• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Ilir Meta po tenton të bëjë “të fortin” e opozitës

by Mero Baze
19/05/2020 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Teatri i ri Kombëtar duket se po riformaton dhe opozitën shqiptare. Presidenti Ilir Meta, i cili dukshëm synon të jetë lideri i opozitës së bashkuar, po përpiqet ta trajtojë sfidën e Edi Ramës me Teatrin e ri, përtej problemit emocional dhe nostalgjik, apo debateve ligjore që ka nëpër këmbë ky proces.

Ai po e shikon këtë si një betejë personale, që tashmë po e merr përsipër ai, pasi nuk ja dolën dot dy të deleguarit e opozitës, Basha dhe Kryemadhi.

I gjithë qëndrimi i Ilir Metës dhe e gjithë retorika e tij për Teatrin, është më shumë një pozicion i ri politik dhe një rast për sfidë ndaj Qeverisë, se sa një çështje trashëgimie kulturore apo parregullsie ligjore, siç tentoi ta mbante PD, LSI dhe celulat e tyre në Teatër.

Dhe nuk e ka gjetur keq. Me gjithë atë bagazh pakënaqësie dhe dyshimi që ka mbi Ilir Metën, me gjithë ato histori me akuza ligjore dhe verbale ndaj tij, kauza e Teatrit, është i vetmi moment që atij mund t’i japë besueshmërinë “si më i forti” mes të tjerëve.

Ai po përpiqet ta ushqejë këtë histori. Zërat për nevojën e shkrirjes së PD e LSI, angazhimi i tij personal me një fjalor që tejkalon zyrën e Presidentit, dhe mbi të gjitha objektivi i tij i qartë për një parti të re “indipendiste” nga Perëndimi, janë shenja të qarta që ai ka vendosur t’i vërë gjoksin kësaj beteje, për të startuar karrierën e tij të re.

Kulti i “të fortit” tek Ilir Meta ka nisur në vitin 2000, kur pas ngjarjeve të Tropojës dhe një sulmi mbi komisariat, ku humbi jetën dhe një pjesëtar i familjes Lushaj, ai ndaloi dhe shoqëroi Sali Berishën në Komisariatin e Tiranës, duke e detyruar për herë të pare në historinë e tij, të shqiptonte “Emrin e nënës”, “Emrin e babës”, “Ditëlindjen”, …etj.

Dhe prova i funksionoi. Sali Berishën jashtë derës së komisariatit e priste vetëm Liria me pizhame, pasi dhe ajo besonte që do ta mbanin brenda.

Pas asaj dite, Berisha nuk bëri dot miting deri në zgjedhje më 2001, të cilat po ashtu ja vodhi hapur Ilir Meta.

Ky moment ka krijuar “kultin” e të fortit në politikë për Ilir Metën. Ky kult u zhbë menjëherë kur Fatos Nanon e rrëzoi nga pushteti me një celular në dorë dhe Emin Barçin pas, por u ringrit sërish kur ai ju bashkua një aleance të fshehtë me Berishën, duke e risjellë atë në pushtet më 2005 e duke ju bashkuar pushtetit të tij më 2009.

Ngjarjet që pasuan, kaseta, 21 janari dhe më pas mbyllja e gjyqit, e forcuan idenë se ai është i “fortë” dhe i bën të gjitha. Për të, ndryshe nga çdo politikan tjetër, ekziston standardi i pranimit të korrupsionit si meritë, se është i “fortë”. Po ashtu, ekziston kulti i fuqisë së tij mbi drejtësinë.

Por mbi të gjitha, ekziston kulti i rebelimit ndaj ambasadorëve dhe kancelarive Perëndimore.

Pas bëlbëzimeve të Berishës më ‘97 kundër SHBA, Ilir Meta është i vetmi politikan që i ka dalë hapur SHBA-së dhe BE-së, kundër politikës së tyre për drejtësinë dhe rajonin.

Ai është autor i tezës “Jo republikë e ambasadorëve” dhe frymëzues i një politike të re më “indipendiste” dhe sa më larg ndikimit të Perëndimit në Shqipëri.

Rasti i Teatrit, kur opozita ndjehet e gjunjëzuar dhe e poshtëruar nga fuqia e Qeverisë, është një moment i artë për të, që të shfaqet sërisht si i “fortë”. Është momenti t’u thotë “më keni mua”. Siç bëri Milosheviçi para një serbi që qante në Fushë Kosovë më 1987. Dhe prej aty nisi karrierën e tij.

Ilir Meta po e shikon këtë si orën e tij, për t’i dalë përballë kundërshtarëve si “i fortë”.

Nuk e ka menduar keq. PD dhe LSI janë bërë të pabesueshme në historinë e kërcënimeve dhe revolucioneve. Ilir Meta ka qenë gjithnjë pas tyre, por kurrë në ballë. Tani ka vendosur të prijë. Duket qartë se e ndjen që i “ka ardhur ora”. Por ende e paqartë se për çfarë.

Next Post
Politikë me gjeste: Pse Lulzim Basha ka nisur të nxjerrë këmishën mbi pantollona?

Politikë me gjeste: Pse Lulzim Basha ka nisur të nxjerrë këmishën mbi pantollona?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

Provokon kandidati i Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë: Kosova është pjesë e Serbisë

November 10, 2026
Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi i themelit për tragjedinë e Gërdecit

November 10, 2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

Negociatat në Abu Dhabi, Putin nuk tërhiqet nga kërkesat për Ukrainën, çfarë pritet të ndodhë?

November 10, 2026
Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

Shqipëri–Finlandë, stadiumi “Air Albania” do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In