• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Përse Berisha pranon të dëshmojë vetëm para Fevziut?

by Mero Baze
29/09/2020 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha nuk ka dëshmuar kurrë në Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit. Kur ndodhi vrasja, nuk dëshmoi se nuk kishte besim tek Prokuroria, por dëshmoi para një diplomati amerikan. Më pas kur ishte vetë në pushtet, nuk dëshmoi, se nuk i hynte në punë Azemi. Nuk dëshmoi as kur kryeprokurori ishte mik i tij. Nuk dëshmon akoma.

Tek i vetmi që ka besim të “dëshmojë”, është Blendi Fevziu, për shkak të lehtësisë që ka për të thënë çfarë të dojë. Dhe mendoj se ky është një nga shërbimet më të mëdha që Fevziu i bën drejtësisë, pasi është i vetmi që i heq frikën Berishës të flasë për Azem Hajdarin dhe vrasjen e tij.

Dhe dje i ka bërë një shërbim.

Së pari, për të kuptuar se sa serioz është Sali Berisha kur flet për motivin e vrasjes së Azemit, mjafton të shikoni qëndrimin e tij ndaj rolit të Fatos Nanos në këtë histori.

Natën e vrasjes e shpalli Fatos Nanon urdhërues të vrasjes dhe shpiku se vrasësit e kishin pritur Nanon në aeroport pasi po kthehej nga Lisbona, ku kishte “shitur” Kosovën.

Eshtë gënjeshtër e verifikueshme, pasi Nano ka mbërritur në aeroprt në mbrëmje, ndërkohë që vrasja kishte ndodhur, ndërsa vrasësit kishin 4 orë para godinës së PD, që prisnin të dilte Berisha.

Atë natë Berisha ka dërguar njerëz të shikojnë a kishte dritë tek apartamenti i Fatos Nanos tek blloku “11 Janari”, për ta hedhur në erë dhe për ta varrosur kështu historinë e autorit të vrasjes me hakmarrje. Por nuk gjeti njerëz ta bënin aktin.

Më pas u pajtua me Fatos Nanon dhe u bë mik me të. Pasi u bënë miq dhe pasi e përdori Fatos Nanon prej 2007 deri më 2013, sa herë kishte zgjedhje, si kritik të opozitës, kërkoi dhe ndjesë që kishte akuzuar Fatos Nanon, se ishte nxituar dhe nuk ishte e vërtetë.

Tani Fatos Nano i duket që është bërë sërish mik me Edi Ramën, se ky i fundit e ka uruar për ditëlindje, dhe dje ju rikthye akuzës së vjetër, që ata mund ta kenë takuar Nanon në aeroport, pasi sipas tij: “Ne kemi patur një informacion se vrasësit e Azem Hajdarit atë ditë në drekë kanë pritur në aeroport Fatos Nanon…”

Mjafton kaq për të kuptuar seriozitetin e këtij njeriu ndaj dëshmisë për një vrasje dhe të vërtetës. Me dëshminë e padhënë kurrë për vrasjen e Azem Hajdarit, Sali Berisha ka dashur të vrasë gjithë jetën çdo kundërshtar dhe të shpëtojë vetë, ndërkohë që është njeriu që e ka shtyrë drejt vendit të vdekjes.

Elementi i dytë që është pozitiv në deklaratën e djeshme të Sali Berishës, është se pranoi për herë të parë publikisht se një militant i PD i ka shkuar në zyrë pas vrasjes dhe i ka thënë: “Unë e vrava Azemin, se e nxorra në pritë”. Kjo ka ardhur pas një presioni të madh publik të njerëzve që e kanë ditur këtë skenë, përfshi dhe shumë shkrime të mija.

Tani meqë nisi të “bilbilosë”, është mirë ta çojë deri në fund. Të na shpjegojë si mundet që Azemi të dalë me një telefonatë militanti, ndërkohë që ai nuk pyeste as për urdhërat e Berishës.

E vërteta është se “militanti” nuk është njeri aq i thjeshtë. Motra e tij ka qëndruar “non stop” në paradhomën e Berishës, pasi është mjeke dhe shoqe e ngushtë e Liri Berishës. Dhe i vetmi skenar bindës është që “militanti” ta ketë marrë porosinë nga telefoni i motrës prej Berishës.

Dhe vetëm se Azemi e dinte këtë lidhje, është llogjike t’i jetë bindur kërkesës së ardhur nga paradhoma e tij. Është mirë që këtë deklaratë ta thellojë më tej në Prokurori.

Dhe e treat, është historia e incidentit në Tropojë, ku nisi sherri me Haklajt. Berisha tha si “pa mendje” se ka dashur ta marrë Fatmirin me vete në Tiranë, të sqarohej pas mitingut. Në fakt, ka kërkuar të marrë me vete Shkëlqimin, vëllain e tij të vogël, i cili po i prishte mitingun duke protestuar dhe që u vra disa muaj më vonë në një pritë.

Por kjo fsheh një të vërtetë tjetër të madhe. Ai protestonte jo si militant anti-PD, por se Berisha nuk kishte lejuar të hipte në traget Fatmir Haklaj me trupin e viktimës nga Haklajt, që ishte vrarë në Urë të Milotit një natë më parë.

Edhe arkivoli, dhe eskorta e PD, ishin gjendur bashkë në Koman për të hipur në traget, dhe Berisha kishte udhëruar që arkivoli të rrinte në tokë dhe të hipte vetëm eskorta e PD në traget. Kjo irritoi njerëzit që prisnin arkivolin dhe shkuan të protestonin kundër tij.

Duke fshehur provokimin e tij dhe duke bërë sikur ngatërron personazhet, Berisha tenton të fshehë origjinën e konfliktit dhe të shesë bashkëpunëtorët e tij në përgjakjen e Tropojës prej 1997 deri më 2000, që ka shënuar mbi 70 viktima.

Të tjerat pastaj dihen. Azemi i dorëzoi kasetën plakut të Haklajave, ku dukej qartë urdhëri i Berishës për të marrë djalin e tij në Tiranë dhe ata erdhën të merrnin gjakun tek Berisha. Ky i fundit duke qenë i qartë se ata para PD ia kishte sjellë Azemi, e nxorri atë për ta paguar me kokë këtë histori.

Ndaj them se është fat që i vetmi vend ku Berisha çlirohet të flaës, me shpresë se pak nga pak, modifikon historinë, është Fevziu. Se ai ka atë pyetjen magjike:

– Jeni i sigurt që nuk keni gisht në vrasjen e Azemit?

-Në asnjë mënyrë, përgjigjet Berisha.

-Faleminderit pra, u sqarua dhe kjo histori.

Next Post
Cakaj takon nënkryetarin e CDU: Folëm për mbylljen e Reformës Zgjedhore dhe zbatimin e detyrave para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Cakaj takon nënkryetarin e CDU: Folëm për mbylljen e Reformës Zgjedhore dhe zbatimin e detyrave para Konferencës së Parë Ndërqeveritare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

“Do ua thyejmë xhamin”, agjentët e emigracionit në SHBA kërcënojnë ekipin e gazetarëve

January 26, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Të pafajshmit fëmijë dhe testi i madh i foster care në Shqipëri

January 26, 2026
Shpërblim 15 mijë lekë për familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe/ Malaj: 150 mln euro shtesë për..

Malaj: Ndërtimi ‘motor’ për zhvillimin ekonomik, do formalizojmë tregun e punës

January 26, 2026
Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

Lëvizte i armatosur me pistoletë, 31-vjeçari arrestohet në Bulevardin “Zhan D’ark”

January 26, 2026
Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

Lamallari kritika ILD-së: Pavarësia nuk mund të jetë alibi për mosveprim dhe mungesë llogaridhënieje

January 26, 2026
E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

E rëndë në Durrës! Babai godet me thikë vajzën, plagoset edhe një kalimtar

January 26, 2026
Shtyhet seanca për  “Partizanin”, Berisha mungoi!  Malltezi: Nuk e njoftova për fletëthirrjen

Çështja “Partizani” pa praninë e kamerave, Gjykata refuzon kërkesën e mediave

January 26, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Dosjet stok, Sadushi: Drejtësia që vonon rrezikon të kthehet në padrejtësi

January 26, 2026
Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

Rritja e inteligjencës artificiale po shkatërron më shumë vende pune

January 26, 2026
Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

Begaj apel magjistratëve: Qytetarët presin vendime të drejta dhe në kohë të arsyeshme!

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In