Një person mbeti i vrarë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Pisa të Italisë.
Sipas të dhënave të para në mediat italiane ngjarja ndodhi në Sasso Pisano, pjesë e komunës së Castelnuovo di Val di Cecina.
Mësohet se të shtënat ndodhën në rrugë, mes një grupi shqiptarësh, megjithatë rrethanat e ngjarjes momentalisht nuk janë të qarta. Edhe identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.
Zona ku ndodhi ngjarja mbrëmjen e së enjtes është rrethuar nga karabinierët, të cilët po hetojnë rastin.
Hetuesit shprehen se autorët janë tashmë në arrati.
/a.r











