• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Berisha dhe Meta janë mbështetësit më të mëdhenj të Albin Kurtit?

by Mero Baze
11/06/2023 19:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Pak më shumë se dhjetë vite më parë, ndërsa kisha një emision ditor televiziv, kisha të ftuar Albin Kurtin. Para emisionit ndërsa u takuam e pyeta për kuriozitet, përse e kishte mbështetur një marrëzi të Berishës rreth sloganit “një komb, një pasaportë”, dhe disa teza izolacioniste të tij rreth “albanofibisë” në Evropë, që Berisha i bënte sa herë ndodhej në krizë me perëndimin. Mos gaboj, Kurti e kishte mbështetur Berishën për këtë në një intervistë me Rudina Xhungën.

-Kam taktizuar, tha. Unë nuk e dua Berishën, dhe kur të huajt e shikojnë që e mbështes dhe unë, e luftojnë dhe më shumë, pasi mua nuk më duan të huajt.

Ishte një detaj që tregonte shumë për metodat ilegale të luftës së tij politike dhe pandershmërinë në qëndrimet publike.

Tani po shikoj Sali Berishën dhe Ilir Metën që po mbështesin Albin Kurtin dhe kam në majë të gjuhës të njëjtën pyetje për ta, por nuk kam ku ti gjej. Edhe pse nuk janë aq të sinqerte sa Albini që ta ma japin atë shpjegim, besoj se është pak a shumë ashtu.

Mbështetja që Sali Berisha dhe Ilir Meta po i japin akteve dhe qëndrimeve antiperëndimore të qeverisë së Albin Kurtit, nuk kanë të bëjnë me ndonjë aleancë ideologjike mes tyre, por me përpjekjen e dy udhëheqësve antiperëndimorë në opozitë në Shqipëri, për të eksperimentuar se si mund të funksionojë një qeveri antperëndimroe në botën shqiptare.

Albin Kurti për të është antiperëndimori në pushtet, çka është në të vërtet makthi i tyre. Gjithë problemin që ata kanë në debatin politik në Shqipëri, është se nuk vijnë në pushtet dot se kanë kundër SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Në këtë rast Albin Kurti është shpëtimi i tyre, është modeli i suksesit, pasi është një antiperëndimor në pushtet. Dhe jo vetëm që është argument që edhe një antiamerikan fjala vjen mund të vij në pushtet në tokat shqiptare, por dhe mund ti shpall luftë SHBA dhe duke qenë në pushtet.

Është kjo arsyeja që Berisha dhe Meta janë angazhuar tërësisht në krah të marrëzisë së Albin Kurtit, duke e konsideruar atë patriotizëm të vërtet, dhe duke sulmuar qeverinë e Shqipërisë pse është në një vijë me qëndrimin e SHBA dhe BE kundër Kurtit.

Në fakt Edi Rama por sidomos socialistët shqiptarë kanë pasur një adhurim për Kurtin dhe lëvizjen e tij majtiste, pasi është në origjinë të partisë së tyre.

E di sa e vështirë ka qenë tua kritikoje Kurtin vite më parë dhe sa reagime negative kishte brenda tyre.

Demokratët e Berishës nuk e kanë dashur kurrë. Berisha jo e jo. E ka përdoru atë dhe Demaçin vetëm në disa momente që i janë dashur kundër Rugovës.

Dashuria e tanishme e tyre, nuk ka lidhje me ndonjë qasje ideologjike, apo aq më keq patriotike. E gjithë vëmendja dhe dashuria e Sali Berishës dhe Ilir Metës ndaj Albin Kurtit, është se ata shikojnë tek ai rezistencën kundër SHBA, shpresën e fundit për të ardhmen e tyre në politikë.

Dhe mbështetësit më të zjarrt të Albinit në Shqipëri e çmojnë pikërisht për këtë, për ti dhënë perspektivë një force antiamerikane dhe antiperëndimore në Shqipëri si model suksesi.

Kjo është e vetmja arsye për të cilën ata janë rreshtuar pro Albin Kurtit kundër Perëndimit. Dhe më kujtohet gjithnjë ai momenti kur Albini më pat shpjeguar pse e mbështeste Berishën.

Next Post
“Nipi i gruas më tha se fëmijët e mi janë të tijtë”, deklarata tronditëse e Harillës: Ajo iku me të

“Nipi i gruas më tha se fëmijët e mi janë të tijtë”, deklarata tronditëse e Harillës: Ajo iku me të

Comments 1

  1. Noc Rroku says:
    3 years ago

    O Mero !!!!!!! Unë Noci i pa shkalluar mendoj se EDI po e mbështet duke bërë Ai a’të që s’e bën dot Albini,……. Sa për .miqt e tu sali sulo gërdeci që realizuan gjenocidin përfundimtar mbi shqiptarët dhe Shqipërinë, nuk besoj se i lejojnë shefat të mbështesin dikë që përdor SHQIPEN, se venë në hale të gomerëve, thonë andej nga je zotrote, kështu që t’i gënjen kur thua që mblshtesin dikë që flet SHQIP. Flasim.

    Reply

Leave a Reply to Noc Rroku Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In