• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Flutura Açka është 1000 herë më e fortë se një Nokë

by Alba Malltezi
17/01/2024 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alba Malltezi

Do të ishte një sondazh interesant për opinionin publik shqiptar pyetja: Cili nga politikanët besoni se vepron sipas mendjes, formimit dhe karakterit të tij: Flamur Noka apo Flutura Açka? Skenat sot në komisionin e medias nuk janë të reja për ne që jemi të detyruar të ndjekim zhvillimet politike në vend, por e reja, ishte performanca e deputetit të “rithemelimit” të Berishës, Flamur Noka, i cili pengonte kryetaren e këtij komisioni, Flutura Açkën, deputete e PD-së, dikur kolege e tij,  të zhvillonte seancën.

Akuzat e Nokës ndaj Açkës ishin ato që ky krah politik përsërit prej vitesh për këdo nuk e mendon si ata: Dmth, nuk je me Nokën e me Berishën, atëherë i shërben Edi Ramës. Nuk i shpëtoi këtij përkufizimi as Flutura Açka sot. Por, një llogari që Flamur Noka duket se nuk di ta bëjë, është forca e një gruaje dhe e një nëne shqiptare, përtej politikës, përtej përkatësive, Flutura Açka është 1000 herë më e fortë se një Nokë. Forca e saj, për fat të keq të Nokës, është tek mjeshtëria e fjalës.

Në dukje, kërkesat e grupit që përfaqëson Flamur Noka, janë mëse legjitime: Ata kërkojnë të ngrihen grupet hetimore për çështje, argumente dhe skandale që konceptojnë ata. Por nëse i kanë shpallur këto qëllime, kudo dhe në çdo formë, nuk janë fare të përgatitur të pranojnë dhe refuzimin apo mospranimin e propozimeve të tyre, siç mund t’i ndodhë çdo opozite apo minorance në botë.

Të mos pranosh një refuzim, është një kulturë e rrezikshme për një shoqëri, sidomos si kjo e jona ku me vështirësi po rindërtojmë një diskurs të fjalës, por edhe të dëgjimit, të së vërtetës dhe të faktit, të bindjes përmes logjikës.

Kanë dalë të tjera shoqëri shumë kohë përpara nesh në përfundimin se aty ku mbaron logjika, nis forca. Ajo që u pa përmes ekraneve televizive sot në botën mbarëshqiptare është se dikujt i ka humbur argumenti, fakti dhe logjika, e në dorë ka vetëm forcën. Të shohim ku dhe si ku do ta çojë deputetin Noka përdorimi i forcës aty ku forca e vërtetë është vetëm argumenti, fakti dhe fjala.

Next Post
Ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj letër nga burgu: Urdhëruan arrestimin tim për postimet në Facebook

Rekurs për rikthimin në qeli të Dritan Goxhajt? Reagon Prokuroria e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese njofton SPAK dhe avokatët e Veliajt: Brenda 27 shkurtit, të depozitohen parashtrimet tuaja

February 11, 2026
Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

Nxënësit ikin të tmerruar, çfarë ndodhi pak para sulmit me armë në Kanada? Dalin pamjet

February 11, 2026
Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

Vetëm 18 vjeç, por ‘mjeshtër’ në drejtimin e një rrjeti trafiku kokaine në Itali, arrestohet adoleshenti shqiptar! Ja çfarë iu gjetën në banesë

February 11, 2026
Vranësira mesatare deri të dendura, borë në male, moti për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për ditën e nesërme

February 11, 2026
U dënua me 1 vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli apelon vendimin e Gjykatës së Fierit

Luizi bën parashikimin, tregon emrin e fituesit të Big Brother VIP 5

February 11, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

February 11, 2026
Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

Begaj pret drejtorin e INL-së dhe të ngarkuarën me punë të SHBA-ve: Rikonfirmuam partneritetin tonë strategjik

February 11, 2026
Zyrtari i lartë amerikan takime në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim për luftën kundër krimit

Zyrtari i lartë amerikan takime në Tiranë/ Ambasada: SHBA të angazhuara për forcimin e partneritetit, bashkëpunim për luftën kundër krimit

February 11, 2026
Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

Paralajmërimi i analistit: Dënimi i krerëve të UÇK-së do të sjellë destabilizim

February 11, 2026
I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

I akuzuar për trafik droge dhe grup kriminal, GJKKO dënon me 12 vite burg Astrit Balliun

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In