• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Basha po sillet, si pakicë brenda PD-së?

by Mero Baze
15/07/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Lulzim Basha nuk ka ndonjë arsye të fortë të ndjehet i trembur për garën në PD. Atij i mjafton të jetë i pacipë për të mos lejuar të bëhet garë, siç po sillet, dhe është në rregull.

Por gjesti i sotëm, kur ai kishte organizuar një “karshillëk” ndaj kundërshtarëve, duke mbledhur 12 kryetarë degësh nga Jugu në një drekë, për të treguar besnikërinë me të, tregon se ai edhe pse e ka kthyer garën në formalitet, nuk është i qetë.

Në fakt, në Jug, Partia Demokratike pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ka më pak deputetë se sa kryetarë degësh. Dhe kjo, falë atyre kryetarëve që ishin në drekë së bashku. Përdorimi i tyre si shenjë fuqie ndaj kundërshtarëve në një parti që nuk ka garë,  tregon se Basha ka probleme serioze me pasigurinë që ndjen nga brenda partisë.

Është e dëmshme së pari të bësh simbol të besnikërisë së kryetarit të partisë, disa kryetarë degësh që janë simbol i humbjes së partisë. Në degët që ata drejtojnë, PD është shpartalluar dhe ka tejkaluar nivelin kritik të vitit 1997, duke prekur bazën besnike të partisë.

Ata janë në atë tavolinë për t’i shprehur mbështetje Bashës, pasi ndjehen si ai, të humbur. Ata i bashkon më shumë solidariteti i humbësit dhe makthi nga ikja, se sa solidariteti ndaj një njeriu në rrezik, siç mund të mendohet kandidatura e Bashës.

Nga ana tjetër, gjesti i karshillëkut ndaj kritikëve të Bashës, tregon se Basha, përtej lojës që po bën me garën në PD, është realisht i shqetësuar nga ajo që po bëjnë kundërshtarët e tij dhe po i merr seriozisht për t’i rivalizuar. Pra, ai po bën njëkohësisht dy fushata. Një, së bashku me Selamin, dhe një tjetër kundër rivalëve të tij realë. Dhe kjo po tradhton qetësinë me të cilën ai shtiret se po pret fitoren.

Së fundmi, ky gjest është një praktikë që e ndjekin grupet në pakicë brenda një partie. Kur ato janë të rrezikuara, apo kur duan të shprehin një lloj identiteti të tyre politik, bashkohen në kështu drekash, apo fotosh, për të treguar se janë dhe ata që duhet të llogariten.

E bërë kjo, në emër të një kryetari partie që jo vetëm nuk rrezikohet të iki nga kryetar, por as nuk po rivalizohet realisht, do të thotë se ata e dinë më mirë se të tjerët se Basha po kthehet në pakicë në PD, dhe ata ndjejnë nevojën t’i tregojnë se janë me të.

Fotografia e sotme e besnikëve të Bashës, ngre më shumë pikëpyetje për pafuqinë e  Bashës dhe keqkatandisjen e tij, se sa për ndonjë epërsi. Ajo foto tradhton qetësinë e farsës së zgjedhjeve në PD dhe tregon se realisht Basha nuk është i shqetësuar nga ajo si garë, që duket sikur po bëhet, por nga mungesa e garës dhe nga kundërshtarët që e përfaqësojnë këtë mungesë. Dhe foto tregon se ata diçka kanë arritur. E kanë detyruar Bashën të identifikohet me humbësit e mëdhenj në PD.

Next Post
“Tregu rajonal, ide qesharake”. Ish-deputeti i PS kundër Samitit të Triestes

"Tregu rajonal, ide qesharake". Ish-deputeti i PS kundër Samitit të Triestes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

November 10, 2026
Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

Nga subvencionet te bashkëpunimi mes fermerëve, Salla: Çfarë ndryshon në bujqësi në 2027

November 10, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Makinat me targa të huaja, ja si do të paguhen rrugët në Shqipëri dhe çfarë parashikohet për targat shqiptare

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In