• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse është trembur Ilir Meta?

by Artur Ajazi
16/07/2020 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Përditë dhe më shumë, kreu i shtetit duket i trembur, i merakosur, i përkundur, i nevrikosur, i pavendosur, dhe kjo po i ndodh edhe pse kërkon nga Lulzim Basha (të cilit i bëri gjithë atë pritje në Presidencë) aleancë dhe mbështetje.

Kryetari i shtetit, më tepër se duket, është thellësisht i trembur, megjithëse po ruan “qetësinë” e humbur me deklarata dhe konferenca shtypi. Ilir Meta, nuk po i lë kohë fare fjalimeve të kryeministrit Rama, dhe po ngutet të dalë para mediave sapo dëgjon shpjegimet dhe këshillat e tij për opozitën parlamentare dhe atë jashtë saj.

Ilir Meta, është thellësisht i brengosur, i shqetësuar, i trembur, i pavendosur, për ç’ka duhet të bëjë sot dhe pas zgjedhjeve të 2021. Ai e ka merakun tek LSI, si foleja e fundit, nga ku kreu aktual i shtetit, do të gjejë qetësinë e humbur, por kurrë më, mundësinë për të shijuar pushtetin, as me Bashën, dhe kurrsesi me Edi Ramën. Trembja e Ilir Metës, vjen nga forcimi i qeverisjes së Edi Ramës, trembja e tij vjen nga arritjet dhe bashkëpunimet e qeverisë me faktorin ndërkombëtar, duke parë dhe ndjekur nga afër, gjithë proceset e afrimit dhe ndihmave edhe nga KE dhe BE.

“Presidenti këtu është, nuk ikën presidenti, por populli aty është, e kujtoni 2 marsin, shperndaje shperndaje thonin, se do flasim me letra, jo me hartime. Nuk do zgjedhim asnjë model lindor, na kaluan njëherë si kusur të Jugosllavisë, por tani e kemi rrugën e përcaktuar do të bëhemi vetëm anëtarë të BE”- ka deklaruar gjithë ankth gjatë fjalimit të tij dje në mesditë Ilir Meta. Duke harruar detyrimet e tij kushtetuese, dhe duke u marrë gjithë ditën me logjistikën dhe hartën e veprimeve të ish-opozitës së vjetër, Ilir Meta u kujton atyre që e besojnë se “presidenti nuk ikën, edhe populli është këtu”, madje kujton edhe 2 Marsin.

Çfarë hipokrizie, edhe i trembur edhe i trimëruar, ndërkohë edhe i mëkatosur ndaj qeverisjes, institucioneve ligjore, dhe veçanarisht Edi Ramës. Ky është kryetari i shtetit, që ka kthyer për hatër të Lulzim Bashës dhe interesave të tij, Presidencën në seli të opozitarizmit të shpartalluar. Ky është Ilir Meta, që ka 2 vjet që edhe pse duhej të ishte mbi palët politike, rri në llogoren e SHQUP-it dhe LSI-së tij, duke bombarduar me akuza, fyerje, dhe deklarata mashtruese, qeverinë, Parlamentin, dhe gjithë institucionet e shtetit.

Duke u tmerruar nga fitorja e sigurtë e një mandati të tretë të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, dhe duke e parë vehten shumë shpejt në pension politik, përballë ndonjë procesi ligjor, Ilir Meta ka vendosur të rreshtohet hapur kundër shumicës qeverisëse, dhe në krah të atyre që dikur i quante “bandë kriminelësh dhe gangsterë me kollare”. Trembja e Ilir Metës është e dukshme, sidomos kur ai del para gazetarëve, fill pas fjalimit të Edi Ramës në Parlament, duke u munduar të spostojë kusuret nga vetja. Bashkimi i përkohshëm i Ilirit me Lulzimin para zgjedhjeve, ka gjasa të nxjerrë në “mejdan” një përplasje të re mes tyre, sidomos kur dihet se LSI, shumë shpejt do të mbetet si “kovë pusi pa ujë”, pa elektorat, pa deputetë, dhe ndoshta vetëm me dy kryetarë.

Next Post
Mbante lokalin hapur natën dhe me klientë, shoqërohet në polici pronari i biznesit

Mbante lokalin hapur natën dhe me klientë, shoqërohet në polici pronari i biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com