• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet në kryesinë së PD, Gjekmarkaj Ky është portreti i vërtetë i Bashës, jo ai që qesh. Vendimi është nul

by Java News
07/06/2023 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, e ka quajtur të trishtë situatën e krijuar ditën e djeshme në mbledhjen e kryesisë së PD, e cila u shoqërua me tensione të shumta.

Gjekmarkaj u shpreh në një intervistë në Panorama TV se portreti i vërtetë i Lulzim Bashës përfaqësohet nga ata që kërcënuan gazetarët dhe deputetët, dhe jo ai që kemi parë në gjithë këto vite duke qeshur. Ai e konsideroi Bashën simbol të humbjeve në PD.

“Më duket vërtetë një gjë shumë e trishtë. Më ngjan sikur kuvendi i Kosovës në vitin 1990 që votonte për heqjen e autonomisë dhe jashtë ishte e rrethuar me trupat serbe. Si ka mundësi pas 32 vitesh demokraci politika të degjenerojë në të tilla skena.

E them në një habi të plotë sepse nuk e mendoja kurrë se mund të shkohej deri aty që të fyheshin deputetët dhe gazetarët nga mbështetësit e atij që pretendon të sjellë politikën e re. Është modeli i diçkaje që duhet ta lëmë pas. Ky është portreti i vërtetë i Lulzim Bashës të cilin ne e kemi mbështetur. Është koha t’i kërkojmë falje shqiptarëve për çdo fjalë të mirë që kemi thënë për të. Unë ende e kam të vështirë të besoj që kemi arritur në këtë pikë.

Dhamë një shfaqje të turpshme. Kjo qenka fytyra e vërtetë e zotit Basha, jo ajo që qesh. Por rrethohet nga halabakë. Dhe tani i përdor si kamxhikë ndaj deputetëve dhe njerëzve që mendojnë ndryshe. Vendimi i asaj kryesie është nul. Nuk vlen asgjë. Vendimet e saj nuk kanë ndonjë vlerë shumë të madhe. Unë jam i distancuar nga dy grupet e Partisë Demokratike. Por ky grup i vulës mund të bënte një shërbim që të pengonte”, u shpreh ai.

Megjithatë ai theksi se Berisha dhe Basha nuk mund ta bashkojnë PD-në, pavarëshyt se ish kryeministri është i fuqishëm edhe mund të konsiderohet një makinë elektorale që mbledh shumë vota pas vetes, por jo mjaftueshëm sa për të sjellë PD në pushtet.

“PD ka nevojë për një reflektim dhe zëra të arsyeshëm me vullnetin që të krijohen kushte për ta çuar partinë drejt një kongresin pajtimi. Unë e kam këtë bindje që qoftë Berisha apo Basha nuk janë më ata që e bashkojnë PD. Pavarësisht se Berisha është i fuqishëm edhe është një makinë elektorale. Ka shumë vota nga pas por jo mjaftueshëm për të çuar PD drejt fitores. Në qoftë se këta dy emra nuk mbesin te e kaluara do jetë vetë PD që  do të jetë një kujtim i të kaluarës.

Do kemi një grup mesatar të drejtuar nga Sali Berisha dhe një grup shumë të vogël, të marrë me forcë nga zoti Basha. Nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka një opozitë të vërtetë vendi. Basha nuk ka asnjë moral dhe asnjë etikë për t’u kthyer. Është simbol i humbjeve të Partisë Demokratike. Ai pati një PD të madhe dhe të bashkuar. Tani falë edhe kontributit të tij kemi një PD të përçarë. Shpresoj t’i ketë mbetur një fije arsyeje që të kthehet dhe të mos i çojë drejt konflikteve të panevojshme deputetët. Të shkojë menjëanë atje ku i takon të jetë”, deklaroi ai./m.j

Next Post
“Do vazhdojnë arrestimet”/ Gjikondi: Dako rrezikon deri në 5 vite burg. Është ndër më mëkatarët në politikën shqiptare

"Do vazhdojnë arrestimet"/ Gjikondi: Dako rrezikon deri në 5 vite burg. Është ndër më mëkatarët në politikën shqiptare

Comments 1

  1. Dikush. says:
    3 years ago

    Mjeran, hedh gurin dhe fsheh deshiren.
    Nese do te konkurosh, hidhu.
    Leri denglat dhe pelivanlleqet.

    Reply

Leave a Reply to Dikush. Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD kërkesë Kuvendit: Procedurë të përshpejtuar për propozimin që ul çmimin e naftës

April 8, 2026
Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

Vengu në Komisionin e Burimeve Natyrore: Eksportuesit nuk do të jenë më të vetmuar përballë…

April 8, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Masa drastike në Greqi: kufizohet përdorimi i rrjeteve sociale për të miturit

April 8, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

Nga kërcënimi për shkatërrimin e Iranit te armëpushimi 2-javor, si e ndryshoi Trump kursin brenda një dite

April 8, 2026
“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

“Mezi pres të tregoj…” Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

April 8, 2026
I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

I dehur në timon aksidenton fëmijën 2 vjeçar në Sarandë, i mituri dërgohet me urgjencë në spital

April 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 9 Prill 2026

April 8, 2026
Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

Papa Leoni XIV: E mirëpres armëpushimin, vetëm me negociata arrihet fundi i luftës

April 8, 2026
The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In