• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Përplasje për Rrugën e Kombit, tenderi drejt anullimit

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koncesioni i Rrugës se Kombit përplas Ministrinë e Transporteve dhe Komisionin e Prokurimit Publik. Ne një shkrese zyrtare qe ministria i ka dërguar komisionit dy dite me pare, kërkohet anulimi i vendimit te tij dhe lenia ne fuqi e fituesit te shpallur nga Komisioni i Vlerësimit te Ofertave, pra konsorciumi turk. Ne argumentin e saj, ministria thotë se ankesa e paraqitur pranë komisionit nga konsorciumi shqiptar është jashtë afateve.

“Ankimimi ne Komisionin e Prokurimit Publik nga bashkimi i operatoreve “Catalyst Viva Das General Contracting Co. Llc”, “Salillari”, “Violap Ateve” dhe “Kastrati” është depozituar ne datën 1 gusht, pra pese dite pas mbarimit te afatit te përcaktuar. Afati 5 ditor mbaronte ne datën 27 korrik. Pra ankimi i bashkimit te operatoreve është jashtë afatit dhe si i tille, nuk duhej marre fare ne shqyrtim nga Komisioni i Prokurimit Publik”.

Ministria vijon me tej argumentimin se interpretimi qe ka bere Komisioni i Prokurimit Publik është i gabuar, ndërsa thekson se ne vendimin e tij, nuk janë marre ne konsiderate edhe argumentet teknik, te cilat janë miratuar nga konsulenti “IFC”.

“Per sa i përket vendimit te Komisionit te Vleresimit te Ofertave per procedurën konkurruese per dhënin me koncesion, mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morine, ju bejme me dije se kjo vendimmarrje është bazuar edhe ne rekomandimet e “IFC”, e cila ka shërbyer si gur themeli ne marrjen e këtij vendimi. Sa me sipër, ju kërkojmë te rishikoni vendimin tuaj dhe te lini ne fuqi vendimin e Komisionit te Vlerësimit te Ofertave, duke mos pranuar ankimimin”.

Vizion Plus u interesua pranë “IFC” per te mësuar qëndrimin e këtij institucioni, por ky i fundit thote se eshte ne fazen e verifikimit te rrethanave dhe situatës, per te proceduar me tej. Ndaj “IFC” nuk ka ende nje vendim lidhur me fituesin. Burime per Vizion Plus thonë se konsorciumi shqiptar i mbetur ne gare, nuk ka eksperiencën e duhur për te marre mirëmbajtjen e rrugës me te rëndësishme ne vend. Ndaj ky tender, duket se po shkon drejt anulimit.

Afera me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit… historiku

Ende pa përfunduar plotësisht, vepra e cila ka marrë paratë më të shumta në buxhetin e shtetit, rruga e Kombit, u diskutua për tu dhënë me koncesion te një kompani private.

Tentativat ishin që në vitet e fundit të qeverisë Berisha, ku ministri i Transporteve në detyrë, Sokol Olldashi, hartoi një projekt, i cili parashikonte mirëmbajtjen e saj dhe ndërtimin e disa urave dhe rrugëve lidhëse.

Por në analizat financiare të ministrisë në ato vite, rezultoi se cilido operator privat që interesohej për të marrë në dorëzim këtë vepër duhet të merrte para shtesë nga buxheti i shtetit. Pas fitimit të zgjedhjeve nga ana e socialistëve, qeveria shprehu menjëherë vullnetin për të dhënë në formën e Partneritetit Publik – Privat rrugën Milot – Morinë.

Në tetor të 2015-ës u hapën ofertat e tenderit për të marrë këtë rrugë, por nga 4 kompani të interesuara, Komisioni i Vlerësimit vendosi anulimin e tij. 2 prej kompanive të përzgjedhura në fazën finale: turqit e “Vendeka Bilgit” dhe kinezët e “China Communication Construksion” kërkuan subvencion dy herë më të lartë nga vlera që qeveria kishte vendosur për t’i dhënë firmës fituese.

Por nëse herën e parë Ministria e Transporteve vendosi ofertën e ulët për subvencion si shkak për anulimin e tenderit, në rastin kur rihapi ofertat dhe zgjodhi fituesin, u kualifikua kompania që kërkoi para më shumë nga buxheti. “Vendeka Bilgi” do të merrte subvencion 5.6 milion euro, ndërsa “Catalyst” dhe “Salillari” 4.5 milion. Kompanive në fazën e parë iu zbuluan projektet teknike dhe ekonomike, çka bëri që në raundin e dytë të garës konkurrentët të mësonin ofertën e njëri – tjetrit duke shkelur kështu çdo procedurë të tenderimit./vizion plus/a.k

Next Post
Rama: Basha mori qyl PD-në, por nuk mund të marrë qyl Dibrën

Rama siguron maturantët: Sistemi shpërblen më të mirët, nuk mbeteni pa shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

Tronditet opinioni publik dhe politika në Malin e Zi pas skandalit seksual, dorëheqje në nivele të larta shtetërore

January 28, 2026
Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

Kërkoi shkarkimin e Kristi Noem, sulmohet kongresmenja demokrate e Minesotës, ndalohet autori (Video)

January 28, 2026
Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

Berisha vijon akuzat në Strasburg: Zgjedhjet në Shqipëri po shkatërrohen nga narkoshteti

January 28, 2026

Si mund të bëhet Irani, një republikë demokratike, paqësore dhe jo-bërthamore?!

January 28, 2026
Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

Përmbytjet, Demo: Do ndihmojmë bashkitë. Territorialja të bazohet në të dhëna konkrete

January 28, 2026
Misteri i fshatit të paemërt

Misteri i fshatit të paemërt

January 28, 2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, ASHK sqaron vendimin: Procesi ka nisur 5 vite më parë, qytetarët nuk penalizohen

January 28, 2026
Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

Po transportonin 34 kg kanabis, arrestohen 2 persona në Gjirokastër

January 28, 2026
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

“Minjtë e nuhasin të parët tërmetin”, Noka për Salianjin: Agjenda e tij dirigjohet nga të tjerë!

January 28, 2026
Një sërë apartamentesh, SPAK kërkon konfiskimin e 82 mln lekë pasuri të Moisi dhe Florian Habilajt

Rikthehet “në skenë” Moisi Habilaj, dënohet me 10 vite burg nga Gjykata e Posaçme

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In