• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse gjykatës si Muçi i nevojiten Metës kundër SHBA-ve

by Luljeta Çipi
21/11/2019 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Luljeta Çipi/

Edhe njëherë gjatë ditës së sotme Shtetet e Bashkuara të Amerikës dolën përkrah shqiptarëve, në mbrojtje të një prej proceseve më të rëndësishme në historinë e shtetbërjes, reformës në drejtësi. Me një gjuhë të kujdesshme diplomatike dhe neutrale, ambasada i këshillonte palëve politike që t’i drejtoheshin komisionit të Venecias për një opinion mbi situatën e krijuar me Gjykatën Kushtetuese në vend, duke treguar sërish, rrugën e arsyes për politikanët tanë.

Në mënyrë të menjëhershme, Presidenca lëshoi një deklaratë ofensive të pazakontë kundër aleatëve më të mëdhenj të Shqipërisë, SHBA-ve, duke folur për një grup kriminal diplomatik që sipas imagjinatës së Presidentit ka krijuar “Rule of Embassy” në Shqipëri.

Në të njejtën ditë kur Meta vijonte me teatrin e tij për simulimin e një krize në kushtetuese, organet e vetingut shkarkuan nga detyra të përzgjedhurin e presidentit për në gjykatën kushtetuese, Besnik Muçi, me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë e tij.

Të dyja këto ndodhi kanë një fije që i bashkon. Të dyja shpjegojnë në mënyrë të njëhershme dhe në lidhje me njëra tjetrën, histerinë që ka përfshirë Meten kundër te gjithëve.

Reagimi i sotëm kundër SHBA dhe ambasadorëve të huaj në vendin tonë, të cilët e shohin reformën në drejtësi si investimin më të madh te tyren për të ardhmen e këtij vendi, provon se ata kanë qënë dhe mbeten frika e tij më e madhe, që në krye të herës, që prej kohës kur Ambasadorët Lu dhe Vlahutin deklaronin se kush nuk pranon reformimin e drejtësisë, nuk do të ishte nje person i dëshiruar për ndërkombëtarët e deri sot ku të huajt janë bërë gardianët e këtij procesi.

Meta është i ndërgjegjshëm se kontrolli i ndërkombëtarëve i pret të gjitha akrobacitë politike, të gjtiha fijet korruptive, ia pret duart tendecave të tij antikushtetuese dhe po ashtu, është i vetëdijshëm se fuqia e tij politike përpara tyre është praktikisht e pallogaritshme.

Në këtë logjikë, të gjitha pengesat që i ka nxjerrë prej vitit 2016 e deri sot reformës në drejtesi janë përpjekje për të sabotuar ndërkombëtarët. Për t’i vënë shkopinjtë nën rrota një projekti të mbështetur fuqimisht prej tyre, në mënyrë që pesha e tyre të zhvleftësohet përpara fuqisë së Ilir Metës për të bërë ç’të dojë në këtë vend, siç ka bërë së bashku me Sali Berishën në 20 e kusur vite tranzicion.

Konflikti që Meta po prodhon sot është vazhdimësi e një konflikti të hershëm me ndërkombëtarët, të ushqyer nga dobësia e Metës para tyre, para influencës, para fuqisë së arsyes që ata kanë, para standardeve për të cilat luftojnë, e para parimeve demokratike të tyre që Metës i cënojnë pozicionin e tij prej politikani të korruptuar.

Prova pse Ilir Meta e dëshiron aq shumë këtë konflikt është zgjedhja e figurave të përlyera si Besnik Muçi për gjykatës të kushtetueses, i saposhkarkuar nga kolegji i posaçëm i apelimit.

Ky vendim është kundërshtuar nga nga Muçi me pretendimin se ka humbur statusin e prokurorit dhe këtu kolegji i posaçëm nuk ka pasur kompetencë për të vijuar shqyrtimin për anëtarin e kushtetueses. E thenë ndryshe logjika e Muçit, edhe pse i korruptuar si prokuror, mund të jem gjykatës i kushtetueses!

Përtej lajthitjes me të cilën justifikohet një njeri i drejtësisë së vjetër, standardi i tij tregon standardin e Metës.

Meta ka nevojë për figura si Muçi e Marsida Xhaferllari për të penguar ngritjen e kushtetueses. Në mos ngritjen, kapjen e saj përmes figurave që i përshtaten qëllimeve të tij për kapjen e institucionit. Figura të tilla janë gurët e shahut për Presidentin, në një lojë ku kërkon të mundë më çdo kusht nderkombëtarët, të vetmit aktorë me të cilët, mbreti i korrupsionit Ilir Meta, arrin deri te kërcënimet gojore që habisin vetëm oborrtarët e presidencës.

lexo.al

Next Post
Borchardt: Po tentojmë në çdo formë që t’i ulim palët në tryezën e dialogut

Zyra e OSBE në Vjenë: Mbështesim qëndrimet e ambasadorit Borchardt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com