• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ky njeri e urren Kuvendimin?

by Mero Baze
18/09/2025 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze  

Rituali i prishjes së seancave parlamentare tani është identiteti i vetëm politik i PD-së nën Berishën. Në kohë të ndryshme duket sikur Berisha ka arsye të ndryshme ta bëjë këtë, por në thelb është gjithnjë vetëm një arsye: ai nuk duron dot që dikush të flasë dhe ai të dëgjojë. 

Ata që mendojnë se ai provokohet nga Edi Rama, duhet të kujtojnë se ai dhe familja e tij janë sot ndërtues të mëdhenj në vend, në një vend ku lejet i jep vetëm Edi Rama. 

Ata që mendojnë se ai është i shqetësuar nga krimi apo droga, i ka në krah të gjithë personazhet e krimit dhe drogës në Shqipëri. Më të shquarin e tyre, një ish-prokuror, e ka dhe në krah në Kuvend. 

Ata që mendojnë se sot, për shembull, e provokoi Diella, ngaqë thotë gjëra logjike, duhet të kuptojnë se është një botë paralele me Diellën, ku ai dhe të tjerët kanë hequr dorë me kohë nga logjika. 

Ky njeri ka hyrë në politikë në vitin 1990, duke i kërkuar Ramiz Alisë që të lejojë një pluralizëm politik, të ngjashëm me pluralizmin e odave të Veriut, ku burrat dëgjojnë mendimin e njëri-tjetrit dhe diskutojnë për më të mirin. 

Pra, qysh kur ka vendosur të merret me politikë, si komunist në kohën e Ramiz Alisë, në mendje ka pasur një sallë kuvendimi – në atë rast një odë burrash. Dhe i lutej Ramiz Alisë të lejonte pak pluralizëm, sa të debatonin me njëri-tjetrin, që ky të dukej burrë. 

Prej asaj dite kur Ramiz Alia ia aprovoi atë ide, e deri më sot kur ky ka kaluar të tetëdhjetat, ky njeri nuk ka lënë asnjë Kuvend pa prishur, përveç kuvendeve ku do të flasë vetë dhe të tjerët ta dëgjojnë. 

Shikoni të gjitha manirat e tij në Kuvend. Të gjitha përmblidhen tek ideja që ai do të qëndrojë tek foltorja dhe të flasë. Pasi flet, ua bën me shenjë me dorë të dalin jashtë ose të hidhen në sulm. Nuk duron dot më as të vetët, e jo më kundërshtarët. Për vite me radhë e prishte Kuvendin që të mos fliste Lulzim Basha, sepse dukej sikur i bënte hije, edhe pse ishte udhëheqës me leje të tij. Pastaj e bojkotoi fare Kuvendin. Pastaj u rikthye si “non grata” dhe përpiqej të prishte çdo seancë. 

Edhe këtë mandat po përsërit të njëjtën gjë. Nuk është se i bën ndonjë dëm shumicës, por natyrisht parlamentarizmin e kthen në një gjellë qensh për çdo shqiptar të thjeshtë që pret të dëgjojë ndonjë debat normal. Duke qenë se ka pas vetes gjithë ata që, para se të bëheshin deputetë, i kanë puthur atë që nuk thuhet që t’i fusë në listë, është kompletuar dhe ansambli i zhurmuesve, të cilët janë në garë kush ta bëjë më të lumtur njeriun që urren Kuvendin. 

Dhe kur mendon se ky, që 40 vjet më parë i përgjërohej Ramiz Alisë vetëm të lejonin odat e Malësisë, jo pluralizmin politik, tani ka një shfytyrim të plotë psiko-intelektual. Tani e kupton edhe më qartë se ai kurrë nuk është rritur në një kullë ku dikush fliste dhe të tjerët dëgjonin, por kishte dëgjuar se kishte kulla të tilla dhe donte t’i bënte të tijat. 

Ky njeri urren të dëgjojë dikë të flasë dhe pastaj të përgjigjet. Urren që dikush të jetë i pari i Kuvendit. Urren që dikush të flasë si i pari i vendit. Ky sillet si një njeri në shpellë që hungërin për të trembur të tjerët, dhe jo si një malësor në kullë që përpiqet të dëgjojë të tjerët. 

Këtë e tmerron ideja se përveç këtij do flasin dhe të tjerët dhe ky do të dëgjojë. 

Meqë nuk i mund dot në betejën e madhe të zgjedhjeve, pasi aty vendos Shqipëria, mendon se i mund në një sallë parlamenti ku mendon se vendos rrugaçëria. Në fakt vetëm sa tregon se sa të drejt kanë shqiptarët që e kanë lënë përjetësisht në opozitë si shpellar. 

 

 

 

 

 

Next Post
Elbasan/ Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon drejtuesin e policisë rrugore. AMP nis hetimet

Elbasan/ Shoferi i prokurorit të SPAK kërcënon drejtuesin e policisë rrugore. AMP nis hetimet

Comments 1

  1. Builder says:
    1 year ago

    Fatkeqësi e këtijë vëndi, është se dy herë rresht, në krye të shtetit, kishte katundarë, njëri nga veriu e tjetri nga jugu.
    I pari shpellare dru me pre, i dyti, trim rakie me pordhë mërzie.
    Pikërisht këto zgjedhje të gabuara nga ky popull, ka bërë që Shqipëria të jetë në këtë gjendje, që me sforco të mëdha nga PS dhe KM – Rama, po mundohen të shkëputen nga errësira e prapambetja, për të shkuar përpara drejtë BE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

Vance mobilizon republikanët në Ohio: Zgjedhjet më të rëndësishme të mesmandatit të jetës sime

November 2, 2026
Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

Ndryshon tatimi për pagat, eksperti Igli Tola zbulon përfitimin për qytetarët

November 2, 2026
Pensionistët marrin bonus, të moshuarit që jetojnë jashtë vendit mund ta tërheqin deri pas 36 muajsh

Pensionet private dhe pagat informale, eksperti shpjegon çfarë i pret pensionistët dhe si mund të sigurohet e ardhmja financiare

November 2, 2026
Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

Buxheti 2027 arrin 10 miliardë euro, ekspertja: Historik, por të ardhurat nuk përballojnë koston e jetesës

November 2, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Sulme të reja ndaj Iranit, përgjigjet Trump: Ata na u lutën të ndalojmë dhe ne do ta bëjmë

November 2, 2026
Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

Nga 1 janari 2027 ndryshojnë transfertat dhe portofolat digjitalë, ja 5 risitë që prekin xhepin e shqiptarëve

November 2, 2026
Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

Lufta psikologjike me Rusinë, eksperti: Ukraina ka rezultuar më e zonja

November 2, 2026
Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

Ngërç politik në Izrael, Netanyahu kërkon të mbetet kryeministër, opozita mbështet Eisenkot për formimin e qeverisë

November 2, 2026
Rama u drejtohet prindërve të protestuesve: Fatura e dëmeve do ju përndjekë deri në fund

Projekti në Sazan, Rama: S’ka marrëveshje me investitorët, flamingot nuk do të përfundojnë në mëngjesin e Trump!

November 2, 2026
Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

Taksa e re për automjetet e huaja, Ibrahimaj zbulon si do të funksionojë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In