• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse kaq shumë autogola Kosovë …?

by Java News
31/05/2023 15:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kristaq Xharo

Kosova, jo për tu krenuar për dy ditë radhë tërhoqi mbi vete vëmendjen dhe reagimin jo vetëm të mediave, por edhe personaliteteve më të larta botërore, partnerë dhe kundërshtarë, ku në dëlir sigurisht u shfaq Moska e Putinit dhe e Lavrovit për objektivin e  ‘një vatre të re zjarri shpërthyes në Europë’. Për dy ditë Kosova prodhoi aq histori, sa nuk kish krijuar që në vitin e largët ’97, kohë kur UCK ngriti flamurin e lirisë, dhe njëkohësisht po aq dilema sa në ditën kur SHBA  dhe aleatët vendosën për të ardhmen e saj.  Paradoksi zmadhohet aq larg, sa edhe dje kur partnerët e mëdhenj, pa të cilët mbijetesa është në rrezik, po ripozicionohen, por  ne nuk ndaluam t’u jepnim leksione për demokracinë, edhe pse janë ata që e krijuan dhe e ruajnë këtë sistem.  Nuk është as ideja dhe as vullneti i këtij shkrimi për të gjetur shkaktarët , sepse ata aty do të jenë edhe pas 100 viteve, por si duhet ti përgjigjemi, e të jemi në një linjë e front me aleatët strategjikë pa të cilët mbijetesa është sfidë.

E ardhmja jonë në rajon do të jetë një përballje e gjatë,  ku dukshëm ajo do të përcaktohet  nga politika e gjeopolitika, strategjia e taktikat, fuqia e fortë dhe e butë dhe padyshim mbështetja në aleanca dhe partner strategjikë. Në këtë  rrugë, po aq sa loja e zgjuar, kërkohet strategji për të shmangur  e autogolat në strategjinë madhore  e kjo arrihet kur njeh kapacitetet e veta të fuqisë, ato të kundërshtarëve dhe aleatët strategjikë.  “…nëse e njeh kundërshtarin dhe veten, nuk duhet të frikësohesh nga rezultati i një qind betejave. Kur njeh veten,  por jo kundërshtarin, për çdo fitore do t’ju shoqëroj një humbje. Nëse nuk njeh as veten as kundërshtarin, do të humbësh në çdo betejë…” -shprehej  400 vite para Krishtit, Sun Tzu strategu i famshëm kinez në ‘Arti i Luftës’.

Lajmet nga Uashingtoni, në vazhdim të pamjeve dramatike janë shumë shqetësuese. Veriu i Kosovës la në hije luftën kriminale të Rusisë në Ukrainë, dhe me këtë rast ne shënuam autogolin e radhës në arenën ndërkombëtare. Një veprim tërësisht legal i qeverisë së Kosovës, por i realizuar në kohën më të papërshtatshme dhe në mungesë koordinimi me partnerët,  u kthye në bumerang, po merr  kritikat dhe paralajmërimet më të ashpra dhe po ve në dilemë sigurinë, një pozicionim 180 gradë i atyre, që sigurojnë Kosovën. Analistë, nga të gjitha krahët, i kanë thënë të gjitha dhe pas tyre patriotët e rrugës dhe fejsbukut duke lexuar filxhanin e kafesë flasin për nacional- patriotizëm të militantizëm partiak e deri në një fatalitet dërrmues.  Askush nuk ka mbet ti shkruaj Kosovës…dhe pa shkruar për Kosovën.

Midis politikës dhe gjeopolitikës…? Ne zgjodhëm politikën. Duket se qeveria kosovare dhe partnerët strategjikë të saj luanin në dy valë të ndryshme e para në politikë dhe të dytët në gjeopolitikë.  A ishte naivitet apo strategji naive? David Mitran, studiuesi i madh i politikës dhe gjeopolitikës i jep përparësi gjeopolitikës.  Katër liderë  shumë të përkohshëm lokalë , me dëshirën e tyre sado të fuqishme për shërbime nuk mund të ngriheshin në nivelin e gjeopolitikës. Gjeopolitika, – thotë Berzinski, – i referohet gjeografisë së efekteve të politikës përtej kufijve. Përse qeveria kosovare zgjodhi politikën ndërkohë që partnerët strategjikë vlerësonin se në situatën aktuale në veri të Kosovës po përgatitej një zjarr shumë më i madh, me shkarpat dhe benzinën që qeveria serbe, nën frymëzimin e Kremlinit kishte kohë e përgatitur,  duke pritur rastin në dorën e kujt do të vendoste pishtarin. Të paktën liderët kosovarë  duhet ta vlerësonin këtë situatë, partnerët i kanë aty…nëse nuk e kuptonin…

Partnerët, ndoshta edhe qeveria kosovare prej kohësh kanë kuptuar dëshirën dhe mundësitë e mëdha të Rusisë për një Ukrainë në Ballkan. Për një alibi të tillë Rusia po përdor çdo instrument. Këtë e shohin të gjithë dhe nuk mund të kërkosh normalitet për komunarët,  në një situatë kaq anormale.  Gjeopolitika perëndimore, e mbërthyer tërësisht në frontin lindor, nuk ka as luksin, as vullnetin dhe ndoshta as mundësitë për t’u angazhuar në një vatër të re konflikti. Lexoni dëlirin e mbrëmshëm të Lavrovit, i cili pasi kishte lëshuar 600 raketa mbi Kiev deklaroi se Rusia nuk do të qëndrojë indiferente ndaj vëllezërve të vet serbë. Të krijosh premisat për një situatë të tillë, për zyrat bosh të katër komunave është një lojë me ‘shumën zero’. Nuk mund të bësh politikë të izoluar brenda një gjeopolitike tashmë në flakë. Pas teneqeve të targave, a ishte ky autogoli i radhës . . . edhe më i madh? Në kohën që rrezja e gjeopolitikës përfshin edhe vetë Kosovën, por edhe më shumë,  veprimi   i qeverisë, sado i pranuar politikisht, po kthehet në inversin e vet gjeopolitik. Ndoshta kjo mund të jetë një nga arsyet që irritoi njëzëri dhe njëkohshëm partnerët kryesorë të perëndimit, ato që po ruajnë sovranitetin e Kosovës…dita e djeshme ishte e vështirë… edhe pse pa fitimtarë të deklaruar.

Taktikë apo strategji? Thelbi i çdo lloj strategjie është të zgjedhësh se çfarë mos të bësh, – thotë Michael Porter, autor i  ‘Avantazhet konkurruese të kombit’.  Do të ishte shumë me vlerë që veprimi i qeverisë të lidhej me strategjinë, me qellim që të mendohej për më larg në kohë dhe objektiva madhorë, në burime fuqie dhe në koordinime me aleatë të fuqishëm. Britaniku Lidëll Hard, themelues i ‘Strategjisë Madhore’, e thjeshton konceptin e strategjisë si një urë që lidh burimet e fuqisë me interesat kombëtare. Interesat radhiten nga ato të mbijetesës, pastaj madhore e pastaj periferike. Kombi bën sakrificën sublime vetëm për mbijetesën. Rrjedhimisht mund të gjejmë përgjigje edhe për pyetjet: a) e përcaktojnë kryetarët shumë të përkohshëm të katër komunave interesa të mbijetesës së shtetit kosovar?; dhe nëse gabimisht mendojmë se ‘po’  b) a ka shteti i Kosovës burime të mjaftueshme fuqie për ti realizuar ato? Në çdo rast tjetër kemi të bëjmë me mungesë strategjie apo thjesht vetëm me një taktikë politike, që nuk te  nxjerr askund.   Nëse të mungon strategjia, shprehet Alvin Toffler, autor i ‘Valës së tretë’,  atëherë ose do të ecësh në mënyrë kaotike ose do të bëhesh pjesë e strategjisë së kundërshtarit…

Fuqi e madhe, e vogël apo shtet i brishtë. Në arenën ndërkombëtare luajnë fuqitë e mëdha, fuqitë rajonale dhe shtetet e vegjël. Sistemi ndërkombëtar thotë Kisinger është produkt i fuqive të mëdha. Në këtë kontekst vendet e Ballkanit janë shtete të vegjël, por me nga një kumbar të madh që nga krijimi e në vazhdim në interesat e tyre të mbijetesës. Shihmi historinë e shteteve të Ballkanit dhe përherë në krah të tyre do të gjeni një fuqi të madhe. Fatkeqësisht, ndoshta kjo të ishte edhe arsyeja që në këtë gadishull Shqipëria është shteti më i ri i krijuar pas shpërbërjes së perandorisë osmane dhe Kosova shteti më i ri pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë ose të dyja pasi gjetën një ‘kumbarë’ të fuqishëm. Ai që gjendet me aq vështirësi nuk ke luksin ta humbasësh me aq lehtësi.

Shtetet luajnë në arenën ndërkombëtare me termat e fuqisë që mund të jetë:  fuqi e fortë, e butë, dhe aleanca strategjike. Në arenën ndërkombëtare, termi fuqi e fortë përfshin përdorimin nga shteti të instrumenteve të potencës së  ‘rëndë’ : ushtarak, ekonomik dhe diplomatik për imponuar vullnetin dhe vetëm për interesa e objektiva madhorë. Morgenthau, ndër figurat më të shquara të realizmit,  shprehet për këtë kategori fuqie si ‘monedha’ e vetme e këmbyeshme në marrëdhëniet ndërkombëtare.  Kjo kategori e fuqisë zakonisht është agresive e imponuese dhe përkohësisht e efektshme. Edhe pse në çdo rast fuqia që përdori shteti kosovar nuk pati ndonjë nga elementët e fuqisë së fortë, në kushte kaq delikate, partnerët strategjikë i quajtën të papranueshme e gati ‘represive’; pasi ata shqetësohen për efekte gjeopolitike e jo politike. Në këto kushte nuk kish nevojë as për këtë lloj demonstrimi.

Fuqia e butë.  Sapo  shkencëtari Joseph Nye zbuloi i pari konceptin e ‘fuqisë së butë’, shteteve të vegjël iu krijua aftësia për t’u pajisur me burime të pashtershme të një modeli tjetër fuqie që quhet fuqi e butë. Fuqia e butë vjen kryesisht nga tre burime kryesore: kultura e tij; sjellja strategjike, vlerat që mbart shteti dhe qeverisja e padyshim mënyra si zbaton politikat e saj.  Një shtet mund të ndikojë te shtetet e tjerët nëpërmjet modelit të sjelljes me shtetet e tjerë, me seriozitetin  dhe respektin  për   institucionet ndërkombëtare dhe me aftësinë për të mbajtur pranë, për të ruajtur  e për të qenë pranë me aleatët strategjik. Ndërsa një shtet i vogël, sado të përpiqet për rritjen e kapaciteteve  të fuqisë së fortë, përsëri  do të mbetet një vend i vogël, ndaj i vetmi kompensim mbetet konsolidimi i fuqisë së butë. Nëse shmang edhe këtë moment e ka shumë të vështirë të luftojë i vetëm për mbijetesë dhe në dilemë të përhershme sigurie.

E ardhmja jonë në rajon do të jetë një përballje e gjatë,  ku dukshëm ajo do të përcaktohet  nga politika e gjeopolitika, strategjia e taktikat, fuqia e fortë dhe e butë dhe padyshim mbështetja në aleanca dhe partner strategjikë. Në këtë  rrugë, po aq sa loja e zgjuar, liderëve ju  kërkohet strategji për të shmangur  e autogolat në strategjinë madhore.   Në këtë ‘përballje’ po aq sa loja e zgjuar do të jetë shmangja e autogolave … Mbetet aktuale shprehja e Havier Solana, sekretar i përgjithshëm i NATO-s, në kohën e çlirimit të Kosovës ‘.. ti brendashkruhesh konceptit të ngushtë të sovranitetit vestfalian (fizik) është anakronizëm i panevojshëm në rastin më të mirë dhe një bast i rrezikshëm në çdo rast tjetër…’

Next Post
VIDEO/ Sulmohen sërish mediat në veri, një prej gazetarëve të Kosovës goditet fizikisht. Thyhen xhamat e një makine të Policisë

VIDEO/ Sulmohen sërish mediat në veri, një prej gazetarëve të Kosovës goditet fizikisht. Thyhen xhamat e një makine të Policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

Qeveria rrit pagesën për paketën higjieno-sanitare të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, efektet nisin nga 1 Janari

December 31, 2025
Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

Minus 52 mijë vota, si shpjegohet rënia e LDK-së?

December 31, 2025
Qeveria “Ok” regjistrimit të objekteve në ndërtim! 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

Qeveria “Ok” regjistrimit të objekteve në ndërtim! 300 mijë lekë për certifikatën e karabinasë, zbardhen kostot për ndryshimin e lejeve

December 31, 2025
Tërheqja e valës së inflacionit, BSH mund të ulë normën e interesit, kreditë në lekë më të lira

Pagat si pensionet, do të indeksohen për të mbuluar efektet e inflacionit

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com