• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse kemi shkuar kaq larg dhe kaq keq

by Ilir Yzeiri
09/06/2025 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Sali Berisha, disa ditë më parë, ka dorëzuar një kërkesë në sekretarinë e mbledhjeve të partive popullore në Bruksel dhe kërkon prej tyre që Shqipëria të shpallet narkoshtet. Ndaj këtij qëndrimi ka pasur mjaft reagime dhe ato, në shumicën e rasteve, i kanë kërkuar që të ndajë fatin politik të Partisë së tij nga fati dhe imazhi i Shqipërisë.

Gjeneral Sandër Lleshaj, në një shkrim të tijin, thotë se «për shumëkënd është e qartë që trafikimi i drogës është një veprimtari kriminale që mbahet gjallë nga kërkesa e lartë për këtë lëndë narkotike, nga korrupsioni i atyre që paguhen për të luftuar trafikun dhe nga energjia e fortë kriminale e atyre që kërkojnë të pasurohen prej tij.

Trafikantët shqiptarë, vijon ai, janë përfshirë në ethet e drogës shumë vonë, ndërkohë që të tjerë janë ata që e kanë ngritur dhe perfeksionuar prej shumë dekadash rrjetin kriminal të trafikimit të saj. Të përfshirë vonë në trafik, por me etje të papërmbajtur e në padituri të madhe për labirintet e tij, trafikantët shqiptarët kanë arritur të krijojnë një imazh që është shumë herë më i keq sesa roli i tyre i vërtetë në trafikun ndërkombëtar të drogës»,- vijon zoti Lleshaj.

Sasia më e madhe e kokainës në Europë vijon të trafikohet në portet më të mëdha të konteinerve në BE që ndodhen në Belgjikë (Antwerp), Holandë (Rotterdam) dhe Spanjë (Valencia dhe Algeciras)“ shkruhet në Raportin “Europa dhe Tregu Global i Kokainës“ të hartuar nga Agjencia e BE për Drogat.

Por edhe sikur trafikantët shqiptarë të kryesonin tregtinë botërore të drogës (gjë që nuk është aspak e vërtetë), ata nuk mund të njësohen kurrësesi me Shqipërinë, e cila është atdheu i miliona shqiptarëve që nderojnë vetën dhe botën me punën dhe kontributin e tyre të ndershëm, vijon Lleshaj. Mendoni se si do të reagonin ato vende sikur drejtuesit e partive opozitare të Belgjikës, Holandës, Spanjës apo të një vendi tjetër europian të njollosnin vendin e tyre sipas modelit të S. Berishës, përfundon shkrimin e tij Sandër Lleshaj.

Kjo ngjarje më kujtoi një histori tjetër, por në sens të kundërt. Jemi në vitin 1920 dhe një delegacion shqiptar do të duhet të niset në Gjeneve në Lidhjen e Kombeve për t’i kërkuar këtij organizmi të lartë që vendi ynë i drobitur të pranohet aty. Situata në Shqipëri është kaotike. Sapo ka përfunduar Kongresi i Lushnjes dhe qeveria e dalë prej tij po vendoset në Tiranë. Durrësi është nën zotërimin e Esad Toptanit. Noli ka ardhur prej Amerikës, por Sotir Peci, ministër i Brendshëm në detyrë, dikur aleat e mik i tij, tani kundërshtar i egër nuk e lejon të futet në portin e Durrësit. Caktohet delegacioni dhe Noli emërohet kryetar i tij.

Niset në Gjenevë një delegacion i përbërë nga një prift katolik, përfaqësues myslimanë, laikë dhe ortodoksë. Ka mbetur në memorien historike fjala e shkëlqyer e Nolit atje. Pasi ngriti lart vlerat e kombit shqiptar, ai i mahniti të gjithë kur tha se ju, të nderuar zotërinj, na keni paragjykuar dhe keni menduar gjithnjë se si mund ta pranojmë një shtet të prapambetur dhe mysliman në zemër të Europës. Por më shihni mua. Ky shtet ka caktuar në krye të delegacionit një prift ortodoks, bashkë me mua është dhe një katolik e një mysliman. Ndaj për këtë ju duhet të bindeni se ne jemi një komb i vjetër dhe përfaqësojmë vlerat e mëdha të humanizmit.

Fjala e Nolit, sidomos, i bindi ata dhe Shqipëria është nga vendet e para të Ballkanit që u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve. Duke dëgjuar sot Sali Berishën që shfrytëzon tryezat e Europës për të denigruar Shqipërinë duke transferuar në organizma europiane problemet politike brenda vendit dhe duke kujtuar Nolin e madh që i injorionte grindjet dhe konfliktet e brendshme dhe përpara botës paraqiste imazhin e vërtet të shqiptarëve, për fat të keq, bindemi se paskemi shkuar shumë larg e shumë keq.

Next Post
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1640593911_basharama1

Marrëveshja e 17 Majit, Rama zbulon për herë të parë: Bashën e mora në Elbasan! Berisha e bekoi 100%

December 18, 2025
Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

Rama flet për refleksionet e tij në ‘90: Kur përmenda emrin e Enver Hoxhës, si seancë ekzorcizmi

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

Pezullimi i Ballukut, Avokati: Vetëm në Afrikë ka patur raste të ngjashme! Ashpërsimi i masës ndodh vetëm kur…

December 18, 2025
Shefi i NATO-s alarmon SHBA: Kina po ndërton ushtrinë 200 herë më shpejt

“Reagimi do jetë shkatërrues”, Rutte: Ukraina do të jetë vija e parë e mbrojtjes

December 18, 2025
“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

“Nuk e ushtronte autoritetin për…”, Rama flet për babain: I detyrohem një gjë të madhe…

December 18, 2025
Berisha tregon bashkëbisedimin me Ramën në foto: Më tha të varet nga një komunist dhe anëtar i KQ në shtyllë

“Më lëkundeshin gjunjët”, Rama kthehet 35 vite pas: Sigurimi më tërhoqi prej flokësh!

December 18, 2025
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

December 18, 2025
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

December 18, 2025
“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

“Këta të vjedhin, të rrahin dhe të dënojnë”, ankohet Korreshi: Rama ka bërë gjenocid me buxhetin!

December 18, 2025
Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, zbulohet dita kur mblidhet Këshilli për Mandatet

“Kushtetuesja përmbysi shpresat e SPAK”, avokati: Provat janë zero, nëse Kuvendi nuk i heq imunitetin

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In