• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse është e lehtë të thuash që Eni Vasili “është paguar nga grekët”

by Mero Baze
23/10/2018 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lajmi se Eni Vasili është paguar nga një fond sekret i Ministrisë së Jashtme greke, është një shpifje e rëndomtë, ashtu siç është për gjithë të tjerët që janë në atë listë.

Në rastin konkret, lista është një manipulim i një sharlatani “patriot” shqiptar, që përdor teknologjinë e “Fake News” për të larë hesapet me ata që ka probleme. Dhe asnjë media serioze në Shqipëri, nuk e mori të mirëqënë.

Biles dje pati dhe përpjekje për ta zbardhur spekulimin me gazetën greke, e cila në fakt nuk ka përmendur asnjë emër.

Historia e fondeve sekrete të Greqisë për rajonin është politikë e tyre dhe në Shqipëri është shumë e verifikueshme se kush ka fituar prej tyre, përfshi për një kohë të hershme dhe shtypin shqiptar, por kjo nuk ka lidhje me këtë sajesë të ditëve të fundit.

Vetë Eni Vasili kishte bërë një sqarim formal, që e hidhte poshtë, dhe mendoj se nuk ka çfarë të bëjë tjetër më shumë se aq, para një akuze absurde.

Por në mbrëmje, pasi kishte kaluar telashet e ditës, si e akuzuar që është paguar nga Greqia, Eni Vasili dëgjonte me sy të hapur më shumë se zakonisht dhe gati në ekstazë, Sali Berishën, duke thënë se kolegu i saj kishte marrë 40 mijë euro nga Bajrat në Shkodër, dhe për këtë shpifësi i referohej “popullit”.

Eni Vasili nuk e hapi gojën, por vetëm sa zmadhoi sytë nga kënaqësia. Asnjë pyetje shtesë, asnjë kërkesë formale për burim, asnjë grimasë që të dëshmonte kundërshtinë e saj, asnjë përpjekje për të qenë gazetare, por thjesht si nje e magjepsur pas broçkullave të një plaku të lig, që gjithë jetën e tij ka dhunuar gazetarë dhe vazhdon ta bëjë për këdo që i vë gishtin në plagë.

Nuk është e nevojshme të mbroj Artan Hoxhën në këtë rast, pasi ai vjetërsira që e akuzoi, e bën këtë me këdo që ka probleme personale.

Por Eni Vasili ka nevojë të mbrojë veten. Ajo nuk mund të përdorë dy standarte. Nëse në rastin e akuzës ndaj saj, mbrohet duke thënë se nuk është e vërtetë që është financuar nga Greqia, pasi lajmet janë broçkulla të prodhuara nga sharlatanë. Dhe ne i japim të drejtë.

Kurse kur në studion e saj, ajo fton një kryesharlatan, që akuzon kolegun e saj me qetësi, se ka marrë 40 mijë euro për intervistën me një mafioz, pa as më të voglën përpjekje për të dhënë qoftë dhe një provë, atëhere ajo duhet të zgjedhë nëse është viktimë e lajmeve të rreme, apo prodhuese e tyre.

Me kriterin që Berisha prodhon lajmet para fytyrës në ekstazë të Eni Vasilit, ne mund të themi lirshëm që Eni Vasili është financuar nga grekët, ka marrë fonde të dyshimta nga qeveria “Rama” në emër të një shoqate fantazëm, ka qenë përdorur nga mafia e naftës së Rezart Taçit dhe është paguar për të mbuluar korrupsionin e tij, e çfarë të na vijë në mendje për jetën e saj. Për fat, nuk e ka bërë askush, pasi është minimalisht, ose më i përgjegjshëm se Eni Vasili në gazetari, ose më pak partizane se ajo, ngaqë nuk them dot, jo aq budallaqe sa ajo.

Por të ankohesh gjithë ditën se të akuzojnë kot si e paguar nga Greqia dhe në darkë të bësh të njëjtën gjë kundër një kolegut tënd, vetëm që mos të prishësh magjinë që të kap nga surrati i një prej shpifësve më të mëdhenj të këtij vendi, tregon se ke probleme të rënda me personalitetin. Fiks identikiti i personalitetit, që i duhet fondeve sekrete fqinje, për të investuar. Por shyqyr që se kanë pikasur më parë.

Marrë nga TemA

Next Post
Pence: Ushtria e Hapësirës do të krijohet në vitin 2020

Pence: Ushtria e Hapësirës do të krijohet në vitin 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In