• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha “flet me vete”, për krimet e tij?

by Mero Baze
31/05/2019 21:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Sali Berisha është vet-rregjistruar në studion e një media që drejton djali i vet në Tiranë dhe e ka publikuar intervistën për një TV në Kosovë. Është nga ato rastet kur ai nuk do askënd ta shqetësojë. Kamera duhet të jetë e djalit, studioja e djalit, gazetari kujdestar, “argat” i djalit, dhe dy gazetarët e tjerë nga Kosova, si dekor i asaj që do të thotë. Dhe gjerat që thotë janë njëqind përqind gënjeshtra, pa ja ballafaquar askush.

Berat Buzhala dhe kolegu i tij i Kosovës, janë gazetarë që punojnë e jetojnë në Kosovë. Kohëte e fundit ka një përdorim të tyre, sidomos të Buzhalës, për marketing politik në Shqipëri në favor të krahut Meta- Berisha, por dhe kjo është normale për gazetarinë partizane shqiptare.

Ajo që nuk është normale, është të përdoren si dekor, në intervista që përpiqen të fshehin gjëra të rënda dhe ata të bëjnë sikur nuk e dinë që ka ndodhur. Dhe “bëjnë” pasi mendoj se i dinë, se nëse nuk i dinë, atëhere nuk kanë pse shërbejnë si alibi për një njeri që fsheh krimet.

Kur një figurë e vjetër në politikë, si Sali Berisha, ka për të thënë gjëra të forta, fjala vjen akuza për vrasje politike, ai nuk duhet të banalizojë historinë dhe të tallet me të vdekurit.

E ka bërë dhjetëra herë këtë, kur të vdekurit i vret si ti dojë qejfi dhe ua ndërron dhe vrasësit sipas qejfit. E bëri përsëri dje. Dhe e bën përballë gazetarëve që së paku nuk kanë aftësinë të ballafaqojnë në vend faktet për të cilat ai gënjen.

Kur ke ndërmend të flasësh kush e vrau Ali Ukajn, së paku nuk duhet të bësh sikur ngatërron emra kushërinjsh dhe data, se del më i dyshimtë ti, se sa pala tjetër.

Kur ke ndërmend të flasësh për vitin 1997, duhet të jesh serioz, pasi njerëzit janë akoma gjallë dhe e dinë si janë hapur depotë. Depot janë hapur në mars të vitit 1997, dhe Sali Berisha ka nja 7 deklarata përse janë hapur dhe si janë hapur.

Në fillim ka akuzuar Komitet e Shpëtimit në jug, pastaj ka akuzuar Safet Zhulalin si tradhtar, pastaj ka akuzuar Fatos Nanon, më vonë ka akuzuar shtetin e dobët, pastaj CIA, pastaj shërbimin grek etj.

Tani pas 20 vjetësh paska dal ne versionin që i ka hapur vetë, se donte që armët të shkonin në Kosovë. Në fakt, kjo është nëj deklaratë e mirë për ta marrrë nën hetim nga SPAK, edhe pse është e gënjeshtërt.

Është e sigurtë se këto broçkulla nuk do t’i thoshte kurrë para një gazetari normal të Shqipërisë.

Kur janë hapur depot, UÇK nuk ishte shfaqur. Për herë të parë UÇK u shfaq në nëntor 1997, dhe ashtu  në ilegalitet, kurse depot janë hapur në mars 1997.

Nga ana tjetër, brenda së njëjtës intervistë, Berisha pranon se ka arrestuar Hashim Thaçin se është gjetur me armë për UÇK. Kur i paska hapur depot për UÇK-në, pse i arrestonte veprimtarët e saj?

Akoma më banale është përpjekja e tij për të modifikuar historinë e qëndrimeve ndaj Kosovës, historinë e ftohjes me Rugovën, dhe të tregojë përalla për Kosovën në vitin 1999, kur ai ishte njeriu më i izoluar në botë.

Kur njeriu vendos të flasë për gjëra të rënda, për krime për të cilat është nën akuzë, apo për krime që kërkon t’ua hedhë në shpinë të tjerëve, ose shkon në Prokurori, ose del e rrëfehet i qetë para opinionit publik, duke mos zgjedhur kë ka përballë.

Mënyra se si Sali Berisha sillet si burracak, si një vrasës që ka frikë nga çdo reporter i rëndomtë që nuk e ka nën kontroll dhe që rregjistron intervistat në studiot e djalit të vet, për të fshehur krimet e veta, është një akuzë më vete, më e rëndë për të se çdo alibi që ai përpiqet të prodhojë me produksionet e djalit të vet.

Vetëm ideja që ai nuk guxon të përballet me gazetarë kritikë, që ja njohin historinë, por vetëm me dekore gazetarësh të porositur, ose të paditur, tregon sa i zhytur është në krim, dhe sa frikë ka të flasë rreth tyre.

Përveç rasteve kur flet në dhoma të mbyllura dhe bën monolog me vete. Siç flasin me vete gjithë ata që kanë vrarë.

Next Post
Rusia heq skenat e homoseksualëve nga filmi i Elton John

Rusia heq skenat e homoseksualëve nga filmi i Elton John

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

Festohet Sulltan Nevruzi, kryegjyshi botëror Baba Edmond Brahimaj: Dita e shpresës dhe ringjalljes

March 22, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

March 22, 2026
Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

Begaj takon Baba Mondin: Sulltan Novruzi të shërbejë për më shumë mirëkuptim në shoqërinë shqiptare

March 22, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Rexhaj: Opozita po minon kredibilitetin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare

March 22, 2026
Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

Zgjedhjet/ Rama angazhon ministrat dhe deputetët në kryeqytet, ja njësitë që u ngarkohen

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In