• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse ka degraduar gjuha në panele dhe kujt i përkasin “analistët” gjuhëprishur?

by A R
21/05/2018 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Java që kaloi shënoi edhe nivelin më të ulët dhe skandalin më shqeto të gjuhës vulgare dhe dhunës verbale që analistët kanë lëshuar në panelet televizive.

“Duelet” ndërmjet Alfred Lelës dhe Shpëtim Nazarkos në Top Show-un e Dudushit, apo përplasja e Muç Nanos me Gazmend Bardhin e PD-së në Opinion, shënuan “derdhjen” e gotës tashmë të mbushur ta fenomenit “kazan” që aq shumë i ngjiti Edi Ramës.

Po pse ka degraduar opinion publik në një nivel kaq të ulët? Si ka mundësi që prej vitesh është vënë re kjo gjë dhe askush nuk bën përpjekje për ta latuar?

Është shumë e thjeshtë përgjigja: analistët në panele nuk shkojnë si përfaqësues real të opinionit publik, por si të deleguar nga zyrat e partive.

Tashmë të gjithë e dinë se kujt i përket kush, megjithëse ka ende analistë që mundohen të japin prova balance, edhe pse në raste të caktuara shfaqin mendime që i vijnë për shtat njërës apo tjetrës forcë politike. Në këtë pikë, Skënder Minxhozi bën diferencën dhe mbetet unik.

Po ç’ndodh realisht? Si funksionojnë emisionet e debatit, kush i paguan dhe kush i zgjedh të ftuarit? Të vijmë tek kjo e fundit.

Kryeredaktorët e emisioneve, për të gjetur njerëz që të përfaqësojnë palët politike konsultohen me dy zyrat respektive të propagandës në PD dhe PS.

Të djathtët i zgjedh Edi Lesi, kreu i komunikimit i Lulzim Bashës, kurse të majtët Endri Fuga, shefi i komunikimit i Edi Ramës.

Nuk duhet harruar edhe LSI-ja, e cila dërgon gjithashtu analistët që e përfaqësojnë.

Por kjo e fundit ka zgjedhur një rrugë më të shkurtër dhe më direkte: ka blerë hapësirën televizive.

Për shembull: emisionet e Artur Zhejit në OraNews dhe Ylli Rakipit në Top Channel përfaqësojnë interesat më pranë LSI-së së Monika Kryemadhit.

Degdisja e medias në një derexhe ku nuk ka matje shikueshmërie për të parë impaktin mbi opinionin publik, ka sjellë që të mos ketë përfaqësues të lexuesve apo shikuesve.

Në të shkuarën, në panele përfaqësoheshin ata komentatorë që ishin më të lexuarit në median e shkruar, apo që kishin më shumë shikues në median audiovizive.

Kështu ndodh edhe në botë: editorialisti më i mirë jep edhe verisionin e tij të realitetit nëpër talk show-ut më të kuotuar.

Kurse te ne ky kriter ka vdekur me kohë.

Fatos Lubonja ka qenë një opinionist që thyente rrjetin nëpër gazetat ku shkruante. Por sot, e përditshmja ku shkruan Lubonja nuk shtyp as 8 mijë kopje në të gjithë vendin.

Dhe kemi ardhur tek delegimi, apo përdorja e analistëve për efekt të partive politike.

Po si janë ndarë analistët në panele?

Alfred Lela shkon si i ftuar pasi përfaqëson Lulzim Bashën, të cilin dhe e mbron fort. Madje Lela është kritikuar edhe nga qarqe të djathta pikërisht se mbron pa kushte kryetarin e PD-së.

Shpëtim Nazarko është i qartë në qëndrimin e tij pro Edi Ramës dhe këtë natyrisht e thotë hapur. Edhe pse përfaqëson një gazetar e botues me përvojë, ai njihet për miqësinë me kryeministrin.

Armand Shkullaku është një analist tashmë i atashuar politikisht pro Partisë Demokratike dhe këtë e bën hapur.

Kulmi ishte në Opinion-in e së enjtes së shkuar kur në vend që të mbronte kolegun e tij Mustafa Nano, të cilit ish-ministri i PD-së e akuzoi se ka vilë ne Lalzëz, e ftoi që të mos sulmonte ish-kryeministrin Sali Berisha.

Andi Bejtja njihet si analist që është më shumë pranë LSI-së dhe kritika e tij ndaj Ramës vjen në konturet e një analize të kanalizuar.

Lorenc Vangjeli për 4 vjet mbrojti Ilir Metën ngaqë ishte këshilltar i tij, por tani ka kaluar hapur pro qeverisë dhe këtë e bën fare hapur, madje edhe duke u përplasur me kolegët përballë.  Javën që u mbyll, u përplas me fjalë të rënda me gazetaren e kronikës së zezë Klodiana Lala, e cila është profiluar në panele si mbrojtëse e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Pra gazetarët po përdoren si “forcë e gatshme”, si mercenarë në kuptimin e plotë të fjalës që në mbrëmje të lëshojnë batare pa fund për të karikuar opinionin publik.

Në vend që ta sqarojnë, ata e polarizojnë; në vend që të edukojnë, ata e prishin më keq.

Ndërkohë kur është puna për të paraprirë zhvillimet, analistët janë të fundit që dijnë një zhvillim apo ta nuhasin atë.

Shembull? Marrëveshja e vjetshme e 17 majit mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Askush nuk e parashikoi nga panelistët e famshëm. (tesheshi)

Next Post
LSI sulmon BE: Jeni gënjeshtarë dhe avokatë të proceseve të inkriminuara

LSI sulmon prokurorinë: Kamikaze e kryeministrit! Kush ia dha audipërgjimin Ramës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
“Rusia po kërkon shumë”, Vance bën thirrje për bisedime direkte Moskë-Kiev

Pas disfatës në zgjedhjet e SHBA-ve, zv/presidenti Vance zbulon arsyen e humbjes: Shkak ishte lufta në Iran…!

November 4, 2026
Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

“Çudirat” nga zgjedhjet në SHBA, hera e parë që fiton një homoseksual, një mysliman, një indigjene…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In