• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Gjykata Kushtetuese duhet të zhvillojë seancë publike për Vettingun

by Mero Baze
08/06/2017 22:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, kanë shprehur mungesën e mbështetjes së tyre, për iniciativën e dy shoqatave të gjyqtarëve në Shqipëri, që kërkojnë të shfuqizohen rreth 35 nene të tre ligjeve të rëndësishme të Reformës në Drejtësi, që kanë të bëjnë me Vetting-un, organet e qeverisjes së pushtetit gjyqësor dhe Gjykatës Antikorrupsion.

Edi Rama më ashpër dhe Basha me tone më të qeta, e kanë konsideruar të rëndësishme mbrojtjen e  përmbajtjes së reformës dhe kanë kundërshtuar përpjekjen për ta ndryshuar atë.

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, po ashtu sapo është shprehur rreth këtyre zhvillimeve, por pritet që edhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta të shprehet ndoshta sonte në një emision televiziv rreth saj.

Shprehja e vullnetit politik në mbrojtje të reformës në drejtësi ka rëndësi vendimtare, për të mos krijuar një perceptim tejet negativ që ekziston në Bruksel dhe Uashington ndaj faktorëve politikë që tentuan ta bllokojnë këtë reformë për dy vite radhazi, në bashkëpunim me pjesën korruptive të drejtësisë.

Pra, është e domosdoshme që gjyqtarët dhe prokurorët e trembur nga kjo reformë, të mbeten vetëm në këtë përpjekje.

Edhe pse ka komente relativizuese rreth përmbajtjes së ndryshimeve që kërkojnë dy shoqatat, duket qartë se përmbajtja e kërkesës së tyre është në të vërtetë “ekspertiza” më e mirë që i është bërë ndonjëherë Reformës në Drejtësi, pasi pasqyron me detaje, me nene dhe paragrafe, se ku reforma në drejtësi, prek sistemin e korruptuar të drejtësisë. E gjithë kërkesa prej dhjetëra faqesh, është një pasqyrim i përpiktë i qëllimit përse është bërë reforma.

Duke e konceptuar atë nen për nen, përfaqësuesit e dy shoqatave, praktikisht kanë zbuluar ku rrezikohen nga reforma dhe e kanë paraqitur me shkrim shqetësimin e tyre.

Nëse faktorët politikë e izolojnë përpjekjen e  tyre, dhe ajo mbetet vetëm në dorë të Gjykatës Kushtetuese, duhet këmbëngulur dhe për detajet e procesit gjyqësor.

Një prej tyre është fakti që Gjykata Kushtetuese do të zhvillojë një seancë të mbyllur, duke shqyrtuar vetëm dokumentacionin. Çështja e Reformës në Drejtësi është çështja më publike që Shqipëria ka dy vitet e fundit. Prej janarit të vitit 2015, ajo është pjesë e debateve më të rëndësishme politike dhe publike në Shqipëri, që ka konsumuar shumë energji të faktorit ndërkombëtar, kombëtar dhe aktorëve të shoqërisë civile.

Nëse ndodh ajo më e keqja, pra nëse Gjykata pranon kërkesën e tyre dhe rrëzon nenet e ligjeve që ata kërkojnë, i mbyllet rruga çdo ndërhyrjeje politike më tej për ta shpëtuar reformën. Kjo do të thotë që opinioni public, i cili mbështeti në 93 përqind reformën në drejtësi, të tradhtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese për këtë shkak nuk mund ta zhvillojë të mbyllur këtë seancë, por duhet të jetë një seancë e hapur publike, ceremoniale, dhe ku të dëgjohen argumentet e palëve.

Nga ana tjetër, duhet verifikuar dhe legjitimiteti i kërkesës së bërë nga avokati, nëse ai është në listën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për të pasur tagër të përfaqësojë dikë në këtë Gjykatë dhe nëse ka vendimin e Asamblesë së dy shoqatave, që t’i përfaqësojë ato.

Por këto seanca duhet të jenë publike, dhe duhet të dëgjohen argumentet e palëve edhe nga opinioni publik.  Kjo ka rëndësi jo vetëm për të parë nëse ka ndonjë interferencë politike në këtë iniciativë, por mbi të gjitha për të parë ku është problemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që kundërshtojnë reformën dhe ku është interesi i qytetarëve.

Next Post
Liverpool dhe Juventus në kërkim të Danilos!

Liverpool dhe Juventus në kërkim të Danilos!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

“S’mund të marrin më shumë se Rama, Begaj dhe Peleshi”, PS propozon rritjen e pagave të gjyqtarëve me 0.02%

August 7, 2026
Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik

August 7, 2026
Rritje rekord e turistëve në Himarë, Tavo tregon çfarë po ndodh me rezervimet dhe objektivin për turizmin elitar

Turizmi pasuron bashkitë! Himara lë pas gjithë Shqipërinë në të ardhurat për frymë

August 7, 2026
“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

“Kanë patur konflikte pronësie”! Vrasja e 50-vjeçarit në Bërxullë, shoqërohen disa persona

August 7, 2026
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, denoncon PD: Kontejnerët prej muajsh pranë zonave të banuara

August 7, 2026
Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

Tentoi t’i digjte të gjallë motër e vëlla, në pranga 33-vjeçari në Vlorë

August 7, 2026
Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

Optimizëm për marrëveshje VV-LDK, nis takimi Kurti-Abdixhiku, a do të vazhdojë sot seanca?

August 7, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027

August 7, 2026
Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

Zbulohen 130 bimë kanabisi në Pukë, arrestohet 55-vjeçari, procedohet kryeplaku

August 7, 2026
Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com