Përplasjet mes partive/ Daka: Kurrë institucioni i KQZ-së s’ka qenë më i politizuar

Valdete Daka 1 600x347

Teksa Kosovës po i afrohen zgjedhjet e 14 shkurtit, palët janë përplasur me njëra-tjetrën, madje akuzat nuk i kanë shpëtuar as institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ditën e sotme mbledhja e KQZ-së, është shoqëruar sërish me debate. Debatet kanë ndodhur teksa diskutoheshin disa rekomandime të QNR-së, mes përfaqësuesit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqësuesit të minoriteteve Rifat Krasniç.

Krasniç i ka thënë përfaqësuesit të VV-së, Ali Rama se nuk ka shkuar në mbledhje për të dëgjuar ligjëratat e tij dhe se e ka kryer fakultetin e nuk ka nevojë për to.

“E kam kry fakultetin, spo du me ni prej juve ligjerata”, ka thënë Krasniç. Sami Kurteshi po ashtu nga VV-ja ka reaguar ndaj kësaj deklarate duke thënë se kush nuk dëshiron të dëgjojë mund të dalë jashtë, mirëpo Krasniç ia ka kthyer duke thënë se KQZ-ja nuk është vend për tubime politike. “Nuk është ky vend parlament, apo tubim, me i bo reklama Vetëvendosjes. Ne këtu duhet me e mbrojt ligjin. S’keni nevojë ju me na shit men”, është shprehur Krasniç.

Pas këtyre përplasjeve ka reaguar edhe kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka e cila ka thënë se KQZ-ja nuk ka qenë asnjëherë më e politizuar dhe se nëse vazhdohet kështu, do ta mbyll mbledhjen. “Çdo mbledhje është krijuar në ankth, boll, asnjëherë institucioni i KQZ-së nuk ka qenë më i politizuar”, është shprehur Daka. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar listën e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike. Lista është miratuar, duke mos përfshirë kandidatët e pacertifikuar. Hapësira e kandidatëve të pacertifikuar ka mbetur e hijëzuar.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com