• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse foli tani Tiku ?

by Artur Ajazi
14/04/2018 08:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI/ 

Më në fund ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla ka nisur të flasë. Ai ka vendosur të mos rrijë në heshtje, por ka vendosur të nxjerrë nga “arkivat” e tij, jo dosje, por letra të shkruara dhe të diktuara nga zgjuarsia e tij profesionale. Në pothuajse të gjitha mediat ditët e fundit, janë botuar shkrime me stile të ndryshme, sipas të cilave “Tiku na paskësh nisur një letër përtej Atlantikut dhe na njoftonte Kongresin e nderuar Amerikan se “Ambasadori i SHBA në Tiranë zoti Donald Lu, më ka kërkuar gjatë një takimi zyrtar në 2015, arrestimin e Ilir Metës, por unë nuk pranova”.

Mjafton të lexosh rreshtat e shkruara nga ish-Kryeprokurori, të një letre të stisur dhe të bindesh se Tiku nuk e paska patur seriozisht as zbatimin e ligjit dhe as zbatimin e detyrimeve kushtetuese që ka patur posti i tij, për pasojë nuk ka dashur as reformën në organin e hetimit. Letra e Tikut e publikuar çuditërisht tani, që organet e drejtësisë po e hetojnë për afera korruptive dhe akuza të tjera ndaj tij, tregojnë se “ustai i tij nuk është fare largpamës” dhe po e zhyt më thellë atë në moçal.

Letra ndër të tjera ishte e mbushur me frazeologji boshe, dhe aspak korrekte nga pikëpamja gramatikore dhe profesionale, dhe kishte synime dashakeqëse lidhur me Ambasadorin e SHBA zotin Lu, por edhe implikimin e emrave të tjerë. E gjithë kjo natyrisht bëhet publike në një kohë kur Tikut po i hetojnë çdo shkelje ligjore, çdo abuzim dhe çdo aferë korruptive që ka kryer në 7 vitet e “mbretërimit” të tij në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Natyrisht që edhe zoti Lu nuk ka qëndruar duarlidhur, dhe i ka dhënë përgjigjen e duhur njeriut që çdo 3 muaj deklaronte se “ja në vjeshtë do të ketë arrestime të bujshme”, dhe pastaj ripërsëriste “ja në verë do të ketë arrestime të personave VIP”.

Zoti Lu ka deklaruar se “Llalla gënjen, ai është një zyrtar i korruptuar që rrezikon të shkojë në burg, ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe i diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara. Nuk është për t’u habitur që ai vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi, sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij”. Dhe natyrisht nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, pasi Tiku do mundohej të gjente një mënyrë për të tërhequr vëmëndjen e oponionit publik, duke përdorur “letrën drejtuar Kongresit Amerikan” me synimin se do të zvarriste hetimet ndaj tij, ose të pengonte sado pak zbatimin e reformës në organet e drejtësisë, të nisura dhe kqyrura edhe nga FBI. Ti shkruash Kongresit Amerikan letra të tilla mbushur me gënjeshtra katundi, se “ambasadori SHBA më kërkon arrestimin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë”, dhe këtë letër ta publikosh pas 3 vitesh e ca, do të thotë se ke humbur kontrollin e vetvetes, dhe të jetosh nën ankth të vazhdueshëm. Mashtrime dhe broçkulla të tilla ndoshta as Ilir Meta nuk i ka besuar, pavarsisht se Tiku deri dje ka qenë edhe miku i tij.

Ish-Kryeprokurori Shqipërisë, që për 7 vjet në krye të organit më të rëndësishëm të hetimit, nuk arrestoi asnjë person VIP, që për 7 vjet nuk hetoi dhe nuk dërgoi në gjykatë asnjë dosje korrupsioni apo trafiqesh ku ishin të përzierë persona me poste dhe ofiqe të larta zyrtare, që për 7 vjet nuk hetoi asnjë dosje të kopsitur korrupsioni që lidhej me zyrtarët dhe ish-zyrtarët e LSI , PD apo dhe të PS, kërkon të tërheqë vëmëndjen me letra bakalli, dërguar gjoja Kongresit Amerikan, por që në fakt ajo letër i është kthyer atij në boomerang, pikërisht tani kur hetimet ndaj tij janë marrë në dorë nga Arta Marku dhe FBI. Tiku ka tentuar që me letrën e bakallit, të diskreditojë Ambasadën e SHBA, dhe kjo patjetër është bërë me urdhër të “ustait” të tij, në momentin më delikat për fatin e atyre që u bënë milionerë duke zhvatur dhe bërë pazare me dosjet dhe hetimet e stërzgjatura apo dosjet e mbyllura. Letra e Tikut dhe moment që ai zgjodhi për të “folur” mbetet fatale për atë dhe fatin e “ustait” të tij, pasi hetimet e Prokurorisë Përgjithshme dhe FBI, jo vetëm nuk do të ndalen, por përkundrazi ato do të shtrihen edhe në pista të tjera zyrtare dhe jo zyrtare.

Duke dashur të krijojë tymnajë, Tiku ka menduar dhe ka zbatuar një porosi të gabuar, duke dashur jo vetëm të njollosë emrin e Ambasadorit të SHBA zotit Lu, por duke dashur të bëhet pengesë dhe protagonist në çastet kur Vetting-u po u nxjerr të palarat jo vetëm atij, por edhe celulës korruptive, që ai kishte mbledhur për 7 vjet me rradhë në skutat e errëta të Prokurorisë së Përgjithshme dhe atyre në rrethe. Letra e stisur drejtuar Kongresit Amerikan, ishte dështimi i fundit për një ish-Kryeprokuror që nuk e kishte menduar kurrë, se do të vinte një ditë që do të “shitej kaq lirë” nga shefat e tij.

Next Post
Bombardimi mbi Siri/ Koalicioni fillon sulmin masiv (video)

Bombardimi mbi Siri/ Koalicioni fillon sulmin masiv (video)

Comments 1

  1. ilir hoxha says:
    8 years ago

    Llalla foli tani, sepse po i afrohen hekurat, qelia, dhe do ti merren pasurite e paligjshme.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In