• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse duhet një Kushtetutë dhe kundër çmendjes së Presidentit?

by Mero Baze
13/02/2020 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Kuvendi i Shqipërisë tani është kthyer në një klinikë psikiatrie për huqet e Presidentit. Meqë Kushtetua e Shqipërisë dhe e asnjë vendi në botë, nuk parashikon se çfarë mund të bëhet kur çmendet Presidenti dhe nuk ushtron detyrën formale që ka për ceremoninë e betimit të një zyrtari të lartë, atëhere Kuvendi i Shqipërisë ka filluar të marrë masa.

Dje në mbrëmje ai ka votuar për të krijuar një mekanizëm zhbllokues, sipas të cilit Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar që është emëruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe miratuar nga Parlamenti. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt në ligjin për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që u bë shkak për këtë konflikt, është parashikuar çmenduria e Presidentit, por deri tek gjysma e rrugës.

Kështu ligji parashikonte se Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgon 3 kandidatura Presidentit nga të cilat ai do të zgjedhë një si kandidat për antar të Gjykatës Kushtetuese. Nëse Presidenti çmendej dhe nuk zgjidhte brenda një afati të caktuar, atëhere Këshilli i Emërimeve dërgonte në Parlament kandidaturën e renditur si e para. Ky ishte rasti i Arta Vorpsit.

Por ligji nuk parashikonte dhe gjysmën e çmendurisë tjetër. Pra si i bëhet që kur e miraton Kuvendi dhe ajo duhet të bëjë betimin formal para Presidentit, ky nuk e thërret, por cakton një tjetër.

Deri këtu nuk ka konstitucionalist në botë që mund ta parashikojë. Ndryshimet e ligjit, ja heqin dhe këtë mekanizëm bllokues Presidentit.

Tani Presidenti ka 10 ditë afat për të thirrur në ceremoni betimi një gjyqtar. Nëse nuk e bën, atëherë gjyqtari e dërgon vetë betimin me shkrim në Gjykatën Kushtetuese.

Në fakt, kur ligjvënësit parashikuan një mekanizëm çbllokues për emërimin, duhet ta parashikonin gjithë porocedurën si mekanizëm çbllokues, duke e përjashtuar dhe më tej Presidentin nga kjo histori, qoftë dhe nga një formalitet siç është betimi. Por me sa duket askujt nuk i shkonte mendja se Presidenti do përdorte dhe ceremonitë e betimit, për të bllokuar plotësimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka në dorë fatin e tij si President.

Por meqë Kuvendi i ka hyrë kësaj rruge, duhet të shikojë dhe raste të tjera të zhveshjes së Presidentit nga kompetenca formale, që mund të shkaktojnë kriza fatale.

E tillë është ajo që bëri Ilir Meta me zgjedhjet e 30 Qershorit. Në Kushtetutë, ai ka si detyrim të caktojq datën e zgjedhjeve 6 muaj para mbarimit të mandatit të të zgjedhurve. Dhe kishte caktuar 30 Qershorin.

Pastaj Kushtetuta nuk i jep kompetencë të caktojq datë të re zgjedhjesh, pasi ajo nuk është kompetencë e tij, por detyrim formal. Pra ai është njoftuesi i ditës së zgjedhjeve dhe jo prodhuesi i mekanizmit të ditës së zgjedhjeve.

Por ai e bëri. Caktoi 13 tetorin, duke kërkuar zhbërjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Natyrisht që nuk e pyeti njeri dhe vendi shkoi drejt zgjedhjeve, por ai i krijoi vendit një precedent me papërgjegjshmërinë e tij, deri në atë shkallë sa mund ta fuste në luftë civile.

Tani meqë historia na përballi me një rast të tillë, është mire të marrim masa që Kushtetuta të ketë zgjidhje jo vetëm për kriza normale, por dhe për kriza të shkaktuara nga një President anormal.

Ndaj ndryshimet të këtij tipi duhet të thellohen në shumë ligje, pasi ato nuk prekin kompetenca thelbësore të një Presidenti, por krijojnë mekanizma zbllokuese, kur një President çmendet. Pavarësisht fatit të keq të tij nëse kjo gjë ndodh, Shqipëria duhet të vazhdojë jetën e saj.

Next Post
Në foto me Çapjan, reagon Rama për herë të parë: Nuk e dija kush ishte, unë takoj shumë njerëz

Në foto me Çapjan, reagon Rama për herë të parë: Nuk e dija kush ishte, unë takoj shumë njerëz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com