• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Përplasje” te Rektorati i UT, 65 punonjës kanë dy muaj pa marrë pagat

by A R
05/10/2017 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përplasja për kompetencat  ligjore mes rektorit Mynyr Koni  dhe kancelarit apo administratorit të përkohshëm të Rektoratit të Tiranës Robert Skënderi, ka sjellë pasoja në mbarëvajtjen e punëve të këtij institucioni.

Në kundërshtim me ligjin, rektori ka pezulluar kancelarin nga detyra  dhe i ka hequr disa herë të drejtën e protokollit dhe për  më shume se dy muaj e ka lënë jashtë institucionit. Si pasojë  e kësaj përplasje ,65 punonjës të rektoratit nuk kanë marr pagat prej 2 muajsh.

Fiks Fare intervistoi Z. Skënderi, i cili u ankua pranë këtij emisioni për shkak se rojet e institucionit nuk e lejojnë të futen në rektorat. Me një urdhër të rektorit ai është pezulluar nga  puna. Sipas ligjit për arsimin e  lartë Nr 80/2015 i vetmi autoritet për shkarkimin apo marrjen e masave administrative ndaj Administratorit të përkohshëm është Bordi Administrativ.

Ky qëndrim është kundërshtuar fort edhe nga Ministria e Arsimit, e cila i ka kthyer një përgjigje  z. Mynyr Koni ku sqaron se në bazë të ligjit , Bordi i Administrimit të UT është organi që shqyrton shkeljet dhe aplikon masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi, për këtë autoritet administrativ. Po sipas Ministrisë pengimi i zotit Skënderi, për ushtrimin e përkohshëm të funksioneve dhe kompetencave të administratorit, gjithashtu ka sjellë pasoja për Universitetin e Tiranës dhe imazhin e tij.

65 punonjës 2 muaj pa rrogë

Rreth 65 punonjësit të këtij institucioni nuk marrin rrogat  prej dy muajsh. Fiksi pyeti punonjësit ë këtij Institucioni të cilët me një letër të hapur i janë drejtuar Senatit të zgjidhë këtë situatë, pasi gjendja e tyre financiare është përkeqësuar dhe nuk kanë  ku marrin më lekë borxh për të paguar detyrimet. 24 punonjës e kanë firmosur këtë peticion. Pjesa tjetër e punonjësve nuk pranoi të flasë para kamerës së fiksit.

Rikthimi në punë i Kancelarit

Pas insistimit të Fiksit për tre ditë me radhë dhe një mbledhje urgjente të senatit, Kancelari është lejuar të marrë detyrën plotësisht dhe ka hyrë në Institucion. Në zyrë ka gjetur poshtë derës  një tufë me urdhra të dhëna prej tij, por të grisura në shenjë proteste. Ai thotë që kjo situatë ka nisur  shtatë muaj më parë kur rektori i hoqi të drejtën e protokollimit duke nxjerrë jashtë loje kancelarin. Ky i fundit ka bërë disa kallëzime ndaj Konit për përdorim të makinës së institucionit jashtë kompetencave. Emërimin e punonjësve të administratës, lidhje të kontratave me kontraktorë, atribute këto që ligji ja njeh administratorit. Për të gjitha këto mosmarrëveshje ka disa procese të hapura brenda institucionet Kancelar- Rektor.

Rektorati i Tiranës me dy protokolle

Gjatë këtyre  muajve përplasje  Rektor-Kancelar,  në këtë institucion është   punuar me dy vula dhe dy protokolle. Më shumë se një herë Koni i ka hequr të drejtën e marrjes së vendimit, vulës dhe protokollit Kancelarit Skënderi. Ky i fundit është detyruar të punojë me një protokoll paralel por që nuk e njohën punonjësit e administratës. Ai ka marrë disa vendimi me urdhër të bordit për shkarkimin  dhe vërejtje të disa punonjësve të cilët para kamerës së Fiksit deklarojnë se nuk e njohin protokollin. Këto shkresa janë gjetur të grisura në brendësi të zyrës së Kancelarit të futura poshtë derës në formë proteste nga punonjësit. Ndërsa drejtoresha juridike e rektoratit për kamerën e Fiksit thotë se përdorimi i dy protokolleve është i paligjshëm. /b.d

Next Post
Pas Elbasanit, të shtëna me armë edhe në Tiranë, 7 të shoqëruar

Kokainë në Pedonale, kapet në mes të Shkodrës i riu me 15 doza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

Kina “gjunjëzon” FBI-në, sulmi kibernetik shpallet “incident i madh” i sigurisë kombëtare

April 3, 2026
Rregulla të reja për monopatinat, institucionet nisin hartimin e kuadrit ligjor

Ndalimi i monopatinave, ministri: Burim aksidenti, nuk jemi gati për lëvizjen e lirë të tyre

April 3, 2026
Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

Italia zëvendëson Iranin në Botëror?

April 3, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In