• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përralla e BIRN për dezinformimin–As e kuptojnë pse bëhet

by Baton Haxhiu
02/04/2024 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Një nismë e socialistëve në Parlamentin shqiptar për të ngritur një Komision kundër dezinformimit është pritur pa shumë bujë e zhurmë.

Një artikull i publikuar nga BIRN (Rrjeti i Reporterëve Investigativë në Ballkan), duket se e “çmitizon” madje krejtësisht nismën. Aty flitet për një mungesë të theksuar të problematikave të dezinformimit në Shqipëri, për dizinteresim nga Kina apo Rusia për ndërhyrje në Shqipëri përmes dezinformimit.

Artikulli përflet më tej faktin se problemet reale janë ato që duhet të trajtohen, ku përmenden kryesisht arrestimet e bujshme nga SPAK mes zyrtarësh, a thua se këto nuk janë tendenca kryesore e diskutimit ditor mediatik në vend. Duhet kuptuar gjithsesi se dezinformimi dhe ndërhyrjet e sponsorizuara nga elementë shtetërorë dhe joshtetërorë është linja e re e frontit mes Lindjes dhe Perëndimit. Në këtë luftë, Perëndimi është në një fazë mbrojtëse.

Lufta kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja, të sponsorizuar nga elemente shtetërore dhe jo shtetërore, nuk është e kufizuar vetëm në Shqipëri, nuk nis nga Shqipëria, dhe as nuk përfundon në Shqipëri. Shqipëria është thjesht një nga arenat ku zhvillohet kjo luftë. Shqipëria në fakt mund të jetë një arenë e vogël, për shkak edhe të elementeve gjeografikë dhe demografikë, por kjo nuk e bën Shqipërinë më pak të rëndësishme.

Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe një vend që është rreshtuar në tërësi në përpjekjet kundër agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria është rreshtuar po ashtu në tërësi në përpjekjet për të parandaluar rritjen e ndikimit rus në Evropë. Ndaj, sado e vogël të jetë Shqipëria, në këtë luftë nuk është faktor i parëndësishëm. Iniciativa parlamentare propozuar nga Partia Socialiste për të luftuar këto aspekte të dezinformimit është në tërësi me shumë një zotim ndërkombëtar që ka marrë Shqipëria. Është në përputhje të plotë me praktikat e Parlamentit Evropian, dhe në përputhje me “Kornizën Kundër Manipulimit të Informacionit nga Shtetet e Huaja”, të promovuar së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Shkrimi i BIRN ka edhe gabime faktike. Në BE nuk ndërmerren masa vetëm ndaj BOT-ëve, por ka një përpjekje gjithëpërfshirëse për të parandaluar dezinformimin dhe lajmet e rreme në të gjitha format.
Së fundmi ka bisedime serioze për të gjetur forma konkrete për të mbrojtur të drejtën për informim, të drejtë nga ata që e luftojnë atë duke u thirrur në emër të saj.

BE po flet për krijimin e mekanizmave vetërregullues si dhe për Kod Evropian për praktikat e dezinformimit. Me fjalë të tjera, deshi apo nuk deshi Shqipëria, këto do të vlejnë edhe për Shqipërinë.
Ashtu si, në këtë, Shqipëria, dukshëm do që të mos ketë një fat si fqinjët e saj, të mbytur në fake news me sfond politik jo thjesht pro-rus, por anti-perëndimor.

Gjigandi mediatik CNN e pati publikuar një rast në Veles, qytezë e Maqedonisë së Veriut, ku grupe të strukturuara prodhonin fake news për t’u klikuar nga amerikanët, me qëllim ndikimin në zgjedhjet amerikane. Ndaj, duke qenë se BIRN shtrihet në gjithë Ballkanin, mund ta kuptojë më mirë – nëse dëshirojnë – kontekstin delikat të epokës së jetuar. Shqiptarët të paktën, sado periferikë, e kanë të drejtën e tyre të informimit. Por mbi të gjitha duhet të kenë edhe garancinë e luftës ndaj dezinformimit.

Next Post

“Babalizmi” si test për t'u pranuar nga berishizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

“Kërkojnë rritje page 2-3 mijë euro”, Shoqata e Gjyqtarëve i përgjigjet Ramës: Tymnajë populiste për linçimin tonë

February 3, 2026
Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa në Kosovë ‘rrëzon’ KQZ-në? Miratohet kërkesa e Listës Serbe

February 3, 2026
“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

“Territorialja”/ PS tërheq nga rendi i ditës në Kuvend ndryshimet në Komisionin e Reformës! Reagon opozita

February 3, 2026
Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas motoçikletën pranë mbikalimit të Shkozetit, plagoset drejtuesi, dërgohet me urgjencë në spital

February 3, 2026
E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In