• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kinse patriotizmi dhe qokat e biletave

by Ben Andoni
09/06/2025 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Pak para nisjes të ndeshjes të futbollit për eliminatoret e Botërorit të Shqipërisë kundër Serbisë, regjia u mundua të përfshinte në kuadër vajzat e stisura të ekranit (pa asnjë vlerë për qorrsokakun e sotëm të shoqërisë shqiptare), personalitetet dhe VIP-at shqiptarë, të cilët kishin zënë vendet kryesore në stadiumin Air Albania. E vetmja gjë që do të mbajnë mënd ishin se morën biletë në vend të shumë sportdashësve, njohësve të sportit dhe specialistëve që mbetën për ta parë ndeshjen në ekranin e TV. Pa marrë përsipër të shpjegojmë politikën e ndarjes së biletave nga Federata e Futbollit, personalisht më bën përshtypje sesi ndodh që një masë kinse të privilegjuar marrin gjithnjë bileta në çdo aktivitet sportiv, kulturor, pa pasur asnjë vlerë ose që e kanë përcjellë ndonjë mesazh për shoqërinë shqiptare. Qokat e biletave janë një mënyrë sesi shikohet vlerësimi për njerëzit në shoqërinë tonë, por edhe proces që shërben ta shohësh hierarkinë sociale ireale në vend. Nuk po merremi me emrat, pasi disa media e kanë bërë dhe do ta bëjnë në mënyrë të detajuar por është e lodhshme që emocionin sportivo-kulturor e përcjellin në rreshtin e parë njerëz që nuk ngjallin asnjë emocion.

Dhe, më e lodhshmja nga të gjitha kinse patriotizmi dhe ulërima e daulleve dhe shfrimeve kundër një kundërshtari që tani nuk përfaqëson asnjë gjë për të cilën të mbahet mënd në futboll. Nga ana tjetër, kompleksi patriotik duke shfryrë mbi kundërshtarë që janë të mundur dhe kanë dalë kokulur në luftë është i tepërt. Kujtoni urdhrin që u dha autoriteti ushtarak gjerman serbëve: Keni një orë kohë të largoheni. Dhe, kur kolegu serb kërkoi sqarime, ushtaraku i tha: Tani dhe …minuta! Kurse kujtimi ynë për atë që bënë serbët në fund të viteve ’90 duhet të jetë mënyrë për të parë veten në mënyrë që të mos përsëritim të shkuarën e kaluar, mbushur me pogron, vdekje e trauma, por të jemi zgjuar në Kosovë e Shqipëri. Ndërkohë rishikimi i kësaj kohe, mosgjetja e të zhdukurve, mungesa e empatisë për njerëzit e UÇK-së që janë në Hagë dhe mbi të gjitha mos shikimi i asaj që po ndodh  në Kosovë e bën këtë kinse patriotizëm të lodhshëm dhe të stisur. Do të ishim të besueshëm po të ishim po kaq nacionalistë kundër Turqisë që na katandisi në shekuj ata që jemi sot; Italisë që na dogji dhe na ka pushtuar; Gjermanisë që e plugoi Shqipërinë në Luftën e Dytë Botërore. Po për këtë s’ka vend në banderolat e patriotizmit. Për shqiptarët e serbët matanë ka ende burime që janë të etur të kemi këtë marrëdhënie që vendet tona të jetojnë në këtë terr, paçka se tregtarët dhe investitorët e dy vendeve (me zgjuarsinë e tyre vazhdojnë) punojnë të patrazuar, artistët bashkëpunojnë rregullisht, ndërsa sportistët kudo që janë bashkëpunojnë. Shqipëria ka disa prej tyre në ekipet tona dhe madje protagonistë të mirë. Kinse patriotizmi u harrua pak orë pas ndeshjes, në realitetin kur Shqipëria dhe Kosova nuk përmbyllin dot respektivisht pas 1 muaj e katër muajsh proceset zgjedhore me institucionet e tyre politike. Kinse patriotizmi nuk gjen një fjalë për hajdutët e dy vendeve tona, që na vjedhin dhe që pasurohen para syve tanë dhe që nuk u hyn gjembi në këmbë. Kinse patriotizmi tregon deficitin e dashurisë për atdheun tonë Shqipërinë dhe Kosovën e re që tashmë janë të mbushura me plagët e hajnave shumë më tepër sesa të shkive. Po për të gjitha këto s’ka vend në banderolat e tifozëve, duke na bërë njësoj primitivë si nacionalistët serbë që nuk dinë asgjë për shqiptarët dhe çirren kot, bashkë me Vuçiq që e çoi përfaqësuesen e vet si para një lufte! E që në fund në Tiranë i priste teatri i mbushur me shumë kinse që iu mundësua bileta thjesht se dalin e thonë mbroçkulla në TV apo që janë të njohur prej mediave sociale dhe u duhen konjukturave të shefit të Federatës. Po kjo është një hapësirë tjetër, ku mbret është Duka, i plotfuqishmi i Federatës dhe çdo gjëje që lidhet me futbollin shqiptar…me qokat e biletave, i takon thjesht atij dhe askujt tjetër. (Javanews)

 

Next Post
“Rinumërimi në Fier, telenovelë e Berishës”, Gjikondi: Do e nxjerrë blof

“Rinumërimi në Fier, telenovelë e Berishës”, Gjikondi: Do e nxjerrë blof

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 30 Qershor 2026

June 29, 2026
Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

Monitorim me dron e pajisje inteligjente/ Policia e Durrësit arreston 17 shoferë, mbi 1800 gjoba në një javë

June 29, 2026
Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

Zbulohet ‘sekreti’, ja si përgatiten nga Ministria e Arsimit provimet e maturës

June 29, 2026
Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

Media italiane: Berati, “qyteti i një mbi një dritareve”, mahnit me historinë, arkitekturën dhe harmoninë mes kulturave

June 29, 2026
Vlerësimi etiko-profesional si kusht për meritokracinë, funksionimin e sistemit dhe uljen e backlog-ut

Të vendosësh sipas ligjit kur publiku pret diçka tjetër

June 29, 2026
Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

Këshilla të vyera, si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

June 29, 2026
Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

Veliaj bëhet për herë të dytë baba i një djali, SPAK i jep leje ta vizitojë në maternitet

June 29, 2026
Rama rrëfen takimin e panjohur me Berishën në ’92: Si i vajta në Presidencë! Më kërkonte mua…

Nga dhuna, te vjedhja dhe kanosja/ Rama publikon të shkuarën penale të një prej firmëtarëve të protestës: Ja kontirbuti i tij për atdheun

June 29, 2026
Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

Balla i kërkon mandatin Koçekut: Dorëzoje, i përket PS-së. S’je votuar në listë të hapur!

June 29, 2026
Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

Gjykata e Apelit rihap pjesërisht çështjen për Martin Canin, caktohet raport i ri psikologjik

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In