Gjatë konfrontimeve te parku i liqenit ka mbetur i lënduar edhe këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës Leonard Olli.
Ai u pa i dëmtuar disa metra larg protestuesve, ku shoqërohej nga disa simpatizantë të PD.
Më pas Leonard Olli u transportua në spital me ambulancë.
Pas mjekimit të marrë ai ka thënë se i ëhstë rekomanduar nga mjekët 3 ditë regjim shtrati. Olli ka deklaruar se ka pësuar dëmtime në ligamentin e këmbës.










