• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Basha e Kryemadhi refuzojnë Perëndimin?

by Mero Baze
28/02/2019 11:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me votat e anëtarëve të Partisë Demokratike, rrëzoi dje kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkon zbatimin e ligjit, sipas të cilit, kryetarët e bashkive që kanë tre mandate në detyrë të mos rikandidojnë. Propozimi, përveçse është një interpretim korrekt i një ligji të Parlamentit, është mbi të gjitha dhe një vullnet politik i shumicës, për të lehtësuar skenën politike lokale nga figura të cilat kanë mbi tre mandate, dikush prej popullaritetit, e dikush prej fatit politik të zonës ku kandidon.

Me këtë rast, i shumëgodituri, kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ai i Elbasanit, Qazim Sejdini dhe ndonjë tjetër nga shumica, nuk do të rikandidojnë më.

Partia Demokratike e kundërshtoi me vota këtë propozim dhe e bllokoi, për shkak se ky ligj prek disa nga kryebashiakët e saj, atë të Kamzës, Vorës, Vaut të Dejës, Lezhës etj.

Pra, partia e cila po bllokon hapjen e negociatave dhe ka djegur mandatet e Parlamentit, se mes të tjerash që nuk do të kandidojë më Vangjush Dako, në të vërtetë është gati të lejojë kandidimin ligjor të Dakos, për të mos djegur Xhelal Mziun, apo sivëllain e tij në Lezhë a Vorë, edhe pse dy prej tyre së paku janë subjekte të Prokurorisë prej disa vitesh.

Ky është një ilustrim se sa hipokrite është Partia Demokratike në dëshirën e saj për pastrimin e politikës përmes një kriteri ligjor, dhe sa protektive është për figura të diskretituara të saj, nga pafuqia për t’u shkëputur prej tyre.

Por hipokrizia nuk mbaron këtu.

Ndërsa faktori ndërkombëtar është i ashpër duke nxitur negociata të mundshme mes qeverisë dhe opozitës, pas kësaj situate, Berisha dhe Meta kanë nxitur një përshkallëzim të sulmeve ndaj ndërkombëtarve. Bile e kanë bërë me aq vetëdije, sa nxjerrin dhe idiotë si Flamur Noka për t’i sulmuar, që të mos kesh as mundësi t’u përgjigjesh.

Pra, nga një anë bëjnë sikur i ankohen Perëndimit për gjendjen në Shqipëri, nga ana tjetër akuzojnë Perëndimin se ka lejuar kanabizimin, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, dhe kësisoj ata kanë hequr dorë nga mandatet.

Madje sjellja publike e drejtuesve të opozitës është e tillë që ngjan sikur ata më shumë janë të gëzuar që kanë kapur “mat” Perëndimin që nuk i ndihmon dot në këtë krizë, se sa qeverinë.

Ata shqetësohen sa herë u ofrohen zgjidhje ligjore për kërkesat e tyre apo ndërmjetësim ndërkombëtar.

Ata kanë më shumë frikë nga zgjidhja e krizës, se sa nga vetë kriza, çka tregon se drejtuesit e opozitës nuk janë të lirë dhe pavarur në vendimet e tyre.

Është pak a shumë ajo që Basha i ka thënë zyrtarit të lartë amerikan, kur i ka telefonuar javën që kaloi, se vendimi është marrë nën presionin nga “lart” të Berishës. Vetëm kjo shpjegon faktin pse Basha e Kryemadhi nuk pranojnë të bisedojnë për zgjidhje të krizës.

Ata kërkojnë që Perëndimi të shkojë t’i marrë dorën “babës” dhe ta qetësojë. Për kaq është bërë e gjitha. Dhe bëhet pikërisht, kur Perëndimi si “problem shqiptar”, quan Kosovën, dhe jo Tiranën.

Berisha e di mirë kur qëllon me gurë për hall të vet. E bën sa herë Perëndimi kërkon të mos i ngatërrohemi nëpër këmbë. Por këtë radhë ka shumë shanse të shkelet me këmbë.

Next Post
Përplasjet mes Pakistanit dhe Indisë, banorët braktisin shtëpitë

Përplasjet mes Pakistanit dhe Indisë, banorët braktisin shtëpitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In