• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha po i përgjërohet Safetit se nuk ka gisht tek shantazhi ndaj tij?

by Mero Baze
29/06/2023 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Më në fund Berisha reagoi për përfshirjen e tij të drejtpërdrejt në inskenimin dhe shantazhimin e ish kryebashkiakut të Kukësit përmes një skandali seksual. Këtë detyre të vështirë ja kishte ngarkuar Edi Palokës meqë I përshtatet si karakter.

Me një butësi të padëgjuar më parë prej gojës së tij ai shpjegoi se Edi Rama e ka gabim që fajëson Sali Berishën për atë skandal se Berisha nuk merret me këto punë por këtë mund ta ketë bërë vet Edi Rama.

Thelbi I sqarimit të Berishës përmes Palokës në fakt kishte të bënte me një lloj frike se mos Safeti identifikon Berishën si njeriun që e ka shantazhuar . Dhe për këtë I bën atij thirrje të shikonte nga Edi Rama si pistë të mundshme të shantazhimit.

Reagimi I pazakont tregon se Berisha po ndjen një valë hakmarrje dhe rreziku për atë që ka bërë dhe tani po kërkon të qëndroj larg kësaj historie.

Nga mënyra se si shprehej zëdhënësi I tij ai dukej sikur po I përgjërohej Safetit se ai nuk është ngatërruar në këtë histori, madje nuk ka bërë as komente për skandalin seksual. Dhe të vetmin shpëtim që shikon nga një hakmarrje e mundshme është që t’ia kaloj topin Edi Ramës dhe të konsideroj atë autor të këtij inskenimi.

Reagimi pas dy jave heshtje të sikletëshme, pas provave që po dalin përditë në publik, tregon se Sali Berisha tani është I qartë se provat që po publikohen çojnë gjurmët e shantazhit në zyrën e tij. Publikimi I bisedës telefonike mes porositësit të regjistrimit dhe vajzës që u përfshi në këtë skandal, tregonte qart se dhe vet tutori I kësaj pune ishte I pafuqishëm përballë Berishës që të ndalte publikimin dhe I kërkonte vajzës të arratisej që atë ditë se nuk dihej se çfarë ndodhte të nesërmen.

E vetmja porosi e tij ishte që vet vajza të shkonte “të takonte Salën”.
Tani në vend që ti përgjërohet Safetit, që nuk është I përfshirë, është më mirë të bëj deklarata publike pse e ka takuar para dhe pas regjistrimit vajzën në fjalë në zyrën e tij, çfarë ka biseduar me të, përse porositësi I kasetës I thotë asaj të shkoj “të takoj Salën” që të shmang publikimin dhe mbi të gjitha të shpjegoj raportin e tij me këtë vajzë, të cilën nuk e trajton si militante të zakonshme që e takon në rrugë e del në foto, por e ul në krye të zyrës dhe detyrohet të pozoj me të si njeri I marrë peng.

Këto sqarime ndoshta nuk I vlejnë shumë Safetit se ai tani e di të vërtetën, por mund ti vlejnë SPAK, që ta zbardh më shpejt dhe më qartë ngjarjen. Pas kësaj mund të jetë dhe më I qetë, si bashkëpunëtor I drejtësisë, se sa jeton I shantazhuar si bashkëpunëtor I Almës dhe tutorit të saj kuksian.

Next Post
Bregu: Krimi kibernetik, qasje rajonale dhe standarde të BE-së, një domosdoshmëri

Bregu: Krimi kibernetik, qasje rajonale dhe standarde të BE-së, një domosdoshmëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In