• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Lavatriçja” ILDKP

by
22/04/2015 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ILDKPI ishte kthyer në një lavatrice parash. Kjo është bërë e ditur nga vetë kreu i këtij institucioni Shklëqim Ganaj në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve ku ka prezantuar raportin e ILDKPKI për vitin 2014.

Ashtu siç u shpreh pak para nisjes së mbledhjes se ka dosje me shkelje të ligjit të zyrtarëve, Ganaj theksoi se rreth 85 % e zyrtarëve të lartë i janë shmangur kontrollit të pasurisë së tyre nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Kundër Konfliktit të Interesit.

Ganaj vlerësoi ndryshimet ligjore në këtë institucion duke i cilësuar ato efikase pasi ILKDPKI ishte kthyer në “lavatriçe parash”. Megjithatë, ai kërkoi mbështetjen e Kuvendit për kallëzimet që ILDKP ka bërë ndaj zyrtarëve pasi deri më sot asnjë prej tyre nuk është dënuar.

“Sot nuk ka zyrtarë të dënuar, ne mund të referojmë cështje në Prokurori por nëse nuk kemi dënime duhet të heqim mentalitetin e pandryshueshmërisë. Kërkoj nga Kuvendi që të merren masa pasi në 10 vjet asnjë nuk është dënuar”, u shpreh Ganaj.

Debate Ganaj-PD për Kokëdhimën

Mbledhja ka vazhduar me tone të larta ku Inspektori i Përgjithshëm i ILDKPKI-së, është sulmuar nga deputetët e opozitës.

Sulmi i deputetëve Halimi-Bylykbashi-Strazimiri është përqëndruar rreth deputetit socialist Koço Kokëdhima i cili sipas tyre inspekritiati nuk e ka bërë.

Debatet:

Bylykbashi: Ka një rast të freskët, është ai i Bodes ku ILDKPKI ka bërë njoftime dhe mosreagimi i deputetit e ka çuar ILDKPKI të bëjë kallëzim. Sipas informacioneve të mia nuk keni çuar asnjë njoftim si e parashikon ligji. A keni një përgjigje për mënyrën si e zbatoni ligjin për marrjen e dijenisë?

Xhafa: Për pyetjet do të vëmë një limit se kanë pyetje edhe të tjerët. Ai hap dosjet ju i thoni mos i hap ç’kuptim ka kjo?!

Braho: Nuk e kemi thirrur Ganajn të japë llogari. Hiqni dore nga provokimet pasi çështja është në hetim. Bodes i kanë shkuar dy shkresa, ia kam shpjeguar dhe Bodes.

Ganaj: Ka pasur raste kur është punuar me dy standarde. Zyrtarët e Tiranes nuk i prek kurse ata të rretheve shkojnë në gjyq.
Për cfarë ta pyes domethënë për çfarë konkretisht  do që t’i them. Se puna e 2014 po thuhet . Pyete pak për çfarë e do?

Halimi: Thatë që ju ka ardhur një gjyqtar dhe kryetar bashkie, kanë dhënë para, keni emra?

Ganaj: Gjygjtari i Elbasanit Qamil Hasa dhe krytari i bashkisë së Gramshit Bici

Ganaj: Kallëzimi për Boden është bërë për fshehje pasurie jo për njoftimin

Strazimiri: A e keni parë debatin për Kokëdhimën në Këshill Mandatesh? Si ju ka kaluar rasti i deputetit?

Ganaj: Do ta verifikoj dhe do ju kthej përgjigje.

Strazimiri: Ty nuk të ka bërë përshtypje zotëri që Kuvendi është investuar të shihni pasurinë e Kokëdhimës

Ganaj: E kemi kontrolluar në 2013 kur ka marrë mandatin dhe rezultonte në rregull

Xhafaj: Këtu çështjet gjykohen me mocion politik. Ja kishit kërkuar zotit Ganaj informacionin.

Majko: Pas vendosjes së zotit Ganaj unë shoh që deputetët vihen në rresht. Nuk ka parë as të majtë e as të djathtë.

Majko: Me të dyja duart do ta përkrahja punën e Ganajt

 

Next Post

Ia prek 'zogun' Belen Rodriguezit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

“Mbani jetën personale larg të tjerëve për 13 vite”/ Chrysanthi Kalogeri bën parashikimin e Horoskopit

March 13, 2026
Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

Rëndohet bilanci: Të 6 anëtarët e ekuipazhit humbin jetën në rrëzimin e aeroplanit amerikan në Irak

March 13, 2026
‘Nga 1 qershori drejt Italisë do të udhëtohet pa ‘green pass’

Sulmi i fundit nga Irani, reagon MEPJ: Në solidaritet të plotë me Turqinë

March 13, 2026
Dy shtëpi në fshatin e Petros

Dy shtëpi në fshatin e Petros

March 13, 2026
‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

March 13, 2026
Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

Irani synon mjetet shpërthyese nënujore. Si funksionojnë

March 13, 2026

Porto Romano vs Porti i Pireut

March 13, 2026
Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

Foshnja 2-muajshe në gjendje të rëndë në Pediatrinë e Korçës, dyshohet për kequshqyerje

March 13, 2026
Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

Stërvitja e përbashkët RENEA-EKAM, Lamallari: Bashkëpunimi Shqipëri–Greqi, kyç për sigurinë e rajonit

March 13, 2026
E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

E PLOTË / “Irani, shtet-sponsor i terrorizmit”, projekt-rezoluta e PS mbërrin në Kuvend

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In