• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përralla më e madhe: Edi Rama e do Berishën në burg

by Bledi Lumani
27/10/2023 10:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Lumani

Që prej së shtunës mbrëma, kur dy policë civilë i arrestuan dhëndrin në aeroportin e Rinasit, Sali Berisha në çdo dy fjali, përmend emrin e Edi Ramës, si njeriu që qendron prapa gjëmës që i ka rënë familjes së tij.

E harroi papritur Sorosin, McGonigalin, Duçkën, Nezën etj etj, me të cilët justifikonte çdo të keqe që i kishte ndodhur deri me tani, dhe përmend vetëm Edi Ramën.

Dhe si me komandë, të njëjtën gjë thonë në çdo studio televizive, ata që shfaqen si analistë të pavarur dhe që këto ditë po i bëjnë gjyqin publik SPAK-ut, pse ka marrë të pandehur Berishën dhe dhëndrin e tij.

Njësoj si Berisha, dhe sipas tyre, procesi ndaj Sali Berishës është politik dhe prapa gjithë kësaj fshihet dora e Edi Ramës.

Bëjnë sikur e harrojnë në fakt, se SPAK është ngritur dhe financuar nga SHBA, vendi që e ka shpallur “non grata” Berishën, dhe BE.

Nëse do të duhej të akuzohej dikush në këto momente, duke e marrë të mirëqenë që Berishës dhe dhëndrit të tij po i bien më qafë kot dhe se nuk janë të korruptuar, është pikërisht SHBA, pasi dihet publikisht që gjithë reforma në drejtësi, është vepër e SHBA dhe BE.

Por le të ndalemi tek Rama.

Përse do të donte ai në këto momente, që të çonte Sali Berishën në burg?

Cila është arsyeja, që papritur ai ka ngritur në këmbë gjithë sistemin e drejtësisë, për të arrestuar dhëndrin e Berishës dhe për të marrë si të pandehur këtë të fundit?

Çfarë fiton Rama politikisht me goditjen e Berishës, se çështje personale nuk ka me të? Të paktën nuk dimë ndonjë të kohëve të fundit, përveç rrahjes së tij shumë vite më parë nga pushteti i dhunshëm i Sali Berishës. Por vështirë në fakt, se Rama do kujtohej të hakmerrej tani për atë rrahje barbare.

Mund të përpiqesh gjithë ditën të gjesh ndonjë arsye, por nuk gjen dot.

Nuk gjen dot, se në fakt, Edi Rama veç humbet nga burgosja e Sali Berishës.

Humbet, se nuk do të ketë më përballë një kundërshtar, që është kapitali më i madh politik i tij, dhe që i garanton qendrimin në pushtet në pafundësi.

Humbet, se me burgosjen e tij, do të çlirohej opozita dhe kështu do të dilnin alternativa të reja, shumë herë më të besueshme, që nuk shiten e blihen me një leje ndërtimi, dhe do t’i vinin në rrezik pushtetin e tij tashmë të tronditur nga shumë afera.

Humb, edhe sepse nëse burgosen Berisha e Meta, radhën për t’u përballur me drejtësinë mund ta ketë vetë ai.

Ndaj personi i parë që nuk e do arrestimin e Berishës, është pikërisht Edi Rama dhe socialistët e tjerë që janë në pushtet, të cilët këto ditë, duken më të mërzitur edhe se vetë Doktori, për fatin e këtij të fundit.

Atij i duhen të jenë aty të gjithë, Berisha, Meta, Basha, Mediu, se janë oksigjen për të, që e mbajnë në jetë dhe i zgjasin pushtetin.

Kush thotë të kundërtën, që Rama qenka trembur nga Berisha, se ky i fundit do e rrëzojë nga pushteti tani që u bashkua me Gaz Bardhin, dhe ndaj po hakmerret duke e futur në burg, nuk tregon të vërtetën, por përralla për të shtyrë mbrëmjet e këtij fillim dimri që duket se nuk po vjen. Me përjashtim të familjes Berisha, ku acari ka ardhur para kohe.

Next Post
VIDEO / Militantët e Berishës tentojnë të prishin takimin e Nikollës, anëtarët e Vatrës rrihen me njëri-tjetrin

VIDEO / Militantët e Berishës tentojnë të prishin takimin e Nikollës, anëtarët e Vatrës rrihen me njëri-tjetrin

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Qesh kur bën krahasimin Berisha-Rama!
    Pra nëse spak. paska një radhë arrestimesh?!
    Pra e fillon me Salën, më pas me Liken, Mediun, Monan, më pas me Dukën e krimit dhe Dulen e Belerit etj, më pas me Ramën dora vetë.
    Por çfarë ka bërë Rama?
    Flitet gjë nën rrogoz se si ka vjedhur?
    Po, kanë abuzuar disa ministra të tij deri një ish zv/, ose ministër i tërmetit. Por ata nuk kanë abuzuar me paratë e shtetit, as kanë bërë ligje për të përfituar si korupsion aktiv. Saliu me familjen e tij, po! Pra me Ramën Saliu nuk ka ngjashmëri sa në një natë pa hënë fare.
    Kjo është perversiteti i gazetarit të sotëm, që dhe më i paafti ndër ta ka përfituar diçka korruptive me shkrimet e tij. Gazetarë seriozë Shqipëria nuk ka as sa gishtat e të njëtës dorë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In