• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përrallat dhe realiteti elektoral i efektit të SPAK

by Ylli Pata
17/02/2025 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ylli Pata

Rasti i ndalimit të Erion Veliajt ka sjellë një reagim ndryshe të mazhorancës, por jo vetëm asaj, por edhe pjesë të tjera të shoqërisë. Këtë reagim, ka mjaft qarqe opozitare ë e quajnë presion, kur në fakt kjo është realisht një betejë politike e personale, pa i hyrë në hak fare institucionit.

Beteja e Veliajt, duket do të jetë një maratonë e gjatë për të sqaruar pozicionin e tij, pore dhe për të komunikuar me publikun.

Ndërkohë që vijon edhe betejën ligjore me anë të avokatëve, e cila ishte normalisht e parashikuar. Nga të dhënat e sondazheve që kanë bërë të ditur kompanitë e ndryshme, kanë perceptuar se ky zhvllim nuk se ka ndikuar në uljen e percreptimit politik, pra socialistët, të ndryshojnë idenë e të votojnë për socialistët. Përkundrazi, rezultati është konsoliduar si pasojë e një mobilizimi më të madh të zgjedhësve besnikë.

Në fakt kjo pritej, por gjithsesi ka një teori, apo përralla që po qarkullojnë kohët e fundit nga narrative e Sali Berishës, sipas së cilit hetimet e SPAK do të kthejnë erën e do t’i japin atij mundësinë e marrjes s shumicës parlamentare, duke shtyrë zgjedhjet deri në tetorPo si po shpjegohet kjo fantazi. Sidomos tani e marrjes, dmth pajtimit të një strategjisti që të mat kokën me spango në SHBA si Crhris LaCivita?

Përralla është hartuar jo keq. Sipas saj, tani që erdhi SPAK gjërat kanë ndryshuar. Jo më kot një llalliste e vjetër që del si gazetare speciale te Zheji tha pa pikë përgjegjësie se përfaqësuesit e Truump kanë zbarkuar në SPAK.

Ilir Demaliaj, i cili ishte prezent në diskutim, e pyeti specialen llalliste se kush është ky përfaqësues i Trump që ka shkuar në SPAK, por llallistja tha se e kam me burime.

Natyrisht që llalistja ja futi kot, siç ja ka futur kot që në kohën kur Llalla ishte Kryeprokuror e tentoi të ndryshojë qeverinë nëpërmjet ndëshkimit të deputetëve që i kap dekriminalizimi.

Në verën e vitit 2016, u përdor Prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, që të ndryshohej mazhoranca në Kuvend, nëpërmjet të ashtuquajturëve deputetët të prekur nga dekriminalizimi.

Siç dihej ajo nuk pati sukses, pasi Edi Rama në zgjedhjet e 25 qershorit 2017 fitoi 74 mandate, edhe pas çadrës 4 muajore të PD-së në mbështetjen e Ilir Metës që ishte pjesë e mazhorancës.

Ndërkaq, në shtator të vitit 2017, thuajse menjëherë pas zgjedhjeve, u përdor rasti “Tahiri” për të ndryshuar eventin politik të dalë nga vota. Monika Kryemadhi, atëherë, duke folur në emrin e një grupimi të përbashkët opozitar, theksoi se po synohet një qeveri pa Edi Ramën, por me një socialist tjetër, duke përmendur Pandeli Majkon e Fatmir Xhafajn.

Situata pati mjaft polarizim, PD me zërin e Lulzim Bashës i kërkoi Adriatik Llallës arrestimin e menjëhershëm të Saimir Tahirit, i cili menjëherë kërkoi këtë masë sigurie në Kuvend. Mazhoranca e refuzoi.

Opozita nuk duroi dhe bojkotoi Kuvendin. Më pas kur Adriatik Llallës i mbaroi mandate, PD e LSI kundërshtuan idenë prokurorit të përgjithshëm të përkohshëm dhe nisi sërish përplasja e madhe me çizme e flagadanë. Nuk kaloi shumë dhe nisi “tmerri” i madh: djegia e mandateve dhe bjkotimi i zgjedhjeve vendore. Me synimin e qartë që ta rrëzonin Edi Ramën e mazhorancën pa zgjedhje. Më pas u penduan, dhe fajësuan njëri-tjetrin.

Edhe sot, kur ka një panoramë krejt tjetër, me një SPAK tashmë të konsoliduar prej 5 vjetësh që ka hyrë fort në politikën e lartë, ka teori që vijnë nga opozita që flasim për shtyrje zgjedhjesh, të cilat o të provokohen nga hetimet brenda mazhorancës. Ndërkohë, që hetimet për Sali Berishën dhe Ilir Metën quhen si abuzive.

Megjithatë, pikëpyetja është a ndikojnë këto hetime në zgjedhjet politike të 11 majit që janë kushtetuese? Padyshim që ndikojnë dhe termi rejtësi është baza e votimeve që nga viti 2017. Ku shumica e elektoratit ka ndshkuar atë pjesë të politikës që ka dalë kundër reformës në drejtësi.

Siç sot flet për shkrirjen e SPAK. Në fakt edhe pse jemi në 2025-n, duket se jemi në 2017-n. Dhe si “rastësisht në Shtëpinë e Bardhë edhe atëherë ishte Donald Trump dhe ngazëllimi politik ishte mjaft i madh….

Next Post
Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota

Kuvendi zgjedh Gentian Salën në krye të AKEP-it me 73 vota

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Atëhere më 2017, ishte Lulushkuri “në krye” dhe bëri Çadrën në bulevard ku Edi Rama, i tërbonte kur kalonte pranë tyre, duke futur kokën në çadër e duke i tallur duke provokuar të sharat me libëe shtëpije te lukunisë qënore të agitpropistëve pëdëistë
    Sot në krye të pëdësë, është vetë “Haile Selasie i Parë”, Sal Brrisha d.v., që si regjizor me skenarin e dramës “Babale-2” (të demaskuar tashmë), me aktorët Olsi Dade – prekuror (siç e shqiptonte Adriatik Llalla) në Rol kryesor dhe gjygjtari Bani si sufler qorr, duan të trondisin PS dhe kupolën e sajë dtejtuese me Ramën në krye.
    Por siç po duken bathët, Ramës dhe PS po i rruajnë bishtin duke u demaskuar dhe denigruar akoma edhe më keq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, polici shantazhon të dënuarin! Zbulohet letra që ‘e dogji’

Mori leje dhe doli nga burgu, ‘zhduket’ në Durrës i dënuari për vrasje të mbetur në tentativë, por…

May 1, 2026
Ndërron jetë “Bilbili i Çamërisë”, këngëtari i njohur Shaban Zeneli

Ndërron jetë “Bilbili i Çamërisë”, këngëtari i njohur Shaban Zeneli

May 1, 2026
Tre Kongresmenë rezolutë për Kosovën në NATO

Tre Kongresmenë rezolutë për Kosovën në NATO

May 1, 2026
“Bëhu pjesë e ekipit që çon vendin në BE”, MEPJ kërkon 10 ekspertë për t’iu bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

“Bëhu pjesë e ekipit që çon vendin në BE”, MEPJ kërkon 10 ekspertë për t’iu bashkuar skuadrës diplomatike në Bruksel

May 1, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, analisti: Ja pse nuk e donin Salianjin në garë!

May 1, 2026
U padit për abuzimin seksual të vartësit, shqiptarja e bankës amerikane hedh poshtë akuzat

U padit për abuzimin seksual të vartësit, shqiptarja e bankës amerikane hedh poshtë akuzat

May 1, 2026
Një poemë dashurie për vendlindjen, fëmijërinë dhe për njerëzit

Një poemë dashurie për vendlindjen, fëmijërinë dhe për njerëzit

May 1, 2026
U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë

U kapën me kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinjtë në Divjakë

May 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 2 Maj 2026

May 1, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Po ku ishit ju, o viktima?

May 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In