• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet me Bashën/ Të vjetrit që rrezikojnë përjashtimin nga listat në 2017-ën

by A R
13/08/2016 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gardën e vjetër të Partisë Demokratike, sidomos për kundërshtarët e deklaruar dhe të heshtur të Lulzim Bashës, ka një rrezik të trefishtë, për t’u përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 2017. Kërcënimi i parë vjen nga një lëvizje e paralajmëruar e Lulzim Bashës, i cili ka deklaruar se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga përfaqësues të Forumit Rinor të Partisë Demokratike. Ky kushtëzim kufizon automatikisht mundësitë për ish-ministrat dhe deputetët kundërshtarë, për të qenë pjesë e parlamentit që do ta dalë nga zgjedhjet e 2017.

Në një kohë kurë, Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Genc Ruli, Astrit Patozi dhe Eduard Selami kanë shprehur hapur rezerva për mënyrën se si Lulzim Basha po e drejton partinë, kreu i PD, me anë të kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi, u ka kujtuar edhe një herë se 35 për qind e listës së kandidatëve për deputetë do të përbëhet nga të rinjtë. “Për ta mbyllur me premtimet dhe përkrahjen që PD do t’u ofrojë të rinjve, nuk duhet të harrojmë se në zgjedhjet e ardhshme, plot 35 % e kandidatëve zyrtarë për deputetë të PD, do të jenë të rinj nga radhët e FRPD. Përzgjedhja e tyre do të bëhet përmes një formati amerikan të përballjes me debate dhe platforma konkrete për rininë”, shkruan Belind Këlliçi. Ndërkaq, nëse Basha do të përfshijë në listë edhe rrethin e bashkëpunëtorëve të ngushtë, siç edhe ka gjasa të ndodhë, që nga Grida Duma, Jamarbër Malltezi, Enno Bozdo, Kreshnik Çollaku, Besnik Aliaj etj., karriera e të “vjetërve” është në pikëpyetje.

Kërcënimi i dytë
Kërcënimi i dytë për kritikët e Lulzim Bashës në parti, vjen nga një lëvizje tjetër e kryetarit, i cili pritet të hedhë në votim, në strukturat drejtuese të partisë, renditjen e kandidatëve në listë. Lëvizja bazohet në statutin e partisë, i cili parashikon që Këshilli Kombëtar vendos për të gjitha kandidaturat kandidaturat elektorale, sipas propozimit të Kryesisë së PD. Në zgjedhjet e fundit në PD, Basha ka forcuar pozitat në Këshillin Kombëtar. Po thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e Bashës në Bashkinë e Tiranës u katapultuan në forumin e lartë të Partisë Demokratike.

Kërcënimi i tretë
Deputetët e grupit parlamentar demokrat, por edhe të grupeve të tjera, rrezikohen nga një kërkesë e grave deputetet, e cila pritet të reflektohet në ligjin e ri zgjedhor. Aleanca e Grave Deputete ka kërkuar barazi të plotë gjinore në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë, pra 50 për qind burra dhe 50 për qind gra, por dy forcat kryesore në pushtet mësohet se kanë pranuar masën 40 për qind. Nëse mes grupeve parlamentare do të ketë konsensus për finalizimin e propozimit me votë në Parlament, atëherë Parlamenti që do të dalë nga zgjedhjet e 2017 do të përbëhet nga 56 gra deputete. Për rrjedhojë, duke iu referuar edhe surprizave të natyrshme të listave, gati gjysma e deputetëve aktualë burra, përjashtohen automatikisht nga Parlamenti i ardhshëm./Shqiptarja.com/a.m.

Next Post

Vasili ngushëllon familjen e elektriçistit të vrarë në detyrë: Dënim të rreptë autorit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 Janari/ Bamir Topi: E vërteta duhet të ndriçohet! Ina Rama më shprehu shqetësimin se…

Bamir Topi: Ols Dadon e solli Ina Rama për firmë, ajo është përgjegjëse për emërimin!

April 14, 2026
Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

Zjarri në pallatin pranë QSUT, MIA: Flakët janë vënë në kontroll, por nuk janë shuar plotësisht, po kontrollohet çdo apartament

April 14, 2026
Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

Takimi i parë i dy qeverive në më shumë se 30 vite, nisin negociatat për paqe mes Izraelit dhe Libanit

April 14, 2026
Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

Vodhën sende me vlerë mbi 1 mln paund, goditet banda e “skifterave” shqiptarë në Britaninë e Madhe (EMRAT)

April 14, 2026
Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar

April 14, 2026
Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

Ish-kandidati për deputet në Kroaci, kritika samitit të diasporës: Nuk u përmend Prishtina

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

Samiti i Diasporës, Krasniqi: Nuk mundesh ta ushqesh publikun me show. Zëri joqeveritar, i papërfaqësuar

April 14, 2026
Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

Del video, ja si nisi zjarri në pallatin që u “përpi” nga flakët pranë QSUT-së

April 14, 2026
Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

Kosovë, partitë i japin dritë jeshile dërgimit të trupave në Gaza! Votimi pritet të bëhet në seancën e së premtes

April 14, 2026
Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

Zjarri në kompleksin e banimit në Tiranë/ Shkon në 11 numri i personave të lënduar

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In