• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet Meta-Dvorani bllokojnë Gjykatën Kushtetuese/ Lista me kandidatë “ngrin” në KED

by Ardit Rada
13/05/2020 15:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet për shumë çështje të rëndësishme që kanë sjellë përplasje e tensione të mëdha në jetën politike të vendit, por ende është jashtë funksioni dhe nuk dihet se sa do të zgjasë kjo gjë.

Po ku ka ngecur ky proces? Aktualisht janë  23 kandidatet në garë nga të cilët KED pritej të bënte pak para pandemisë listimin dhe pikëzimin e tyre, në mënyrë që të zgjidheshin 3 gjyqtarët e tjerë për Kushtetuesen, nga të cilat 2 vakanca i përkasin presidentit dhe një vakancë parlamentit.

Për të arritur deri në përpilimin e listët duhet që fillimisht të kalojën ‘filtrin’ e  KED, një këshill që drejtohet nga Ardian Dvorani. Sipas Report Tv, KED kishte nisur me listimin dhe pikëzimin e kandidatëve, por për shkak të pandemisë nuk u zhvillua mbledhja. Dosjet voluminoze dhe prezantimi të kandidatëve u pa e pamundur që kjo të zhvillohej online.

Me lehtësimin e  masave u pa një mundësi për zhvillimin e mbledhjes, por përplasjet e reja mes Dvoranit dhe Metës ka sjellë sërish një bllokim dhe ngritje të këtij procesi.

Presidenti Ilir Meta ka dërguar KLGJ kërkesë për shkarkimin e Dvoranit për përfundim të mandatit të tij. Kjo kërkesë që po shqyrtohet nga KLGJ ka ngritë të gjithë procesin jo vetë atë të verifikimit të procesit të kandidatëve  për Gjykatën Kushtetuese, por edhe vetë funksionin dhe mandatin e Ardian Dvoranit, i cili është kreu i KE.  Pa vendosur ende vendim nga KLGJ se çfarë do të bëhet me mandatin e Dvoranit, çdo vendim i tij mund të dalë nul, nëse në të ardhmen vendoset shkarkimi i tij.

Ndërsa 3 gjyqtarët e Kushtetueses që zgjidhen nga Gjykata e Lartë ende nuk ka dritë jeshile për të shpallur vakancat pasi kjo gjykatë duhet të plotësojë kuorumin e nevojshëm prej 13 anëtarësh për të marrë vendime nga 19 që ka gjithsej.

Një ditë me parë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim bëri apel për ngritjen sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, e cila aktualisht ka 4 nga 9 anëtarë.

/e.rr

Next Post
Ngacmoi seksualisht të bijën, prangoset babai “monstër” në Korçë

Ngacmoi seksualisht të bijën, prangoset babai "monstër" në Korçë

Comments 1

  1. Moni says:
    6 years ago

    Presidenti jo President i Shqiperise

    Reply

Leave a Reply to Moni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje të forta fizike! Çfarë ndodhi në protestën e opozitës?

April 17, 2026
Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

Protesta e opozitës, Gazment Bardhi: Sulm çnjerëzor nga Policia, Edi Rama ka humbur qetësinë!

April 17, 2026
Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

Berisha mbërrin në QSUT, viziton deputetët dhe protestuesit e lënduar

April 17, 2026
Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

Protesta e PD, reagon Balla: Përdorimi i flamurit kombëtar nga Berisha për të lajmëruar hedhjen e molotovëve, ‘vulë turpi’

April 17, 2026
Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

Tensionet në protestë, Lamallari: Shqipëria s’do të merret peng nga një pakicë që përdor të miturit për të fshehur dështimet

April 17, 2026
Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

Mbyllet protesta e PD, Berisha: Nuk ka forcë në botë të na ndalë, policia përdori molotov

April 17, 2026
Incidentet në protestën e PD, disa persona marrin ndihmë mjekësore

Protesta e Berishës, bllokohet Rruga e Elbasanit në kryeqytet! Radhë e gjatë automjetesh të ngecura në trafik

April 17, 2026
Molotov dhe fishekzjarre drejt Kryeministrisë, policia ndërhyn menjëherë dhe shoqëron protestuesit

“Sulme çnjerëzore”, Berisha reagon sërish për tensionet në protestë

April 17, 2026
Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

Dështon skenari i opozitës! Kapet sasia e lartë e molotovëve të pashpërthyer, mbi 20 të shoqëruar në polici

April 17, 2026
“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

“Marrëdhëniet me Spanjën s’kanë qenë kurrë më të mira”/ Rama nga Barcelona: Shqipëria, destinacion i preferuar për të rinjtë spanjollë

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In