• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Fatmir Mediu sillet si i bezdisur nga drejtësia

by Mero Baze
09/04/2024 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fatmir Mediu ka një sjellje prej kokoroçi sa herë del nga salla e gjyqit, duke ja hakërruar gjithë atyre që e kanë çuar para drejtësisë dhe duke tentuar t’u japë atyre direktiva se si të hetojnë, kë të hetojnë, çfarë s’duhet të hetojnë, pse nuk duhet ta ngarkojnë atë me faj, kush duhet të jetë dëshmitar e kush nuk duhet të jetë etj.

Ndërkohë që sillet sikur Shqipëria dhe të vdekurit e saj prej tij dhe djalit të Sali Berishës i kanë borxh këtë prishje qetësie, bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë i kanë detyruar të kyçin gojën dhe të deklarojnë se do heshtin para drejtësisë, siç është rasti i Mihal Delijorgjit dhe disa prej eksponenteve që quheshin “grupi i zjarrit” në operacionin e demontimit.

Sot u ankua që ish- shefi i Shtabit, Luan Hoxha, nuk do japë dëshmi të re, por do përdoret dëshmia e vjetër, ndërkohë që dëshminë e tij reale ai e ka bërë në Ambasadën e SHBA, ku ka deklaruar se “sapo i shkrova letër Berishës më mori djali i tij në telefon për t’u sqaruar” e më tej mori kërcënime nga rethi zyrtar i Berishës.

Pra Mediu që sot ankohet pse nuk i marrin dëshmi të re Luan Hoxhës, vet i ka heshtur gjithë dëshmitarët e tij, dhe po përpiqet ta degradojë gjyqin në procedura zyrtare ndërkohë që ai është para drejtësisë për kapje të shtetit, pabarazi në tendera, dhe për shkaktim të aksidentit nga fakti se pronari real i fabrikës së vdekjes ishte djali i Sali Berishës, i cili mbante punëtorë të pasiguruar dhe asnjë rregull të sigurimit teknik.

Fatmir Mediu nuk po akuzohet se ka shkuar vetë të punojë me fadromë na fabrikë, apo se është kapur duke ndërtuar kapanone. Ai po akuzohet se kishte paracaktuar që do t’i jepte këtë biznes djalit Sali Berishës dhe nuk ja dha dot me vendim qeverie, se kundërshtoi Bode dhe Rusmali, dhe ja dha me tender.

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës, që sot janë në burg, janë për shumë më pak të implikuar në historinë e tyre të korrupsionit se sa vet Mediu në këtë histori. Ata janë akuzuar për konflikt interesi se i kanë dhënë një kompanie të lidhur me ta disa tendera, por jo se me ato tendera janë vrarë njerëz apo nuk janë bërë punët. Ky tenderi i Fatmir Mediut i gjithi në konflikt interesi me vet Sali Berishën, ka përfunduar përveçse me vjedhje, dhe me 26 të vrarë.

Shfaqja e Fatmir Mediut si shejtan budalla, sikur nuk e di përse është para drejtësisë, përpjekja e tij për të mbrojtur deri në fund Shkëlzen Berishën dhe për t’u kyçur gojën bashkëpunëtorëve të tij si Delijorgji me shokë, është një akt mafioz ndaj drejtësisë, dhe një shembull i mjaftueshëm për të kuptuar se ku qëndron problemi i atij korrupsioni.

Kriteret e sotme të forta me të cilat SPAK po heton hajdutët e Edi Ramës, janë të mjaftueshme për ta rifutur të gjithë në burg këtë bandë, që mes të tjerash vrau për të vjedhur, ndryshe nga këta që vjedhin për t’u pasuruar.

“Bezdia” publike që shfaq Fatmir Mediu ndaj procesit gjyqësor, ideja se po e pengon ky gjyq për të bërë “punë të mëdha” për Shqipërinë, për të udhëtuar në SHBA në “Mëngjes të Lutjeve”, për të dalë foto me senatorë e kongresmenë dhe për të përkujtuar përvjetorët e NATO, që koincidojnë me përvjetorin e Gërdecit, është tabloja me ironike e drejtësisë së re, e cila nga një anë po heton thellë dhe me rrënjë e dhëmballë çdo zyrtar në pushtet, dhe bën shumë mire, dhe nga ana tjetër dëgjon çdo ditë psherëtimat e Fatmir Mediut, që po e bezdis ky gjyq duke i prishur qetësinë aq të nevojshme që ka për t’u dukur si njeri i rëndësishëm, me syze dielli dhe kravatë.

Ndërkohë që 26 të vdekurit e tij dhe djalit të Sali Berishës, rrotullohen në varr, kur mendojnë se ata që i vranë për të vjedhur, tani janë të bezdisur nga drejtësia.

Next Post
Ambasadori i BE takon Dumanin: SPAK, një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Mbështetje të plotë…!

Ambasadori i BE takon Dumanin: SPAK, një lojtar kyç në përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Mbështetje të plotë...!

Comments 1

  1. Qereme Ismajhyseni says:
    2 years ago

    Dikush nga spakistët, si shkodrani Arben Kraja , duhet ti spegojë mirë Altin Dumanit, se çdo të thotë në shkodranisht : “TË DHJEFSHA DUMANIN”….
    Ose ma mirë, është me e thanë që SPAKU, asht si : “”NANA E NUTIT, PUNË MUTIT”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Padia e Veliajt ndaj Dados, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Padia e Veliajt ndaj Dados, ja kur do të mbahet seanca e radhës

May 8, 2026
Veliaj nxjerr “zbuluar” Ols Dadon: Më është qepur për inceneratorin e Teatrin! S’gjeti gjë dhe hyri te familjarët!

Veliaj nxjerr “zbuluar” Ols Dadon: Më është qepur për inceneratorin e Teatrin! S’gjeti gjë dhe hyri te familjarët!

May 8, 2026
Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore

Berisha thirrje qytetarëve për protestë: Opozita nuk ndalet deri në fitore

May 8, 2026
Analiza: Çfarë ndodh nëse Evropa ia beson sigurinë e saj industrisë gjermane?

Analiza: Çfarë ndodh nëse Evropa ia beson sigurinë e saj industrisë gjermane?

May 8, 2026
Veliaj: Qytetari s’mund të mbetet pa të drejtë përballë pushtetit të drejtësisë

Veliaj: Qytetari s’mund të mbetet pa të drejtë përballë pushtetit të drejtësisë

May 8, 2026
Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

Këshilli i Integrimit pa opozitën, Balla: Po vetëpërjashtohet, negociatat mbyllen në dhjetor 2027

May 8, 2026
Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

Veliaj në “Administrative”: Mbi mua dhe familjen time është bërë “veting”, po më mohohen të drejtat

May 8, 2026
Veliaj në sallën e gjyqit: E di e gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror!

Veliaj në sallën e gjyqit: E di e gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror!

May 8, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

May 8, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Vrasja e Rexhep Ismailit/ Kush është Tori Ruçi, që u bë shkak për konfliktin

May 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In