• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përqindjet e Presidentit Trump, më të ulta se të partisë së tij…

by Eduard Zaloshnja
07/11/2020 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Associated Press raporton se, deri tani, janë numëruar në SHBA rreth 96% të votave; jo vetëm ato presidenciale por edhe kongresuale. Sepse në të njëjtën kohë, amerikanët kanë votuar jo vetëm për të përcaktuar kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Amerikës, por edhe cilët do të jenë 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres. Votat për këta të fundit shërbejnë si një tregues i përafërt për mbështetjen ndaj dy partive kryesore në rang kombëtar.

Nga votat e numëruara deri tani, republikani Trump ka marrë 47.7% të votave në rang kombëtar. Ndërkohë, 435 kandidatët republikanë për Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres kanë marrë 48.7% të votave në rang kombëtar (1 pikë më lart). Në 96% të të gjitha konteve të SHBA-së, këta të fundit kanë përqindje më të larta se të Presidentit Trump.

Në Philadelphia, një konte që Presidenti Trump e sulmoi shumë ashpër për korrupsion politik në konfercën e fundit për shtyp, ai ka një përqindje më të lartë se kandidati republikan për Kongres (36.3% ndaj 35.4%). Ndërkohë, ai ka sot një përqindje më të lartë se ç’regjitstroi  katër vjet më parë (36.3% ndaj 33.5%) në Philadelphia, që është vetëm një ndër tre kontetë e shtetit Pennsylvania, ku Presidenti Trump ka sot një përqindje më të lartë se ç’regjitstroi  katër vjet më parë.

Këto krahasime tregojnë tërthorazi se, pavarsisht rasteve episodike që mund të evidentohen në ndonjë konte, nuk ka patur ndonjë devijim sistematik kundër Presdentit Trump në numërimin e votave, as në Pennsylvania e as në të gjithë Amerikën…

Next Post
Pse anketuesit e zgjedhjeve gabojnë kaq shpesh?!

Pse anketuesit e zgjedhjeve gabojnë kaq shpesh?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In