• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Basha, nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet

by Artur Ajazi
07/10/2020 13:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Lulzim Basha nuk ka asnjë shans për të fituar zgjedhjet e 25 Prillit 2021, dhe zero shanse të bëhet kryeministër i vendit, përsa kohë Edi Rama do të jetë në krye të Partisë Socialiste.Kjo e ka shpjegimin me dy fjalë, nuk drejton dot, dhe nuk fiton dot. E para, nuk drejton dot Partinë Demokratike, e cila është copëzuar në 1001 cifla të cilat nuk dihet se ku do të përfundojnë pas zgjedhjeve, dhe e dyta nuk fiton sepse përballë tij (nuk është realisht Rama) janë 2/3 e demokratëve me të cilët ai e ka zgjidhur përfundimisht “kontratën” e besimit dhe shpresës. Vetëm një ditë pas miratimit në Parlamentin e Shqipërisë të ndryshimeve në kod, që sanksionuan në ligjin e ri zgjedhor “ndalimin e koalicione parazgjedhore me listë të përbërë”, kryetari i PD Lulzim Basha (si gjithmonë pas pilafit) mblodhi aleatët ne selinë blu. Natyrisht në mbledhjen me dyer të mbyllura, janë diskutuar, jo vetëm “listat”, por edhe formula si do dalë në zgjedhjet e ardhshme “ish-opozita e bashkuar”.Skenari i parë është dalje me “dy lista”, njëra nga PD dhe tjetra  nga LSI, ndërkohë që Lulzimi po shqyrton një tjetër mundësi, daljen me një “listë unike”, por kjo pritet  të vendoset për më vonë. Ndërkohë pas takimit Lulzim Basha deklaroi se “ “vendimin e kemi marrë me shqiptarët, dhe nuk ka formulë ta shpëtojnë Ramën, vetëm po ndërroi të gjithë votuesit me Kushtetutë”. Njeriu në fakt mund të bëhet qesharak edhe rastësisht, apo edhe kur  i ndodh diçka e papritur, por të bëhet me ndërgjegje të plotë edhe kur është njeri publik dhe politikan që pretendon se “përfaqëson gjysmën e shqiptarëve”, kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ai është i bindur se, duke bërë shaka dhe duke bërë gjithmonë “viktimën”, do tu mbushë mëndjen shqiptarëve se “duhet të votojnë vetëm për PD”. Iku koha e “idealizimit politik” Lulzim, iku koha e mashtrimeve me “heronj tranzicioni” apo me akuza dhe shpifje “made in Doktori”. Sot  shqiptarët po prekin dhe shijojnë ndryshimin, alternativën dhe premtimet e mbajtura të Edi Ramës, sot shqiptarët  koha po i gjen të bashkuar, rreth  zhvillimeve të vrullshme të një epoke të re, ku integrimi  dhe rritja e cilësisë së jetës, mbeten parësore. Nuk e merr dot pushtetin ti Lulzim, duke i fryrë “burive” të Doktorit, duke u rehatuar tek programi i Doktorit, apo dhe duke  mbajtur shpresën se edhe ata demokratë që të kanë mbetur, do të votojnë si 30 vite më parë. Në PD nuk qasen më as ish-pronarët dhe as ish-të përndjekurit, të cilët ju i keni ofenduar dhe rrahur, kur ata kishin kurajon dhe kërkonin të drejtën e tyre. Në PD nuk qasen më as idealistët e dikurshëm dhe as ish-themeluesit e asaj partie, pasi ju i keni mbyllur derën, i keni denigruar, dhe fshirë emrin nga kujtesa historike e asaj partie. Nuk e fiton dot pushtetin ti Lulzim, sepse të mungon jo vetëm aftësia, karizma dhe mbështetja, por dhe të mundon e kaluara e cila të mban peng në SHQUP, bashkë me Doktorin. Të kërkosh pushtetin kur je kryetar i një partie politike është diçka krejt normale, por të kërkosh pushtetin kur nuk ndjehesh i tillë, kjo pastaj  quhet “diçka” tjetër Lulzim. Në 25 Prill 2021, në ditën e madhe të ndryshimeve  dhe mendësive politike, Partia Socialiste dhe Edi Rama, do të fitojnë thellë zgjedhjet, duke nisur rrugëtimin drejt mandatit të tretë qeverisës, me bekimin e  votës  së shumicës së shqiptarëve. Trego qytetari Lulzim, bëj një premtim nga sot, bëhu xhentil të paktën njëherë në jetën tënde, dorëzoi çelësat dhe vulën Doktorit, dhe uroje Edi Ramën, jo për servilizëm, por për gjithçka ai  ka  bërë deri sot, për vendin, politikën, madje edhe për ty personalisht. Bëje, dhe do të ndjehesh se ke bërë  vërtetë  gjënë e duhur, sa ishe në politikë, edhe pse rastësisht…..

Next Post
Top Channel po jep El Chapo-n

Secilit t’i merret qimja

Comments 2

  1. NASUFI TIRANE says:
    5 years ago

    Nuk merr pushtet se eshte gjobaxhi

    Reply
  2. Alda says:
    5 years ago

    Yess!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com