësitë për katandisjen e Partisë Demokratike në një gjendje dëshpëruese, të cilën nuk e zgjidh dot kjo protestë, edhe sikur të jetë më madhështorja e të gjitha kohërave.
Unë do të jem atje edhe pse e di që Lulzim Basha do të përpiqet ta privatizojë protestën thjesht dhe vetëm për të shtyrë ditët e veta. Por edhe pse sikur e kam para syve që tani se si do ta shfrytëzojë revoltën e sinqertë të njerëzve, sërish ky më duket hall më i vogël, sesa kostoja që paguajmë për qeverisjen skandaloze të Edi Ramës.
Ndaj unë do të jem atë ditë në vendin, që më takon, edhe pse e di që kjo dikujt nuk do t’i pëlqejë dhe interesojë. Por unë nuk kam ndërmend t’u jap asnjë sekondë kënaqësi atyre që nuk duan të më shohin aty. Të cilët nuk ka nevojë t’i përmend me emra.
Gjatë këtyre ditëve kam dëgjuar me “qetësi dhe dashuri” plot zëra “radikalësh” me porosi, që flisnin për figura opozitare që nuk e donin protestën, ndonëse askush prej nesh nuk kishte thënë një gjysëm fjale kundër saj.
Por edhe sikur të kishte ndodhur diçka e tillë, në një rast hipotetik, çfarë mendonin këta të marrë, që do t’i nxirrnin njerëzit me zor në protestë?
Që këta trimat apo sejmenët e Lul Bashës do të dilnin në shesh e do të merrnin mungesat edhe mjerë ai që nuk do t’i përgjigjej apelit?
Por kur ka ndodhur ndonjëherë në botë kjo? Ndërkohë që dihet prej mijëra vjetësh që në varrime dhe protesta shkojnë vetëm vullnetarët.
Unë njoh me qindra dhe mijëra opozitarë që nuk do të vijnë atë ditë vetëm se nuk besojnë më fare tek kryetari i Partisë Demokratike dhe, aq më keq akoma, tek aleanca e tij me LSI-në.
Jam plotësisht i bindur se atje do të mungojnë edhe ata dhjetëra intelektualë dhe aktivistë shoqërorë, që iu bashkuan vjet me entusiazëm kauzës së drejtë, por të tradhtuar keq të çadrës. Nuk ishin aq shumë, por pjesa më e madhe e tyre ishin cilësorë, ndaj edhe mungesa dhemb dyfish.
E kam të vështirë të besoj që ata do të kthehen sërish në vendin ku u mashtruan një herë, aq më tepër kur kanë dëgjuar edhe udhëheqësin e “Republikës së Re” që i thotë kryeministrit se nuk mund të gënjehet për herë të dytë.
Por edhe pse e mendoj ndryshe, unë i mirëkuptoj plotësisht ata, sepse thjesht nuk duan që dikush t’i numurojë si delet e Lulzim Bashës atë ditë.
Për aq vlerë sa ka fjala ime, do t’i ftoja modestisht dhe miqësisht ata që të ishim bashkë më 27 janar, sepse askush nuk mund t’i zëvendësojë, aty ku e kanë vendin.
Sepse të shtunën është dita për të treguar se Shqipëria nuk e meriton qeverinë e Edi Ramës dhe këtë mund ta bëjnë vetëm opozitarët.
Natyrisht, janë qindra mijëra ata shqiptarë, që mendojnë se e njëjta logjikë vlen edhe për opozitën, por kjo i takon një dite tjetër.

Next Post
VIDEO/ Filmuan veten duke qëlluar me armë në lagjen ku u vra 16-vjeçari, 3 në pranga

Tiranë, 61-vjeçari gjendet i vdekur në makinë, ja dyshimet e policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkoi zëvendësimin e “detyrimit të paraqitjes” Kryemadhi heq dorë nga kërkesa

Si u hoq nga sekuestro vila e nënës së Kryemadhit/ BIRN nxjerr argumentet e Apelit: U vlerësua si pasuri me burime të ligjshme

January 11, 2026
Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

Thomas Strakosha flet pa dorashka për median greke: E respektoj Greqinë, por jam shqiptar nga Himara

January 11, 2026
Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

Ndryshojnë tekstet shkollore, ekspertja e arsimit: Do përshtaten sipas rekomandimeve të BE, në fokus dixhitalizimi

January 11, 2026
Cila shkelje është më e bukur?

Kur partia ha veten: historia gjermane e armiqve brendapartiakë

January 11, 2026
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Myrto Uzuni u përgjigjet akuzave të komentuesve në rrjet pasi bleu hotelin në Palasë

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Myrto Uzuni u përgjigjet akuzave të komentuesve në rrjet pasi bleu hotelin në Palasë

January 11, 2026
U prezantuan si të njohur dhe e mashtruan 55-vjeçarin për t’i marrë 40 mijë euro, 3 në pranga, 2 në kërkim

U prezantuan si të njohur dhe e mashtruan 55-vjeçarin për t’i marrë 40 mijë euro, 3 në pranga, 2 në kërkim

January 11, 2026
Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

January 11, 2026
I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

I riu dhunohet nga polici në Fier: I komentova motrës së tij në Facebook je bërë shumë e bukur

January 11, 2026
Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

Berisha: Rama sulmon drejtësinë për të mbrojtur veten e tij

January 11, 2026
Rikthehet dinastia “Pahlavi”, kush është princi i kurorës në mërgim i Iranit?

Rikthehet dinastia “Pahlavi”, kush është princi i kurorës në mërgim i Iranit?

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In