• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përse Albin Kurti ka nevojë për një fabul armiqësie me shtypin?

by Mero Baze
28/07/2023 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Qeveria e Kosovës ka urdhëruar mbylljen e televizionit më të madh në vend, Klan Kosova, me arsyetime teknike, se kompania e biznesit që është bërë pronare e Klan Kosovës e ka biznesin e saj të regjistruar në Serbi.
Edhe pse televizioni është një subjekt tregtar i Kosovës dhe i sistemit të taksa tatimeve të saj, qeveria po përpiqet të sajojë një skenar në dukje me fabul nacionaliste, por realisht revanshiste kundër shtypit, me qëllim përfshirjen në një konflikt të ashpër me shumicën e shtypit të pavarur në Kosovë.
Albin Kurti e ka të nevojshëm këtë konflikt për disa arsye.

E para për shkak të skandaleve korruptive që i kanë ndodhur dhe që i ka zbuluar shtypi. Skandali i një dite më parë me Ministren e tij për pagesat e një malli që s’ka mbritur kurrë në Kosovë, tregon anën e errët të shpërdorimeve skandaloze në qeveri, ndërsa një muaj më parë shefja e grupit parlamentar të tij u dëgjua në audioincizime duke folur me radikalët serb në Kosovë duke bërë plane politike kundër veteranëve të UÇK.
Kjo mungesë mëshire e shtypit të lirë kundër Albin Kurtit e bën të nevojshme përfshirjen e tij në konflikt me shtypin, me qëllim që të relativizojë akuzat dhe t’i konsderojë ato si hakmarrje personale.
Bashkë me Klan Kosovën, qeveria ka paditur Berat Buzhalën për detyrime fiskale të diskutueshme për të cilat do të vendosë gjykata administrative, por që deputetët e Vetëvendosjes i bëjnë publike çdo ditë në facebook sikur të kishin një shtet privat.

Së dyti qeveria e ka të nevojshëm konfliktin me shtypin për të justifikuar skandalin e dështimit në veri.
Deri më sot qeveria e Albin Kurtit është përpjekur të justifikojë rezistencën kundër Perëndimit dhe tensionin në Veri ndërsa tani i duhet të justifikojë zbythjen nga Veriu dhe dorëzimin para presionit të Perëndimit.
E pafuqishme për të justifikuar me të njëjtat argumente dhe rezistencën dhe zbythjen, po përpiqet të krijojë konflikt me shtypin, me qëllim që debati të relativizohet.
Së fundmi qeverisë i duhet një konflikt me shtypin dhe për ta diferencuar atë sipas shkollës së vjetër të Titos kush është me qeverinë dhe kush kundër saj.

Me sa duket aty shumicën e ka kundër.
Të vetmit që po i dalin zot janë disa adhurues të tij nga Shqipëria që janë dhe të majtë dhe me Berishën dhe me Kurtin. Por ata më shumë i prishin punë në Kosovë se sa e ndihmojnë. Pasi ata nuk e duan Albin Kurtin për atë që bën në Kosovë. E duan se u mungon Albini i tyre në Shqipëri.
Ngjarje të tilla të rënda për qeverinë vënë në provë dhe integritetin e shtypit dhe Albin Kurti po e përdor këtë rast për të parë kë ka pas vetes në ditë të keqe, e kë jo.  Është rasti i artë për të parë sa dëm i ka bërë lirisë në Kosovë.

Next Post
Arrestimi me urdhër të SPAK/ Ja si ‘bosët’ në Shkodër fusnin në kurth policët dhe rivalët, vëzhgonin çdo lëvizje

Arrestimi me urdhër të SPAK/ Ja si ‘bosët’ në Shkodër fusnin në kurth policët dhe rivalët, vëzhgonin çdo lëvizje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In