• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përplasja Rama – Meta për “Kushtetuesen”, Komisioni i Venecias u “tërheq veshin”: Dialogu është nevojë absolute!

by A R
19/06/2020 16:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Venecias ka dhënë opininin përfundimtar edhe për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese, sa i përket emërimit të anëtarëve të rinj në këtë institucion.

Që në nisje të raportit, thuhet se “Komisioni i Venecias vëren se modeli origjinal kushtetues për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ishte interpretuar saktë nga Kuvendi por nuk mundi që të funksiononte ashtu siç pritej”.

Si arsye renditen numri i shumtë i gjyqtarëve që do të zëvendësohen, për shkak të vetingut, por edhe mungesës së bashkëpunimit institucional midis Presidentit dhe parlamentit, gjë e cila bëri që Gjykata Kushtetuese të ishte jofunksionale.

“Komisioni konkludon se situata e paqartësisë dhe mungesa e një Gjykate Kushtetuese funksionale, emërimi për zgjedhjen e një kandidati në atë Gjykatë nuk duhej të konsiderohej i vlefshëm, pasi Presidenti kishte ngritur një pyetje në lidhje me interpretimin e procedurave. Do të ishte thelbësore që Presidenti dhe parlamenti të binin dakord për një interpretim të tillë përpara se të vazhdonin me emërimet; në vend të kësaj, të dy palët vijuan që të punonin në mënyrë të pavarur”, thuhet në raport.

Por çfarë sugjeron Komisioni Venecias?

“Shkurt, sipas mendimit të Komisionit, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen nga kryesisht të njëjtët kandidatë, dhe disa emërime duhet të bëhen në të njëjtën periudhë, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të pajtohen për procedurën që duhet të ndiqet në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe KKK duhet të pranojë një interpretim të tillë. KPK duhet t’i dërgojë listat në Kuvend menjëherë pasi Presidenti të ketë vijuar me emërimet e tij”, vijon raporti.

Dhe në fund, edhe një apel për klasën politike dhe institucionet.

“Komisioni i Venecias nënvizon nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim midis institucioneve shtetërore. Mandatet dhe fuqitë e tyre duhet të respektohen, në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre institucionale, gjithmonë duke kërkuar që qytetarët e Shqipërisë të marrin më të mirën.

Më në fund, Komisioni rekomandon që të bëhen përpjekje shtesë që procesi i verifikimit të përfundojë me shpejtësi”.

/a.r

Next Post

"7 x 7 nuk bëjnë 42 në asnjë vend të botës", Rama: Ata që kapen pas 15 kushteve, do të mbeten në opozitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In