• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha nxitoi ta zaptonte PD?

by Mero Baze
25/03/2022 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të zaptoj zyrat e Partisë Demokratike, ende pa përfunduar konflikti ligjor mes tij dhe partisë, duke përdorur një vendim tërësisht të paligjshëm gjykate, të cilin ai e kishte paralajmëruar përpara seancës gjyqësore për shkak të lidhjeve okulte që ka me gjyqtarin në fjalë.

Sapo vendimi u shqiptua, ende pa u zbardhur, ai bëri një provë force të ngjashme me 8 janarin, por me ndryshimin që atëherë dyert e blinduara nuk e lanë të arrinte në zyrën e kryetarit, kurse sot kryetari në detyrë, ishte më keq se një derë e blinduar për të.

Janë dy zhvillime qe sot e tronditin Sali Berishën.

Për herë të parë, ai dëgjoi sy më sy nga një kryetar i Partisë Demokratike që është “person a non grata” dhe nuk ka vend në Partinë Demokratike. Lulzim Basha ja tha i pari, por ja tha në distancë. Kjo është hera e parë që ai e dëgjoi në sy dhe kjo është për të, një vare më e rënd se ajo e atyre të marrëve të tij më 8 janar.

Berisha nxitoi të marrë zyrat e PD, pikërisht për ta bërë fakt të kryer zaptimin e PD dhe për ta nxjerr jashtë loje gjithë mekanizmin ligjor të Partisë Demokratike kundër tij.

Ai shpresoi se duke u shoqëruar nga Sali Lusha dhe ca tropojanë të tjerë të fort, mund të trembnin drejtuesit në detyrë të PD dhe ta bënin fakt të kryer zaptimin e institucionit.

Për fatin e tij të keq, nuk ndodhi ashtu. Vendimi i paligjshëm i marrë sot nga një gjyqtar në Gjykatën e Tiranës do të rigjykohet në apel, është më shumë një kthim përgjigje i kërkesës së Sali Berishës për të regjistruar aktet e mitingut të 11 Dhjetorit në stadium. Ai nuk është një vendim gjykate i bazuar në fakte apo vazhdimësinë ligjore të PD, pasi dosja ligjore e PD gjendet në Gjykatën e Apelit dhe jo në duart e gjyqtarit. Vendimi i gjyqtarit është një cop letër e paguar shtrenjtë nga Sali Berisha për tu dukur kryetar.

Ky akt vlen vetëm për të treguar gjithë atyre që akuzojnë Reformën në Drejtësi, se sa pushtet ka ende Sali Berisha për shkak të investimeve personale në drejtësi, dhe përse i përdor ai kamikazët e vet në drejtësi. Rasti i sotëm tregon pse Reforma në Drejtësi duhet të jetë e thellë dhe e bazuar mbi hetimin skandaleve të tilla.

Por zhvillimet e ditës së sotme, qartësuan po ashtu ndarjen e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, dhe fundin e retorikës ë bashkimit të dy grupeve në Një.

Elektorati antiberishë në Partinë Demokratike nuk e dominon Partinë Demokratike, por përbën së paku një të tretën e elektoratit të saj dhe është elektorati më ideologjik i asaj partie, pasi përfaqëson të djathtën reale që ndjehet e tradhtuar nga një ish komunist që ka 31 vjet në krye të PD dhe përpiqet ta përdhunojë përsëri. Ai elektorat nuk e voton kurrë Sali Berishën dhe sikur ai të zaptoj zyrat, dhe sikur ti eliminoj fizikisht gjithë drejtuesit e tyre. Ai elektorat në fakt është i vetmi që ka një rol historik në Shqipëri, pasi fal tij Sali Berisha nuk vjen dot kurrë në pushtet, pasi nuk e merr dot votën e tyre. Nuk e merr dot as kur bën betejën me Bashën, as me Alibejn dhe as kur votohet për zgjedhje parlamentare apo lokale.

Sali Berisha e di këtë, ndaj do ti jap fund sa më shpejt këtij debati, të vetshpallet kryetar dhe të mbaj atë pjesën e fanatikëve të tij me gënjeshtra derisa të vijnë zgjedhjet pas një viti e të marrë sërish 29 për qind , duke bërtitur përsëri mi vodhi Edi Rama me Xhorxh Sorosin.

Sot një kryetar në detyrë në PD, që vjen nga shtresa e të persekutuarve politik, e bindi më shumë se kushdo tjetër Sali Berishën, se ai e ka të humbur betejën të bëhet një lider i pranuar në PD. Ai mund të vazhdoj të jetë një lider i Shtëpisë së Lirisë, të marrë Ilir Metën nënkryetar dhe të vazhdojnë fitoret kundër Lulzim Bashës së dorëhequr, por nuk do të arrijnë kurrë tu qesh buza dhe të fitojnë ndonjë betejë elektorale në Shqipëri.

Dhe e gjithë kjo e thënë pa ndodhur zhvillime të tjera në fushën e drejtësisë dhe sanksioneve ndërkombëtare ndaj zyrtarëve të korruptuar në Shqipëri.

Sali Berisha sot nuk është ndeshur me dyer të blinduara por me një pengesë të pakapërcyeshme brenda PD, që ka të bëj me faktin që ai është një i dënuar dhe aty nuk e pranojnë. E dimë tani që ata që e refuzojnë nuk janë ende shumicë në PD, por ata që janë shumicë nuk jemi të sigurt se e pranojnë të gjithë, që të mbeten në opozitë për hir të Sali Berishës. Dhe nëse doni ta shikoni cfarë mendonte vërtet Sali Berisha pasi doli nga zyra e Alibej, shikoi atë videon me atë “demokraten” e çmendur që çirrej në korridor. Aty ishte shpirti dhe makthi i Sali Berishës.

Next Post
Lefter Maliqi: Berisha e Meta e çojnë opozitën në fitore dhe risjellin pluralizmin, janë frymë e re. Unë do marr Beratin

Lefter Maliqi: Berisha e Meta e çojnë opozitën në fitore dhe risjellin pluralizmin, janë frymë e re. Unë do marr Beratin

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    O Mero.Të dha bukë Berisha dhe të mori këshilltar në Presidencë.Ti e di pse u prishe S, të dha tenderin milion dollarë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Fjalime, molotovë, dhe… në rishikim

January 24, 2026
FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

FOTOLAJM/ Deputeti me kobure përplaset me policët që ndiqnin protestuesit në rrugët e Tiranës

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

Protesta para Kryeministrisë/ Boçi: Ky s’është vendi i qeverisë, por i hajnisë! Blushi: Regjimet bien vetëm kur…

January 24, 2026
“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

“Narkopolicia sulmoi në mënyrë të çmendur protestuesit”, Berisha: Kërkoj lirimin e 25 demonstruesve

January 24, 2026
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit/ 11 efektivë të plagosur nga sulmet me molotov, identifikohen autorët

January 24, 2026
“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

“Mos i prekni çunat! Jeni plehra”, deputeti demokrat përplaset me policët gjatë shoqërimit të protestuesve

January 24, 2026
Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

Mbyllet pas 3 orësh protesta e PD, Berisha përgëzon demonstruesit: Bravo! Po bëni historinë, do mblidhemi sërish

January 24, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

January 24, 2026

Pse Berisha përsërit se nuk pret të vijë në pushtet nga SHBA

January 24, 2026
Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

Vijon protesta para Kuvendit, arrestime dhe të lënduar! Policia iu përgjigjet me gaz lotsjellës

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In