• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet në Komision dhe hetimi ndaj Vokshit? Gazetari: Kompanitë e barnave kanë financuar PD-LSI në disa zgjedhje

by A R
19/11/2024 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC Neës, gazetari Ardit Rada komentoi zhvillimet e ndodhura në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Gjatë fjalës së tij Rada tha se opozita sipas tij e ka dështuar me sukses këtë komision, duke nënvizuar se Vokshi mund t’i frikësohej dëshmive të Ilir Beqajt.

I pyetur për lajmin se vetë familja Vokshi është nën hetim pasuror, ai tha:

“Nuk është çudi që vetë ish-ministri Beqaj të dëshmonte në Komision pikërisht lidhje të tilla. Mbase vetë Vokshi dhe anëtarë të tjerë të opozitës në Komision i janë trembur ndonjë dëshmie edhe për vetë lidhjet e tyre me bizneset e barnave. Këtu ka nisur i gjithë debati. Kjo bandë e ilaçeve që ka zhvilluar aktivitet në Shqipëri ka financuar PD dhe LSI dhe ky është një fakt publik. Administratorë të ndryshëm të depove farmaceutike kanë financuar në disa zgjedhje dhe këtu mendoj se është bërë pengimi i Beqajt për të dëshmuar. Pra mund të jetë edhe arsyeja e nervozizmit të Albana Vokshit dhe anëtarëve në Komision. Mund të thuhet se opozita e dështoi atë me sukses”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës, Rada u ndal edhe tek akuzat që Gazment Badhi ka ngritur ndaj Flamur Nokës. Gazetari Rada nënvizoi se akuzat e Bardhit ndaj Nokës janë edhe për trafikim droge

“Gazment Bardhi është një personazh politik që ka tentuar të kalojë yblerin dy tre herë. Ka detyrim publik që të sqarojë që kur e akuzonte Sali Berishën si autor të Gërdecin, nuk shkonte tek 21 janari sepse atje futej edhe Basha. Pra situata është aq shumë qesharake sa bëjnë edhe diferencime të krimeve. Tani është edhe pjesa e vilave, por edhe e trafikut të drogës sepse e ka akuzuar Flamur Nokën për këtë ngjarje. Por para disa muajve i kemi parë edhe të dy bashkë, se tashmë bashkohen tek Berisha”, shtoi ai.

Next Post
Mbrojtja e konsumatorit, Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë, Sejko takohet me Alan

Mbrojtja e konsumatorit, Banka Botërore do të ndihmojë Shqipërinë, Sejko takohet me Alan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Martesat e përzjera në Tiranën urbane dhe trendet elektorale

November 6, 2026
Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

Vrasja e Gentian Bejtjas, Apeli jep verdiktin për të pandehurin Ilir Beqaraj, ja sa burg do vuajë!

November 6, 2026
Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës

Zhurmat po na kthejnë në “viktima” të stresit urban, eksperti ngre alarmin për ndotjen akustike

November 6, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In