• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse askush nuk flet për gjykim urgjent të Dosjes 339?

by Mero Baze
06/06/2019 20:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Socialistët dhe demokratët kanë hyrë në një debat absurd pas publikimit për herë të tretë të dosjes 339, duke diskutuar njëra palë nxjerrjen e sekretit, dhe tjetra mbrojtjen e burimit të atij që ua ka ofruar dosjen.

Së pari, socialistët, ata që ndjehen edhe të dëmtuarit në këtë histori, nuk e kuptoj se çfarë u duhet kush e nxorri dosjen. Është e qartë që dosjen e ka nxjerrë prokurori që e ka hartuar dhe oficerët e policisë gjyqësore të asaj kohe, që nuk kanë vepruar në flagrancë, kur kanë parë interferime në procesin elektoral të një bande.

Nëse sot atyre do t’u thotë dikush fjala vjen “e dha Adriatik Llalla, apo Hajdarmataj”, nuk është se do të ndryshojë ndonjë gjë.

Problemi këtu është që dosja ekziston dhe meqë ajo është keqpërdorur në ekstrem sa i përket procedurave juridike, mirë do ishte ta kishte marrë dhe Partia Socialiste në një kohë me PD, dhe të bënin të dyja betejë me dosjen.

Kjo së paku do ta bënte përbaltjen të barabartë, pasi në dosje mund të ketë dhe plot detaje të tjera.

Por socialistët kanë dy vjet që dëgjojnë për dosjen dhe fantazojnë kujt mund t’i dalë emri, kurse PD së paku ka nxjerrë ca fashikuj dhe i shet nëpër media.

Po aq absurd është dhe debati mbi cilësinë e gazetës “Bild”, që i ka botuar, apo reputacionin e saj. Nuk është se kur botohen te “Bild” u bie vlera, se ato janë botuar dhe tek VOA dhe tek BIRN, dhe nuk ka dyshim për orgjinalitetin e tyre. Ka dyshim për selektivitetin. Dhe për këtë duhet gjykim.

Nga ana tjetër, demokratët po e shikojnë publikimin si molotov mbi protestën e radhës, dhe jo si një arsye për gjykim të dosjes.

Ata duhet të ishin të parët sot që duhet të kërkonin rregjistrim të procedimit penal për gjërat që ka dosja, ose ato pjesë që u bënë publike, duke u nisur kryesisht.

Por ata nuk kërkojnë proces ligjor për dosjen, por proces politik. Pra, ata tashmë e konsiderojnë dosjen një arsye më shumë për molotov për kaspolla dhe për radikalizim të qëndrimit të tyre në fushatën e djegies së mandateve dhe bojkotit të zgjedhjeve.

Kësisoj, të dy palët në konflikt kërkojnë çdo gjë, përveç faktit që duhet të nisë një hetim dhe gjykim për dosjen, qoftë dhe për aq sa është bërë publike.

Pastaj gjatë procesit, mund të dalin fakte të tjera, dhe ajo mund të thellohet majtas dhe djathats. Por ama duhet të nisë.

Në rastin e përgjimit të Ilir Metës nga Dritan Prifti, së paku filloi hetimi penal i çështjes, pamvarësisht si u mbyll nga Gjykata dhe si u shpërblyen nga politika.

Tani i gjithë debati nuk është se duhet gjykuar dosja, por njëra palë bërtet kush e nxorri, e tjetra hiqet si pronare e dosjes dhe bën pretenca politike.

Ky debat mund të vazhdojë pa fund, por shpërdoron çdo fakt të mundshëm penal të dosjes. Ajo duhet të fillojë të gjykohet urgjent, dhe justifikimi se është voluminoze nuk vlen më.

Ashtu siç kanë punuar në bodrumet e SHQUP për të nxjerrë gjashtë përgjime nga mijëra faqe përgjime, ashtu le të punojë dhe grupi i prokurorëve. Le ta nisë me këto të gjashta dhe të vazhdojë rrugës me të tjerat.

Por gjykimi i dosjes është e vetmja rrugë që i jep vlerë juridike asaj, nëse ka.

Përpjekja për të shmangur gjykimin e dosjes dhe për të bërë gjyqe politike publike, duket sikur krijon idenë se të dy palët nuk janë të sigurta se çfarë ka tamam në çdo faqe të asaj dosjeje.

Mirë këta të PS që se kanë marrrë mundimin as ta lexojnë, se janë të zënë me punët e pushtetit, por këta të PD kanë dy vjet që e mbajnë në duar, dhe besoj e dinë çfarë ka.

Apo dhe këtë radhë Lulit ja kanë vënë përpara të gatshme dhe ka përtuar ta lexojë të gjithë!

Next Post
Gjermania në flakë, digjen 600 hektarë pyje

Gjermania në flakë, digjen 600 hektarë pyje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

“SPAK ka ngecur…”, Kokalari: Pse Veliaj është në burg, ndërsa Berisha që bën thirrje për dhunë është i lirë

June 27, 2026
VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

VIDEOLAJM/ Dita e 28-të, pamjet me dron zbulojnë pjesëmarrjen në protestë

June 27, 2026
AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

AZHBR hap aplikimet për Skemën Kombëtare 2026, deri në 500 mijë lekë mbështetje për fermerët

June 27, 2026
Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

Momente të pazakonta në protestë! Apel në frëngjisht për Macron dhe fjalim nga një turist britanik (VIDEO)

June 27, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Jam shkarkuar padrejtësisht”, Spaho: Kam qenë kundër protestës që ditën e parë

June 27, 2026
“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

“Do të jem president vetëm për disa javë”, Vuçiç njofton dorëheqjen

June 27, 2026
Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

Zv.kryeministrja Koçiu njofton projektin e ri në Librazhd: 40 banesa për familjet në nevojë

June 27, 2026
Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

Ish-zyrtarja e PD-së: Protestat me “helm dhe djallëzi” po dëmtojnë Shqipërinë!

June 27, 2026
Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz rrisin alarmet për përshkallëzim, Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

Tension tregtar SHBA–BE, Trump kërcënon me tarifa 100% për shërbimet dixhitale

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In