• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasje ministrash për projekt-ligjin e përgjimeve, SHISH merr tabulatet telefonikë

by Java News
09/12/2016 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria po përgatit disa ndryshime në ligjin “Për komunikimet elektronike” i cili veç ndërhyrjeve të tjera, i jep të drejtë Shërbimit Informativ Shtetëror të ketë akses të drejtpërdrejtë në tabulatet e komunikimit mes përdoruesve të telefonisë.

Nisma mban firmën e Ministres së Inovacionit, Milena Harito dhe Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Sipas këtij drafti, për ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe luftën ndaj terrorizmit, kompanitë celulare dhe të telefonisë fikse detyrohen që brenda 24 orëve të vendosin në dispozicion të SHISH bisedat e kërkuara prej këtij të fundit.

Në datën 18 nëntor 2016, ajo është nisur për konsultim në disa ministri, pranë SHISH-it, Prokurorisë së Përgjithshme, AKEP, etj. Ministria e Drejtësisë nuk e ka mbështetur këtë projektligj me dy argumente: cenimin e privatësisë së përdoruesve të telefonisë, dhe mungesës së garancisë ligjore që këto përmbajtje bisedash elektronike apo telefonike nuk do të keqpërdoren.

Nisma
“Pika 6 e nenit 101, ndryshohet me këtë përmbajtje: “Ruajtja dhe administrimi i të dhënave për qëllime të ndjekjes penale, ruajtjes së sigurisë publike dhe kombëtare. Të dhënat që ruhen në këto skedarë duhet të vihen në dispozicion të Gjykatës, Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore, sipas kërkesës së tyre edhe në formë elektronike, brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës sipas parashikimeve të Kodit të Procedurës penale”. Pas pikës 6, shtohen dhe pikat 7,8,9 dhe 10 me këtë përmbajtje: “7. Përveç sa parashikohet në pikën 6, të dhënat për: identifikimin e pajtimtarit kur dihet numri dhe adresa e IP; identifikimi i pajisjeve apo adresave të IP për një pajtimtar të dhënë; identifikimi i vendndodhjes së një pajisjeje fundore apo IP, u vihen në dispozicion autoriteteve të përcaktuara në pikën 6, sa më parë, por në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga paraqitja e kërkesës. 8. Për nevojë të ruajtjes së sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimit të krimeve të rënda dhe akteve terroriste, të dhënat e përcaktuara në pikën 7, ju vihen në dispozicion nga sipërmarrësit e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike publike, Shërbimeve Informative dhe të Inteligjencës, Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake jo më vonë se 24 orë nga paraqitja e kërkesës së tyre. 9. Informacioni kërkohet dhe u jepet personave të autorizuar nga titullarët e shërbimeve dhe njësitë e përmendura në pikën 6 të këtij neni, në një formë të verifikueshme”,-thuhet në projektligj.

Relacioni
Në relacionin shoqërues, dy ministrat Harito e Tahiri shprehen se ky ndryshim që përfshinë dhe SHISH-in tek institucionet që mund të administrojnë tabulatet, vjen në kuadër të forcimit të rendit dhe sigurisë në vend. “Në pikën 8, parashikohet që të dhënat operative të identifikimit të pajisjes, pajtimtarit dhe vendndodhjes, për nevoja të ruajtjes së sigurisë publike dhe kombëtare, parandalimit të krimeve të rënda apo akteve terroriste, t’ju vihen në dispozicion mbi bazën e kërkesës brenda 24 orëve, dhe shërbimeve informative dhe të inteligjencës, Policisë së Shtetit dhe Policisë Ushtarake”,-thuhet në relacionin e firmosur nga Milena Harito dhe Saimir Tahiri.

Përplasja
Ky projektligj nuk është mirëpritur nga Ministria e Drejtësisë. Ylli Manjani i ka dërguar ministres Harito në 5 dhjetor një shkresë, në të cilën shpreh rezerva serioze ndaj kësaj nisme. “Kjo do të sillte një përkeqësim të pariparueshëm të nivelit të ruajtjes së fshehtësisë së komunikimeve dhe të dhënave personale, për sa kohë aksesi u jepet organeve ekzekutive të emëruara pa asnjë ndërhyrje në organet kushtetuese. Këto parashikime nuk e kanë kufizuar detyrimin e ruajtjes së të dhënave. Gjykojmë se duhet të ishin parashikuar llojet e veprave për të cilat mund të kërkohen këto të dhëna, pasi në të kundërt gjithë procesi rrezikon të kthehet në abuzim, nisur nga fakti se për cdo dyshim apo të dhënë lidhur me një lloj vepre penale, propozohet të jepet e drejta për të kërkuar këtë informacion. Përfundimisht sugjerojmë rivlerësimin e nismës”,-thuhet ndër të tjera në shkresën e Ylli Manjanit.
shqiptarja/di

Next Post
BE miraton mekanizmin e pezullimit, sa rrezikohet lëvizja pa viza e shqiptarëve

BE miraton mekanizmin e pezullimit, sa rrezikohet lëvizja pa viza e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

Pas shumë debateve, vendoset stoli përkujtimor i Martin Canit në ambientet e shkollës “Fan Noli”

February 28, 2026
Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

Miloti i Çelësit apo Çelësi i Milotit?

February 28, 2026
Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

Sulmet amerikano-izraelite/ Emiratet e Bashkuara Arabe evakuojnë ‘Burj Khalifën’

February 28, 2026
Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

Sulmi amerikano-izraelit, Vuçiç e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999

February 28, 2026
Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

Nga Dubai në Oman/ Anulohen fluturimet për në Lindjen e Mesme pas sulmit në Iran

February 28, 2026
Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

Plas keq sherri në një familje në Fier, xhaxhai plagos me thikë nipin e tij

February 28, 2026
Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

Sulmi në Iran, Vjosa Osmani: Mbështesim veprimet e ndërmarra nga SHBA për t’i dhënë fund regjimit iranian

February 28, 2026
Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In