• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha nuk ‘kishte fuqi’ t’i merrte paratë ruse kundër TAP

by Mero Baze
18/03/2022 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha po përpiqet të dal nga telashet nga ku ka futur veten,  me gënjeshtrat e tij “patriotike”, duke na dëshmuar jo vetëm mënyrën primitive se si funksiononte shteti I tij dhe pazaret e tij, por dhe pengjet që ka pasur para ofertave të cilat realisht nuk ka pasur fuqi ti pranojë.

Një ditë më parë ai deklaroi në Kuvend se “vetëm për TAP Sali Berishës i janë ofruar shuma përrallore”. Deklarata është e qart që është në kontekstin personal, pasi ai shpreh “rezistencën” e tij personale kundër përpjekjes për korruptim.

Pas reagimit të ambasadës dhe ruse dhe pyetjes retorike të tyre “sa pare kërkoi Sali Berisha që as Gazpromi nuk mundi ti mbledh dot ato shuma përrallore”, Sali Berisha rreshton një ofertë informale të Gazpromit, për investime në Shqipëri në shkëmbim të heqjes dorë nga TAP. Kjo nëse është e vërtet, nuk është ofertë për të korruptuar Sali Berishën, por ofertë për ta rekrutuar. Dhe kjo është çështje e sigurisë kombëtare dhe jo e SPAK. Ai për këtë duhet të mblidhte Këshillin e Sigurimit, (siç bën Meta kur i del ndonjë muhabet i tillë) dhe jo ta mbante sekret për vete. Sekrete mban vetëm mafia dhe jo një kryetar shteti. Kjo e komplikon më shumë të vërtetën mbi korruptimin e tij.

Së pari në shtetin shqiptar në Ministrinë e Energjetikës dhe në zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë nuk ekziston asnjë ofertë e tillë nga Gazpromi , e shqyrtuar apo e hedhur poshtë nga zyrat e shtetit shqiptar. Pra nuk ka lënë gjurmë zyrtare një ofertë e tillë. Kjo është një provë që oferta nuk ka ekzistuar në rrugë shtetërore, por nëse ka ekzistuar ajo ka qenë private dhe korruptive për personin ose familjen e tij. Të paktën ta kishe protokolluar si ofertë shteterore që tia tregonte tani SHBA e cila e ka futur në listë të zezë për korrupsion madhor, përpara se ata të “protokollonin”, të kundërtën që mund të ketë ndodhur.

Së dyti deklarata zbulon shtetin privat të Sali Berishës gjatë pushtetit të tij. Sali Berisha thotë se oferta I ka ardhur nga një biznesmen turk mik I tij të cilën nuk e thotë me emër, gjë që e bën dhe më të pabesueshëm. Por dhe sikur ta marrim të mirëqenë, është edhe më keq, pasi tregon se si funksionon shteti I Sali Berishës. Vjen një biznesmen anonimë, bën një ofertë për miliarda euro investime, dhe ky vendos ti pranoje ose mos ti pranojë. Në rastin konkret nëse oferta do të ishte zyrtare, ajo duhet të shqyrtohej në qeveri dhe të hidhej poshtë për arsye gjeopolitike, duke ua bërë të ditur këtë dhe partnerëve perëndimorë të interesuar për strategjinë e pavarësisë energjitike nga Rusia. Këtë histori nuk ja ka treguar askujt deri më dje. Paska ardhur një sekser turk, I ka bërë një pazar dhe ky nuk e ka pranuar. Nuk ua ka treguar këtë as shqiptarëve, as partnerëve perëndimor të interesuar për këtë çështje. Atëherë është e qartë që është pazar dhe vendim personal.

Së treti projekti I TAP nuk është projekt I Sali Berishës por një projekt ndërkombëtar ku Shqipëria është segmenti më i shkurtër i saj. Sali Berisha ka pasur në dorë vetëm ta refuzonte TAP por për këtë mund të mos qëndronte në karrige as 24 orë. Madje dhe kështu si e ka nënshkruar, Shqipëria është vendi që fiton më pak se kushdo tjetër nga TAP pasi ende nuk merr dot asnjë litër gaz. I vetmi fitim që kemi deri tani është se jemi brenda një korridori energjetik të sigurt I mbështetur nga Perëndimi, dhe që kemi pasur disa kantiere ndërtimi kur ai po vendoste tubat nëpër Shqipëri. Këtu ish kryeministri ka pasur në dorë ta bënte projektin më atraktivë për Shqipërinë, por në fakt nga gjurmët që ka lënë ai, të vetmet negociata që ka bërë “me një çantë të zezë tek këmbët” në takime kok më kokë , kanë të bëjnë vetëm me faktin se kush biznesmenë do merrte tenderin në Shqipëri si nënkontraktorë.

Kjo e bën dhe pak qesharakë përpjekjen e tij për ta paraqitur TAP si vepër të tij. TAP është ndërtuar pasi ai iku nga pushteti, dhe ai vetëm sa ka nënshkruar kontratën e tenderëve për klientët e tij. TAP është projekt ndërkombëtar me prioriritet gjeopolitik, dhe Sali Berisha nuk ka pasur fuqi as të ishte armik i tij, dhe natyrisht as ndonjë kontributor I tij, përveç ndonjë ryshfeti që ka marrë duke bërë pazare për punët që do bëheshin .

Natyrisht këto pazare kanë qenë shumë më të vogla para asaj që mund të kenë ofruar rusët, por ai në fakt jo se nuk I ka dashur, por nuk kishte fuqi tua merrte, se pastaj do jepte llogari për misionin që duhet të kryente. Pra, pasi ti merrte duhet të sabotonte TAP në Shqipëri. Dhe aty nuk do kishte kohë as ti numëronte paret se ja numëronin në ballë.

Next Post
Intervista/ Putin ndryshoi pas vrasjes së Gedafit. Krimea dhe sulmi ndaj Kiev, me paralele nga Kosova

Intervista/ Putin ndryshoi pas vrasjes së Gedafit. Krimea dhe sulmi ndaj Kiev, me paralele nga Kosova

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In