• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Britania e Madhe është destinacioni i fundit për shqiptarët

by Aalison Pearse Stevens
05/06/2016 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët tashmë përbëjnë një nga grupet më të mëdha të emigrantëve të paligjshëm në Britani të Madhe dhe duket se politikanë dhe forcat policore janë të kapur në befasi. Ish­-vendi komunist, shihej dikur si një vend moçalor, i izoluar në lindje të Evropës, por sipas shifrave të Observatorit nga Barnardo, numri i fëmijëve shqiptarë, ndihmuar nga trafikantët, tani janë të dytët pas atyre nga Vietnami që duan të arrijnë Britaninë.

Kështu shkruan sot gazeta britanike, “The Guardian” e cila i ka kushtuar një analizë trafikimit të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe. “Ne jemi duke kaluar drejt një krize të re e tani është shumë vonë për të reaguar”, ka thënë Martyn Underhill, një zyrtar i kontrollit të kufirit për “The Guardian”.

Dy nga pretendimet që nxjerrin shqiptarët që kërkojnë azil në këtë vend janë: gjakmarrja, ose shtiren sikur janë nga Kosova. “The Guardian” sjell edhe rrëfimin e Agonit, shqiptarit 18­vjeçar që u trafikua nga Spanja në Britani.

“Babai im kishte një problem me mafien në Shqipëri. Mafia i kërkonte babait të paguante një gjobë, por ai nuk kishte para. Isha i frikësuar për jetën, ndaj kjo është arsyeja pse unë u largova nga Shqipëria. Braktisa familjen dhe u nisa për në Spanjë, të filloja një jetë të re. Aty takova dikë në Spanjë që kishte lidhje me një grup shqiptarësh që ndihmojnë njerëzit për të shkuar në Britani të Madhe. Ju duhet t’i paguani atyre një shumë prej 6 mijë paund. Nëse ju nuk i keni këtë shumë, të thonë që të punosh për ta”, tha Agoni.

Zyrtarisht, Mbretëria e Bashkuar është shtëpia e rreth 20.000 shqiptarëve. Por më shumë kanë hyrë së fundmi, duke pretenduar edhe se janë kosovarë që i kanë ikur luftës. Mbretëria e Bashkuar është destinacioni i fundit për të rinjtë shqiptarë, të cilët vijnë nga një vend ku 70% e popullsisë është myslimane dhe kodi mesjetar i kanunit ka ndikim në zonat rurale, shkruan “The Guardian”.

Sipas gazetës britanike, rritja e dukshme e numrit të shqiptarëve që hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar mund të jetë dhjetori i vitit 2010, kur ligjet e zbutura të BE­së i lejuan ata që të udhëtojnë në të gjithë zonën Shengen pa viza.

Panorama/d.i.

Next Post

Xhelozi zvicerane, rekord shitjesh për fanellat e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Gjirokastër, arrestohen 2 persona, një tjetër në kërkim

Abuzoi seksualisht me të miturin! Në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se është larguar në Greqi

April 2, 2026
“Oficerë sigurie edhe në shkollat 9-vjeçare”/ Zv.ministrja e Brendshme: Rojet do kalojnë në “vetting”

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Jam kurioze të shoh platformat

April 2, 2026
Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

Spahiu: Shqipëria s’ka as zjarrfikëse apo shkallë emergjence në rast sulmesh terroriste…

April 2, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

April 2, 2026
“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

“Rama e mori nga rruga”, Zogaj debaton me Gjinishin për Spiropalin: Është politikane karriere

April 2, 2026
“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

“Paralajmërimi i SHBA nuk është rutinë!”, Hoxha: Ja lidhjet e forta Iran-Shqipëri në trafikun e heroinës

April 2, 2026
Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

Mbi 100 ekspertë: Sulmet amerikane ndaj Iranit shkelin Kartën e OKB dhe mund të jenë krime lufte

April 2, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Kosovë, kuvendi zhbllokon 121 mln euro, deputetët votojnë marrëveshjet për energjinë dhe rrugët pas krizës në Parlament

April 2, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

“S’ka celula iraniane në Shqipëri”, Haxhiu: Deklarata e ambasadës amerikane, e tepruar!

April 2, 2026
Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

Goditet me raketë baza e forcave paqeruajtëse të OKB-së në Libanin jugor

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In