• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Ilir Meta sulmoi Antonio Di Pietron?

by Ylli Pata
16/04/2024 22:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ilir Meta, pavarësisht se nga shumë mund të konsiderohet një personazh tik-toku, ka qenë president i Republikës, kryeministër i Shqipërisë, kryetar i Kuvendit, zv.kryeministër, ministër, deputet. Me një fjalë ka qenë aq shumë sa asnjë drejtues shteti s’ka pasur postet e tij.

Mbrëmë te Fevziu e sot në konferencë shtypi, pa asnjë lidhje ka sulmuar një qytetar italian. Një jurist, politikan, profesor fakulteti dhe qytetar i lirë i një vendi mik siç është Italia.

Ai quhet Antonio Di Pietro, një personazh që në Itali është një mit. Kanë bërë libra, filma pa fund, artikuj e dokumentarë televizivë.

Di Pietro sot është një person i tërhequr nga jeta publike, por e ka nisur karrierën thuajse në një kohë me Ilir Metën. Për 3 vitet e para arriti të hetojë kupolën politike dhe të biznesit në Itali për korrupsion dhe ja doli. Kjo e bëri që të jetë njeriu më popullor në Itali. Silvio Berlusconi kur u bë kryeministër i ofroi postin e ministrit të Brendshëm. Di Pietro nuk e pranoi dhe për dy javë e shpalli të pandehur për korrupsion.

Berlusconi iku nga qeveria nga hetimi i Di Pietros. Por e sulmoi nga mediat e tij, duke e gjuajtur nën brez. Di Pietro, pasi çoi për lesh gjithë klasën politike italiane, u largua me dorëheqje për të shpëtuar grupin e kolegëve në grupin e prokurorëve të Milanos.

Pas dy vjetësh hyri në politikë dhe u bë ministër në qeverinë e Romano Prodit për Infrastrukturën. Më pas u largua dhe formoi një parti qytetare për drejtësi dhe transparencë por nuk ja doli. U tërhoq në jetën e tij dhe bën bujkun në rajonin e Molises nga e ka origjinën, por nuk mungon në mediat italiane ku thirret shpesh.

Ilir Meta, pa asnjë lidhje e thirri në kauzë duke e quajtur një tenderaxhi. Sapo ndodhi kjo, i dërgova një mesazh doktor Di Pietros, e shpresoj fort që të përgjigjet sepse realisht unë kam qenë një nga gazetarët që e kam sjellë më shumë në kauzë në faqet e TemA modelin e Mani Pulito-s edhe Di Pietro-s.

Por shumë gazetarë shqiptarë, duke nisur edhe nga Fevziu, ngaqë nuk ndjekin zhvillimet i besojnë qëndrimeve të politikanëve, e mbajnë të njëjtin qëndrim, kur në fakt nuk është ashtu.

Antonio Di Pietro nuk ka përfundiar aspak ashtu si thotë Ilir Meta, një tenderaxhi. Pasi politikisht Di Pietro ishte arkitekti i rrëzimit të Silvio Berlusconit në vitin 2011. Ai u largua sepse nuk kishte hapësirë për një parti si e tij, populiste pas daljes së Lëvizjes së Pesë Yjeve.

Di Pietro ishte realisht një pararendës i Grillos. Ky është realiteti, dhe iku me dorëheqje plot nder e respekt nga italianët. Ilir Meta e sulmon vetëm për faktin se disa gazetarë shqiptarë, ndër të cilët edhe unë, e kemi sjellë si model Mani Pulite-n e Milanos në luftën ndaj korrupsionit në politikë. Nëse duhet të sulmohet SPAK apo edhe drejtësia shqiptare, ok, po Di Pietro as nuk e di fare kush është Ilir Meta, edhe pse ka qenë njeriu me më shumë poste në vend.

Sepse siç shkruante Petrit Vasili në një post sot në faqen e tij: “Nëse nuk do të harrohesh sapo të vdesësh, ose shkruaj diçka që vlen të lexohet, ose bej diçka që ja vlen të shkruhet.

Next Post
“Sfidë e hapur ndaj Shqipërisë”/ Hoxha për kandidimin e Belerit si eurodeputet: Mitsotakis do votat e ekstremit të djathtë, ai po…!

Kandidimi i Belerit në PE, Hoxha tregon votat që i duhen për të fituar, zbulon deklaratën e Pirro Dhimës: Jam nga Himara, kryeqyteti i…

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Bravo Ylli. Ja vlente ky shkrim.

    Reply

Leave a Reply to PRoShi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
Pohimi i Auron Tares: E vështirë t’iu thuash fëmijëve në Amerikë se duhet të jeni krenarë që jeni shqiptarë…

Shqipëria, Turizmi dhe MEK

March 4, 2026
Europianët zgjedhin Shqipërinë për festat e dhjetorit/ Tur‑operatorët: Ndikojnë çmimet e ulëta dhe linjat direkte

Rritet me 8% numri i turistëve në fillim të vitit! Tur-operatorët shprehen optimistë për sezonin veror

March 4, 2026
Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

Raketat balistike nga Irani/ Ergodan: Turqia nuk i lë asgjë në dorë rastësisë! Po merren të gjitha masat për sigurinë

March 4, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Parada e çuditshme e qefllinjve të ajatullahëve të Tiranës

March 4, 2026
‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

‘Në Sofrën e Hënës’/ Kryeministri Rama promovon librin e tij të ri me fjalimet e mbajtura në iftare ndër vite

March 4, 2026
ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

ANALIZA E REL/ Si u shndërrua lufta kundër Iranit në konflikt rajonal me pasoja globale

March 4, 2026

Kosova në krizë të përhershme nga “fitoret” e pamjaftueshme të Albin Kurtit

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In