• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE miraton mekanizmin e pezullimit, sa rrezikohet lëvizja pa viza e shqiptarëve

by Java News
09/12/2016 08:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave të BE-së dhe Parlamenti Europian kanë miratuar dje marrëveshjen e re për rregulloren e mekanizmit të pezullimit të heqjes së vizave. Pas kësaj marrëveshjeje, Shqipëria rrezikon t’i kufizohet lëvizja e lirë në zonën “Schengen”.

Rreziku i pezullimit te përkohshëm të lëvizjes së lirë mund të vijë nga numri i lartë i azilkërkuesve apo qëndrimi në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së.

Këshilli i Ministrave të Bashkimit Europian ka arritur me Parlamentin Europian marrëveshjen për aktivizimin e shpejtë të mekanizmit të pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë për vendet e treta që abuzojnë me liberalizimin e vizave.

RASTET E PEZULLIMIT

Mekanizmi i pezullimit të lëvizjes së lirë do të aktivizohet së pari në rastet kur ka rritje të konsiderueshme të numrit të shtetasve të një vendi të tretë si për shembull Shqipëria, të cilëve u është refuzuar hyrja apo që kanë qëndruar në mënyrë të parregullt në territorin e BE-së.

Rasti tjetër i mekanizmit të masave bllokuese do të aplikohet kur ka rritje të konsiderueshme të kërkesave të pabaza për azil dhe, së treti, mungesë të bashkëpunimit në marrëveshjet e ripranimit që kanë të bëjnë me kthimin e emigrantëve.

Vizat mund të rivendosen me një vend të tretë edhe në raste të kërcënimeve të politikës publike, ose sigurisë së brendshme të BE-së në lidhje me shtetasit e vendit të tretë në fjalë.

MONITORIMI

Sipas marrëveshjes, Komisioni Europian do të monitorojë situatën e vendeve që përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe i raporton Parlamentit dhe Këshillit nëse ka vend për rivendosje vizash apo jo.

Pas një njoftimi nga një shtet anëtar, ose një kërkesë nga një shumicë e thjeshtë e vendeve anëtare, ose bazuar në raportin e vet, Komisioni Europian do të ketë një muaj kohë që të marrë vendim të rivendosë vizat për nëntë muaj për një vend të tretë. Ky vendim do të hyjë në fuqi automatikisht.

Marrëveshja për këtë mekanizëm pritet të miratohet në seancën plenare të Parlamentit Europian javën e ardhshme dhe nga shtete anëtare për të hyrë më pas në fuqi.
Panorama/d.i.

Next Post
Balotelli ndërron lëkurë,  i pëlqen Arsenali

Balotelli ndërron lëkurë, i pëlqen Arsenali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

Moti për ditën e sotme, vranësira dhe reshje me intensitet të ulët

November 8, 2026
Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

Goditje për Netanyahun, rivali i tij merr mandatin për formimin e qeverisë së re

November 8, 2026
Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

Terrori në rrugët e Krakovit, shkon në 9 numri i të vrarëve, 15 të plagosur, autori ekzekutoi prindërit dhe motrën para sulmit

November 8, 2026
Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

Rama prezanton “pasqyrën e Dialogut” në rrjetet sociale: Ura e re për pyetje, kritika dhe propozime

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In