Ish kryeministri Sali Berisha ka shkembyer akuza te renda ne sallen e Kuvendit me ministrin e Energjetikes. Gjate fjales se tij mbremjen e se enjtes Berisha tha se “per babezine e Gjiknurit jane futur njerez ne burg”.
“Cdo fjale e jotja te con ne qeli per ate qe bere me CEZ. Ti shkelmove 620 milione euro dhe nuk meriton as gjykim te shkurtuar” – ka thene Berisha.
Reagimet e Berishes erdhen pasi Ministri Damian Gjiknuri tha se te afer te Berishes kane qene te interesuar per shitjen dhe se ish-kryeministri ishte negociator i mundshem.