• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasjet KQZ-Prokurori, LSI kërkon ndryshimin e ligjit për Dekriminalizimin

by A R
12/04/2017 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i LSI së Luan Rama kërkoi ndryshim të ligjit të dekriminalizimit, për të qartësuar marrëdhënien mes Prokurorisë së Përgjithshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kërkesa e deputetit të LSI së erdhi pasi kryetari i KQZ-së, Denar Biba deklaroi se heqja e mandateve të funksionarëve të lartë është bërë pa patur dokumentacionin origjinal të dënimit të formës së prerë që kanë marrë jashtë vendit.

“Prokurori i Përgjithshëm na ka sjellë në rastet e tre mandateve të zotit Dashamir Tahiri, Elvis Rroshi dhe Shkëlqim Selami që janë dënuar jashtë vendit për vepra të caktuara. I kemi kërkuar t’i shohim këto vendime, madje seancat kanë qenë publike. Nuk na kanë sjellë aktet përkatëse, as sot që po flasim dhe e kemi marrë vendimin në mirëbesim të Prokurorisë dhe për pasojë përgjegjësinë e ka ai organ”, deklaroi kreu i KQZ-së, Denar Biba.

“Nëse nuk vjen dokumenti kush mban përgjegjësi? Pastaj ka një detyrim ligjor në marrëdhëniet tuaja me Prokurorinë e Përgjithshme të plotësohet dokumentacioni pastaj të merret vendimi mirëbesimi në këto çështje nuk ekziston”, tha deputeti socialist, Pandeli Majko.

“Në vlerësimin tim ka nevojë për të saktësuar më mirë pozicionet dhe autoritetin e institucioneve edhe në ligj, pavarësisht se janë ligje të bëra së fundmi edhe se janë bërë nën presion dhe për t’i bërë shpejt dhe me vullnetin e mirë për të zgjidhur një problem që u ngrit si kauzë politike, siç ishte dekriminalizimi. Ligji ka paqartësi dhe krijon kakofoni në rolin dhe autoritetin e institucioneve”, tha deputeti i LSI-së, Luan Rama. Deklarata e kryetarit të KQZ së ka shkaktuar debat mes deputetëve të Partisë së Socialiste, të cilët kërkuan që vendimet të merren bazuar në dokumentacion, raporton TCH.

“Në funksion të provave që do të sjellë Prokuroria, jo të një shkrese që ka prova për Bashkim Finon. KQZ nuk duhet ta marrë vendimin, po e mori të venë në burg. Është e thjeshtë; të zbatojë rezolutën, ose t’i shkarkojmë e kemi në dorë ne i vëmë, ne i shkarkojmë”, tha deputeti socialist, Bashkim Fino, duke iu drejtuar kreut të KQZ-së, Dena Biba. /b.d

Next Post
Rruga e Arbrit kushton 250 mln euro dhe ndërtimi i saj do zgjasë 46 muaj. Qeveria miraton propozimin

Rruga e Arbrit kushton 250 mln euro dhe ndërtimi i saj do zgjasë 46 muaj. Qeveria miraton propozimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com